Bie 82 mln euro borxhi i jashtëm i vendit, dy arsyet sipas një analize

September 15, 2019 17:51

Bie 82 mln euro borxhi i jashtëm i vendit, dy arsyet sipas një analize

Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë të këtij vitit, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 82 milionë euro.

Stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë zbriti në 8.34 miliardë euro. Borxhi është ndjeshëm më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por ky është kryesisht efekti i eurobondit të emetuar nga qeveria shqiptare në tetor të vitit të kaluar.

Është borxhi qeveritar ai që dha ndikimin kryesor për rënien e borxhit të jashtëm për tremujorin e dytë, i cili ka rënë me rreth 67 milion euro.

Një prej ndikimive kryesore në këtë rënie është mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit, sepse statistikat e borxhit qeveritar raportohen në lekë dhe më pas konvertohen në euro për efekt të njehsimit të të dhënave në publikimin e borxhit të jashtëm.

Pjesa tjetër e rënies së borxhit të jashtëm erdhi kryesisht nga pakësimi i huadhënies së kompanive të huaja për filialet e tyre në Shqipëri. Ky zë i borxhit ra me 20 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit.

Në vitet e fundit, rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare ka qenë mjaft e moderuar dhe e përqendruar sidomos te qeveria shqiptare. Sektori bankar dhe ai privat përgjithësisht nuk ka pasur nevojë për linja financimi nga jashtë, edhe sepse tregu i brendshëm ka qenë përgjithësisht mjaft likuid.

Qeveria mban 45% të totalit të borxhit të jashtëm, e ndjekur nga borxhet e ndërmarrjeve të huaja kundrejt aksionerëve të tyre me 20% dhe nga detyrimet e sektorit bankar me 17% – raporton Scan

e.ll./dita

September 15, 2019 17:51
Komento

5 Komente

  1. IVONI September 15, 18:20

    E c`te komentojme ? Pensionet me te cilat nuk mundesh te maresh as “tartakutin” ? Mjaft me ..!

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 15, 18:21

    TE GEZOHEMI DHE KRENOHEMI APO TE QAJME DHE VAJTOJME?

    sepse:

    Me keto llogje llafoqyli sa per te mbushur faqet qe shkruhen per borxhin publik duhet te kercejme zgupthi nga gezimi dhe te themi:

    TE NA ROJE SA MALET SHOKU EDVIN!

    Qe me finte enveriste pakesoi borxhin llahtar te jashtem,

    por:

    Kur shikojme statistika pragmatike te eksporteve shqyptare ne grahmat e fundit si ne Kohn e Qepes te Enverit dhe qe po ngordhin nga “leku i forte” i Rilindjes Enveriste,

    atehere:

    KUKU NONE!

    dhe:

    Mendja te shkon menjehere te marresh valixhet dhe t’ja mbathesh nga syte kembet per te kerkuar azil ne ndonje vend jeter ku fuksionon industria dhe prodhimi qe kerkon force pune, pa i meshuar histerise enveriste per “lekun e forte”

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 15, 18:22

    TE GEZOHEMI DHE KRENOHEMI APO TE QAJME DHE VAJTOJME?

    sepse:

    Me keto llogje llafoqyli sa per te mbushur faqet qe shkruhen per borxhin publik duhet te kercejme zgupthi nga gezimi dhe te themi:

    TE NA ROJE SA MALET SHOKU EDVIN!

    Qe me finte enveriste pakesoi borxhin llahtar te jashtem,

    por:

    Kur shikojme statistika pragmatike te eksporteve shqyptare ne grahmat e fundit si ne Kohen e Qepes te Enverit dhe qe po ngordhin nga “leku i forte” i Rilindjes Enveriste,

    atehere:

    KUKU NONE!

    dhe:

    Mendja te shkon menjehere te marresh valixhet dhe t’ja mbathesh nga syte kembet per te kerkuar azil ne ndonje vend jeter ku fuksionon industria dhe prodhimi qe kerkon force pune, pa i meshuar histerise enveriste per “lekun e forte”

    Reply to this comment
  4. Adih September 15, 22:50

    Borxhin e masim me leke ,ja fusim refugjateve dhe turistave ,duke ulur EURON dhe ne finale ne pushtat pa skrupull fitojme EURO ,dhe natyrisht borxhin e kemi me EURO .BRAVO te madhe ????.Bravo Edver dhe ti poshtri guvernator sejmen i Rames , qe sta di emrin ,por je me i poshter dhe me hajdut se FULLANI:..

    Reply to this comment
    • Genti September 16, 06:09

      Pikerisht ate po bejne. Por duke mbivlersuar Lekun artificialisht, faktikisht po e zhvleresojne dhe kur te vije momenti, do ta bejne me nje vlere minimale kundrejt valutave. Kjo ju intereson sepse qethin zero nje perqindje te madhe te atyre qe mbajne Lek. Kjo nuk eshte loje as e Rames dhe as atij kapterrit gurvernatorit te BSH-se, Camit Sejko. Ata c’fare ju thone bejne. Kjo eshte loje e aksionereve qe kane nen pronesi BSH-ne.

      Tani jane ne procesin e joshjes, qe njerezit qe kane Euro ti versulen Lekut, duke menduar se po fitojne.

      Prandaj ne asnje menyre parate tuaja ne Lek, se ