Forcat e Armatosura, përcaktohen rregullat për gradat dhe karrierën

April 30, 2014 19:31

Forcat e Armatosura, përcaktohen rregullat për gradat dhe karrierën

Qeveria përmes një p/ligji që ia propozon Kuvendit për miratim ka përcaktuar rregullat e karrierës për Forcat e Armatosura. Ligji ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Subjekte të këtij ligji janë ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, studentët ushtarakë, si dhe ushtarakët në rezervë. Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë territorit të saj për ushtarakët shqiptarë kur ata janë dërguar me mision, shërbim, studime, stërvitje të përbashkëta, mision diplomatik ose në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dy- ose shumëpalëshe.

Gradat dhe karriera ushtarake në FA

Sipas p/ligjit, karriera ushtarake është ecuria në funksion dhe rendin e gradave gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv. Në draft përcaktohet se ushtarakët e Forcave të Armatosura janë ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervë. Ushtarakët e shërbimit aktiv janë ushtarakë të shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakë të shërbimit të karrierës. Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm janë oficerët me gradë nëntoger, toger dhe kapiten, nënoficerët me gradë nëntetar dhe tetar dhe ushtarët/detarët. Ushtarakë të shërbimit të karrierës janë oficerët me gradë major, nënkolonel, kolonel dhe oficerët me gradë madhore dhe nënoficerët me gradë rreshter, kapter dhe kryekapter. Ushtarakë të shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë/detarë. Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervë.

Sipas p/ligjit të propozuar për miratim gradat ushtarake në Forcat e Armatosura klasifikohen:

a) Për oficerët aktivë: grada madhore; grada të larta;grada të ulëta.

b) Për nënoficerët aktivë: grada të larta;  grada të ulëta.

Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë

Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit, si më poshtë vijon:

a) Oficerët:

i. Nëntogeri, për të fituar gradën e togerit, të ketë kryer kursin bazë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;

ii. Togeri, për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e avancuar të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;

iii. Kapiteni, për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;

iv. Majori, për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;

v. Nënkoloneli, për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e lartë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;

vi. Koloneli, për të fituar gradën gjeneral brigade, të ketë kryer kursin e lartë për sigurinë dhe mbrojtjen ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;

vii. Gradimi gjeneral major/nënadmiral dhe gjeneral lejtnant/admiral bëhet në bazë të meritave, përgatitjes dhe aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierës.

b) Nënoficerët:

i. Nëntetari, për të fituar gradën tetar, duhet të ketë kryer kursin bazë të nënoficerit;

ii. Tetari, për të fituar gradën rreshter, duhet të ketë kryer kursin e avancuar të nënoficerit;

iii. Rreshteri, për të fituar gradën kapter, duhet të ketë kryer kursin e lartë të nënoficerit;

iv. Kapteri, për të fituar gradën kryekapter, duhet të ketë kryer kursin e kryekapterit.

c) Ushtarët:

i. Kursanti, për të fituar gradën ushtar/detar I, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;

ii. Ushtari/detari I, për të fituar gradën ushtar/detar II, duhet të ketë kryer stërvitjen individuale të avancuar.

Kurset dhe kualifikimet e kryera brenda dhe jashtë vendit, për efekt të përparimit në gradë, për të gjitha llojet e gradave, njësohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, që rregullon aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të shërbimit të policisë kriminale ushtarake, njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave sipas këtij ligji, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Pezullimi i ushtarakëve nga detyra

Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve të punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur dënohet me burgim.

Ushtaraku pezullohet:  a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë, arrest në burg ose arrest në shtëpi, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose kur ndaj tij fillon procedimi penal për vepra penale që lidhen me detyrën;  b) për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë ushtarakut dhe në lidhje me profesionin që ai ushtron;  c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtare. Në këtë rast, pezullimi nuk mund të zgjatë më shumë se katër vjet.

Gjatë periudhës së pezullimit, ushtaraku nuk paguhet. Në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ai emërohet në detyrë, i jepet paga bazë me të gjitha përfitimet e tjera që nga çasti i pezullimit. Periudha e kohës së pezullimit nga detyra njihet si vjetërsi grade dhe shërbimi në Forcat e Armatosura, kur pezullimi ndodh për rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, dhe çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ndërsa për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”,  të pikës 2, të këtij neni, periudha e pezullimit njihet vetëm për efekt të vjetërsisë së gradës. Pezullimi i oficerit nga detyra bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa pezullimi i nënoficerit dhe ushtarit/detarit bëhet me urdhër të autoritetit që ka kompetencën e emërimit.

Gradat ushtarake, sipas klasifikimit dhe shërbimit, të renditura nga më e larta te më e ulëta, janë:

a) Për oficerët aktivë:

Klasifikimi             Grada Forca Tokësore/Ajrore          Grada Forca Detare

i. Gradë madhore                Gjeneral lejtnant                            Admiral;

ii. Gradë madhore               Gjeneral major                               Nënadmiral;

iii. Gradë madhore              Gjeneral brigade                            Kundëradmiral;

iv. Gradë e lartë                  Kolonel                                          Kapiten i rangut I;

v. Gradë e lartë                   Nënkolonel                                     Kapiten i rangut II;

vi. Gradë e lartë                  Major                                              Kapiten i rangut III;

vii. Gradë e ulët                  Kapiten                                           Kapiten Lejtnant;

viii. Gradë e ulët                 Toger                                              Lejtnant;

ix. Gradë e ulët                   Nëntoger                                        Nënlejtnant;

 

b) Për nënoficerët aktivë:

 Klasifikimi         Grada Forca Tokësore/Ajrore         Grada Forca Detare

i. Gradë e lartë                  Kryekapter                                       Kryekapter;

ii. Gradë e lartë                 Kapter                                             Kapter;

iii. Gradë e ulët                 Rreshter                                          Rreshter;

iv. Gradë e ulët                 Tetar                                               Tetar;

v. Gradë e ulët                  Nëntetar                                           Nëntetar;

 

c) Për ushtarët aktivë:

 

 Titulli                   Grada Forca Tokësore/Ajrore           Grada Forca Detare

 

i. Ushtar                                  Ushtar IV                                Detar IV;

ii. Ushtar                                 Ushtar III                                Detar III;

iii. Ushtar                                Ushtar II                                  Detar II;

iv. Ushtar                                Ushtar i                                    Detar I.

Koha e qëndrimit në gradë

1.  Koha minimale e qëndrimit në një gradë për fitimin e gradës së radhës është:

Forca Tokësore/Ajrore      Forca Detare                    Koha në gradë

a) Ushtar i                            Detar i                               1 vit;

b) Ushtar II                           Detar II                               1 vit;

c) Ushtar III                          Detar III                              1 vit;

ç) Ushtar IV                          Detar IV                             3 vjet;

d) Nëntetar                           Nëntetar                             3 vjet;

dh) Tetar                               Tetar                                  4 vjet;

e) Rreshter                           Rreshter                             6 vjet;

ë)  Kapter                             Kapter                               5 vjet;

f)  Nëntoger                          Nënlejtnant                         3 vjet;

g) Toger                               Lejtnant                              4 vjet;

gj) Kapiten                          Kapiten lejtnant                    5 vjet;

h) Major                              Kapiten i rangut III                6 vjet;

i) Nënkolonel                      Kapiten i rangut II                 5 vjet;

j) Kolonel                           Kapiten i rangut i                  5 vjet;

k) Gjeneral brigade               Kundëradmiral                     3 vjet;

l) Gjeneral major                  Nënadmiral                         3 vjet.

 

Në rast mospërparimi në gradë, ushtarët me gradën ushtar IV, nënoficerët me gradat nëntetar, tetar dhe oficerët me gradat nëntoger, toger, kapiten, që plotësojnë 14 vite shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të nenit 14, të këtij ligji, dalin në rezervë.  Koha e qëndrimit në një gradë në shërbimin aktiv llogaritet nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit përkatës për dhënien e gradës.Koha e shërbimit në rezervë nuk llogaritet si kohë qëndrimi në gradë për gradim në shërbimin aktiv. Kriteret për gradimin e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në rezervë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes.

 

Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv

Oficeri me gradë madhore, pavarësisht nga mosplotësimi i moshës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe i kritereve të përcaktuara në nenet 26 dhe 27, të këtij ligji, nxirret në rezervë apo lirim, kur plotëson njërin nga këto kritere: a) Kur pas kalimit të kohës së qëndrimit në një gradë sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij ligji, nuk ka marrë gradën e radhës; b) Kur nuk ka kuota të lira për konkurrim për gradën e radhës, sipas tabelës së organizimit dhe pajisjeve. Oficerët, pas marrjes se gradës major dhe nënoficerët pas marrjes së gradës rreshter, nuk nënshkruajnë kontratë, por vazhdojnë shërbimin aktiv të karrierës dhe shërbejnë në shërbimin aktiv sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni.

Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeç. Shtetasit, në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen oficerë dhe ushtarë/detarë aktivë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.

Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv është:

Forca Tokësore/Ajrore        Forca Detare                  Mosha në shërbim aktiv

a) Ushtar i                                 Detar i                           28 vjeç;

b) Ushtar II                                Detar II                          29 vjeç;

c) Ushtar III                               Detar III                         30 vjeç;

ç) Ushtar IV                              Detar IV                         33 vjeç;

d) Nëntetar                               Nëntetar                         37 vjeç;

dh) Tetar                                    Tetar                              41vjeç;

e) Rreshter                               Rreshter                         54 vjeç;

ë) Kapter                                  Kapter                           55 vjeç;

f) Kryekapter                             Kryekapter                     57 vjeç;

g) Nëntoger                                Nënlejtnant                    30 vjeç;

gj) Toger                                    Lejtnant                         34 vjeç;

h) Kapiten                                 Kapiten lejtnant              41 vjeç;

i) Major                                     Kapiten i rangut III           55 vjeç;

j) Nënkolonel                             Kapiten i rangut II           57 vjeç;

k) Kolonel                                  Kapiten i rangut i             59 vjeç;

l) Gjeneral brigade                     Kundëradmiral                 61 vjeç;

ll) Gjeneral major                        Nënadmiral                     63 vjeç;

m) Gjeneral lejtnant                      Admiral                         65 vjeç.

April 30, 2014 19:31
Komento

16 Komente

  1. Ardian Hasanaj April 30, 21:07

    Mirmbrema te gjitheve! Ligji ne dukje eshte shume i vancuar ne raport me praktiken e meparshme ku Gjeneralet gradoheshin qe ne moshen 40 vjecare por edhe me te ulet. Ajo qe ligji nuk e paracakton me qarte eshte se nga grada ne grade nuk parashikohet kohe minimale dhe maksimale. Psh. gradat e uleta duhet te kene nga 3-7 Vjete dhe gradat e larta nga 3-5 vjete. Dmth duhet fleksibilitet ne dhenien e gradave duke u dhene shance dhe mundesi oficereve te ruajne graden e tyre dhe te ecin perpara. Keshtu qe ne rastet e emerimit ne detyre te dy oficereve me te njejten grade dhe moshe te vleresohet ai qe ka perfituar graden perpara.
    Sidoqofte ligji eshte shume i avancuar pasi me dhenien e gradave Admiral dhe nenadmiral krijon mundesine e rrotacionit ne Detyren e Shefit te shtabit te Pergjithshem te FA edhe per forcat ajrore dhe Detare. Fakt i cili nuk ka ndodhur kurre deri tani. Forcat toksore ne kete drejtim kane gezuar eskluzivitetin e ketij posti. Drejtimi strategjik i FA nuk eshte eskluzivitet i nje Force sikurse eshte verifikuar dei me sot. Urime eshte nje zhvillim pozitiv edhe per faktin se do te rregulloje ne nje fare menyre edhe lirimet e parakoheshme te oficereve dhe nuk do te flaken me ne rruge.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 30, 23:16

      VR !!! Projektligji duhet lexuar me vëmëndje qe te japësh nje mendim te arsyetuar mire ,por tani per tani ajo që me bie ne sy është se sistemi i gradimit shtrihet a) në forcat tokësore b) né forcat detare. Po “forcat ajrore” ku janë, ku ështe sistemi i gradimit në këto forca!? Mos po ligjerohet mosmbajtja apo mosekzistenca e kesaj force, sot per sot “kushtetuese”!!?? Për gradat qe u jepen ushtarakeve në rezervë nuk ka interpretim per kriteret e dhenies!? Nga ana tjetër jepen grada për këte kategori(në rezervë) por a nënkupton dhënia se ekziston dhe e kundërta d.m.th “heqja e gradës” ?? N.q.s ekziston dhe heqja e grades edhe per “ushtarakun në rezervë” atehere kjo krijon nje dyshim te madh për qëllimet!? Mua ushtarakut ne rezerve mund te m’a heqin graden thjesht per nje artikull te papelqyeshem per lidershipin ministror…? Kjo sjell mandej edhe pasoja financiare…!? Se fundi pse ky projekt ligj shperfill mendimin e grupeve te interesit d.m.th te shoqatave te ushtarakeve ne rezervë e ne pension? Nuk kane nevoje per pervojen tone 30-40 vjeçare ne F A !? Nuk kam kohe per nje studim te detajeve te ketij projektligji por sidoqofte edhe kaq sa thashë të lë një shije te papërcaktuar!!??

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi April 30, 23:13

    Projektligji duhet lexuar me vëmëndje qe te japësh nje mendim te arsyetuar mire ,por tani per tani ajo që me bie ne sy është se sistemi i gradimit shtrihet a) në forcat tokësore b) né forcat detare. Po “forcat ajrore” ku janë, ku ështe sistemi i gradimit në këto forca!? Mos po ligjerohet mosmbajtja apo mosekzistenca e kesaj force, sot per sot “kushtetuese”!!?? Për gradat qe u jepen ushtarakeve në rezervë nuk ka interpretim per kriteret e dhenies!? Nga ana tjetër jepen grada për këte kategori(në rezervë) por a nënkupton dhënia se ekziston dhe e kundërta d.m.th “heqja e gradës” ?? N.q.s ekziston dhe heqja e grades edhe per “ushtarakun në rezervë” atehere kjo krijon nje dyshim te madh për qëllimet!? Mua ushtarakut ne rezerve mund te m’a heqin graden thjesht per nje artikull te papelqyeshem per lidershipin ministror…? Kjo sjell mandej edhe pasoja financiare…!? Se fundi pse ky projekt ligj shperfill mendimin e grupeve te interesit d.m.th te shoqatave te ushtarakeve ne rezervë e ne pension? Nuk kane nevoje per pervojen tone 30-40 vjeçare ne F A !? Nuk kam kohe per nje studim te detajeve te ketij projektligji por sidoqofte edhe kaq sa thashë të lë një shije te papërcaktuar!!??

    Reply to this comment
    • I Larguari. May 1, 12:48

      I Nderuar Pellumb. Un qe jam ketej nga perendimi qe di te fluturoj, me fal desha te thosha di te pilotoj, me beri pershtypje shume per Forcat Ajrore. Ketej nje kapiten pilot nuk do karrier, nuk do politik, nuk do fuksione dhe ka pasion fluturimin, pilotimin. Eshte nje pilot as. Dhe ketej nuk ja heq njeri dorezen e pilotimit deri sa ti thote vetes ai boll. Ose shendeti i tij e detyron. Pilotet, mjeket, specialistet nuk preken, mer apo nuk mer grade. Mjeku ushtarak nuk i intereson shume grada. Atij i duhet aftesimi i tij. Pilotit nuk i intereson shume grada. Ushtria ka nevoj per pilot dhe komanda ka nevoj per pilot te afte. Ne shqiperi ka vetem pilot helikopteri, dhe ata i ndryshojne duke i nxjere ne pension. Piloti eshte pasuria me e madhe ne ushtri. Ne Shqiperi injorohen se jan injorant

      Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi April 30, 23:17

    VR !!! Projektligji duhet lexuar me vëmëndje qe te japësh nje mendim te arsyetuar mire ,por tani per tani ajo që me bie ne sy është se sistemi i gradimit shtrihet a) në forcat tokësore b) né forcat detare. Po “forcat ajrore” ku janë, ku ështe sistemi i gradimit në këto forca!? Mos po ligjerohet mosmbajtja apo mosekzistenca e kesaj force, sot per sot “kushtetuese”!!?? Për gradat qe u jepen ushtarakeve në rezervë nuk ka interpretim per kriteret e dhenies!? Nga ana tjetër jepen grada për këte kategori(në rezervë) por a nënkupton dhënia se ekziston dhe e kundërta d.m.th “heqja e gradës” ?? N.q.s ekziston dhe heqja e grades edhe per “ushtarakun në rezervë” atehere kjo krijon nje dyshim te madh për qëllimet!? Mua ushtarakut ne rezerve mund te m’a heqin graden thjesht per nje artikull te papelqyeshem per lidershipin ministror…? Kjo sjell mandej edhe pasoja financiare…!? Se fundi pse ky projekt ligj shperfill mendimin e grupeve te interesit d.m.th te shoqatave te ushtarakeve ne rezervë e ne pension? Nuk kane nevoje per pervojen tone 30-40 vjeçare ne F A !? Nuk kam kohe per nje studim te detajeve te ketij projektligji por sidoqofte edhe kaq sa thashë të lë një shije te papërcaktuar!!??

    Reply to this comment
  4. Rik Balsha Sr. May 1, 06:40

    IDIOTE TE SHKOLLUAR ME SHPORTE VEZESH

    Ku ti kerkojme rrenjet e tua kulturore Edi Rama, ne Sorrel, tek Varri i Bamit, tek Urat e Lanes apo ato me te bukura te Senes?

    Sot eshte dite feste, Nje Maji, por sapo te kesh mundesi, gjej dhjete minuta e futu ne klasen e dyte te ndonje shkolle fillore edhe ne Babru, poshte QSUT-tit qe te ngasheron shume.
    Pasi ti japesh nje molle sheqeri çunit te Bajames, kerko te te beje kete shume:

    1+1+1+3+3+4+6+5+3+4+5+6+5+5+3+3 = 58

    Jam plotesisht i bindur se do te te jape pergjigjen e sakte: pesedhjtetetete !

    Pastaj ngjit thepiren e futu ne repartin e psikiatrise te QSUT-tit, ku do gjesh me siguri edhe Mrike Vaten (Mimi Kodhelin) e gjeneralin Bazo.

    Sipas arithmetikes jozçobanotopalliane, ne se nje i ri 18 vjeçar shqiptar me deshire i futet karrieres ushtarake, mund te arrije te behet nje “gjeneral Bazo” vetem ne moshen 58+18=76 pra shtatedhjetegjashte vjeç !!!

    Po sipas ligjit te aprovuar “Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv është:

    m) Gjeneral lejtnant Admiral 65 vjeç

    si pasoje komandanti i FA te Shqiperise ne moshen e daljes ne pension mund te arrije vetem graden e:

    i) Nënkolonel Kapiten i rangut II

    Me kenaqesine me te madhe mund t’ju quaj Idiote te shkolluar me shporte vezesh te priushura.

    Ikni, ikni sa me pare se tmerruat edhe Bajamen e Babruse, poshte lugines se QSUT-tit !

    Reply to this comment
    • miha May 1, 09:41

      Ja ke fut kot o Rik. Per tu bere gjeneral nuk fillohet nga grada e ushtarit, por nga ajo e oficerit. Pra filloje numrimin nga grada nentoger dhe te shikosh qe do te dale ne rregull.
      Problemi eshte se ne artikull serviret sikur per here te pare po behet nje ligj qe vendos rregulla per karieren e ushtarakeve. Kjo s’eshte e vertete. Ne fakt ligji ekziston dhe ky projekt s’eshte tjeter vecse nje modifikim i tij kryesisht ne kohen e qendrimit ne grade.

      Reply to this comment
    • Rik Balsha Sr. May 1, 11:02

      Vazhdon

      IDIOTEVE TE SHKOLLUAR ME VARGJE QEPESH TE THATA

      Un e me siper ju drejtova idioteve te shkolluar me kanistra me veze, e ke shume te drejte, horrova brezin tend te te shkolluarve me vargje qepesh te thata !

      E per tu bere oficer (sa fjale madheshtore) nga cila shkalle fillohet numurimi i viteve, nga: d) Nëntetar ? Edhe nga ky stad arrin ne limitin e paradaljes ne pension.

      Shiko i vetequajtur “Miha” ne jeton larg Babruse se Bajames, me thuaj ku ndodhesh te te them kliniken psikiatrike me te afert edhe per ty.

      Reply to this comment
  5. myzeqari May 1, 06:43

    Po mire mo Mimi po per ata ne rezerve qe dhane jeten e tyre neper male qe vuajten sa ata e dine cfare po behet. Apo ti e ke mendjen tek letra e b.thes per Edi Ramen. Te zente gjynahu i tyre degjove. Jane rropatur te shkretet nje jete te tere dhe sot del nje b.the draneje si Mimi dhe nuk pyet per ushtaraket ne rezerve. Harram e pacit voten e tyre mor te ndyre.

    Reply to this comment
  6. ardian May 1, 10:12

    Mirdita Zt. Zaimi,
    Projektligji eshte i avancuar ne raport me legjislacionin parardhes. Ne ate qe shkruaj eshte se argumentimin tim e bazoj ne eksperiencen e ushtrive me te avancuara se ajo e jona. Ju kujtoj se mjafton te besh nje studim te gradimeve ne ushtri me optiken e ketij ligji zor se, ose me mire ne masen 80% nuk do ti mbanin dot keto grada. Kjo thjesht per aresye se ligji ua ka lejuar, dhe jo vetem kaq por asnjehere nuk ka pasur kritere te mirepercaktuara per kete qellim. Gje qe duhet shoqeruar edhe me aktet normative te leshuara nga ministri i mbrojtjes. Dmth duhet percaktuar qarte ne ligj cfare kualifikimesh te detyrueshme duhet te kete nje oficer nga grada ne grade. Sa per aspektet kushtetuese te ligjit apo per statusin e Forcave Ajrore dua tju kujtoj nje fakt qe daton pak a shume qe nga viti 2003 kur u krijua komanda e bashkuar dhe forcat detare u shnderruan ne Brigade detare. Fatkeqesisht kushtuta interepretohet sipas interesit. Duke u rikthyer ligjit dua te them se ne shume vende te botes ligji parashikon daljen ne pension edhe me graden nenkolonel dhe major per oficeret por edhe kryekapter per nenoficeret.Nuk ka asnje ushtri te botes pervec atyre te luftrave ne Afrike ku Gjeneralet te jene ne moshe kaq te re sa ne shqiperi. Ne rast se per gradat e oficereve ne lirim apo pensioniste kjo eshte nje aspekt i munguar i ligjit se si do ta trajtoje. Por ligji mbetet shume pozitiv ne aspektin qe na paraqitet. Falsim per ligjin dhe jo per qeverine e leme menjane politiken apo kush e paraqet ligjin. Ne thelb eshte pozitiv. Duke u rikthyer tek forcat Ajrore dua tju them, A eshte bere ndonje studim kur me nje urdher te Ministrit te Mbrojtjes ne vitin 2005 u SHkaterruan 120-avione? Dhe ky fakt u interpretua si sukses i forcimit te Sigurie kombetare. Pasi sot per te rikrijuar ate shkolle mendimi, eksperience dhe koncepti per Aviacionin duhen po aq sa u desh per ta krijuar dhe fatkeqesisht data e krijimit te aviacionit mbetet nje aspekt historik dhe jo eksperience per te arrdhmen e Aviacionit ne shqiperi. Shikoj pozitiv faktin e krijimit te nje baze ushtarake ajrore ne Kuçove por me nje kusht qe pala shqiptare te mos jete per te ruajtur bazen apo mirmbajtje por te jene pilotet tane ata qe do tua rikthejne dinjitetin Aviacionit Shqiptar. Ka vend per te folur shume por ky ligj mbetet nje fillim i mire.

    Reply to this comment
    • I Larguari. May 1, 12:55

      Ketu genjeve. Shqiperia, nuk eshte Amerike,njk eshteGjermani, Nuk eshte France, nuk eshte Itali, nuk eshte Turqi. SHQIPERIA ESHTE SHQIPERI.Me tre milion banor. Vetem dini te kopjoni, krijoni njehere me pershtatje me terrenin, poziten terrenin e mundesite.

      Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi May 1, 12:27

    Mirdita “ardian”! Do ta studjoj komentin tuaj dhe do t’ju jap nje pergjigje me vonë sepse tani me duhet te shkoj né nje varrim!? Nderime!

    Reply to this comment
  8. Peti pe verteti Loni pe betoni May 1, 15:40

    Ky projekt-ligj ka nje mangesi te madhe pasi per gradate e uleta te cilat perbejne numrin me te madh te FA qendrojne deri 41 vjec pastaj majori kapercen 55 dmth 14 vjet. Kjo tregon se ne grupin e punes nuk ka patur ushtarake me grada kapiten e poshte. Po te miratohet ky ligj ushtria do mbushet me majore, nkol e kol qe do bejne punet e kapiteneve e togereve te shkrete te cilet megjithese jane me te domosdoshmit do te dalin ne pension. Me e keqja dhe me abuzivja eshte nxjerrja ne lirim per mungese kuotash. Te shkretet oficere sa do paguajne per te qene “brenda kuotave”. Jam kurioz cili do jete ky gjenerali leitnant qe do behet ShShP ne moshen 62 vjec ose nese ka dy mandate 59 me nje ushtri 8000 veteshe. Rishikoni merrni nje mesues matematike qofte 9-vjecare dhe do shikoni se pas 5 vjetesh te zbatimit te ketij ligji sasia e oficere e me grada major e lart do jete 3 here me e madhe se e oficereve me grada kapiten e toger.

    Reply to this comment
  9. ardian May 1, 18:58

    Nuk mund te jete gradimi ceshtje kuotash. Ne shume shtete praktohet jo me kuota por me testime pa perjashtuar askend qe ka te drejten e marrjes se grades. Le te jete testimi kriteri i marrjes se grades pasardhese. Ketu te aplikohet per ate numer te caktuar gradash qe duhen marre. Se nqse ligji thote 5 vite per te marre nje grade dhe nderkohe percaktohet qe kete te drejte aplikimi tre here kjo eshte kontradiktore. pra cdo grade duhet te kete kohen minimale dhe ate maksimale. le te marrim gradat e uleta ajo qe perben edhe numrin apo bazene e piramides usharake ketu koha e qendrimit ne te njejten grade duhet te aplikohet psh per nentogerin nga 3-5 vjete pra te drejtene marrjes se grades duhet ta fitoje mbas vitit te trete te punes me te drejte aplikimi deri ne vitin e peste te saj.

    Reply to this comment
  10. albani May 27, 23:15

    Te gjithe e keni ndrequr.
    MOS KENI HARRUAR SIGURINE JURIDIKE QE KUSHTETUTA E RSH GARANTON .si mund te nxjeresh ne lirim me 14 vite sherbim Kapitenin +3vite shkolle dhe kush e ka bere ne Turqi edhe plus 4vite e gjimnazit ushtarak atje. Ligji aktual garanton 15vite sherbim qe eshte dhe njekohesish dhe koha qe nje oficer fiton te drejten per status.
    Ky eshte ligji qe do sjelli kolonelet me bastun ne pune dhe tetjeret me karrocen e invalidit. Garat e 3000 metrave do zgjasin minimumi 48 ore dhe kampionatin e futbollit ne FA do mbizoterojne 55 vjecaret. Nentogeri , togeri si dhe kapiteni nuk kan me garanci perballe ligkit pasi piramida e gradave perfundimisht e nguli majen me koke poshte. Por cili do jete ai oficer I ri me kariere te garantuar kur keta I presin edhe me minimalen …statusim . Aktualisht jane 700 kapiten ne FA mos harroni togere e nentogere qe sipas ketyre ustallareve nxjerja e tyre behet per nje buxhet me te mire. AH Kapite Feti Vogli mallkuar ata qe me gjakun tend shkelqejne yjet ne spaletat e tyre …..I paharruar qofsh o oficer I fisnik dhe fukara I ushtrise Shqipetare

    Reply to this comment
  11. Mentor February 16, 16:43

    Ore,ne grupin e punes paskane qene te gjithe major dhe kolonel,as nje kapiten e toger.
    Po interesat e kesaj shtrese,kesaj strukture kush do te mbroje.
    Kjo strukture ne MM perben rreth 67% te efektivit.Po si mor derezi do ta nxjerresh ne lirim kapitenin ne moshen 41 vjec dhe major ne moshen 55 vjec.
    Kapiteni nuk harrin dot vjetresine minimale per te marre nje pension te parakoheshem..Ne menduam se shpetuam nga kjo llogjike,por jo…paskemi shume e shume per te vuajtur…ore po ceshtje kjo diference kohe e moshe kapiteni nga major 15 vjete…Nuk mendoj te kaloj edhe ne Parlamente dhe ne grupin e sigurise ka burra te mencem…kam besim…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*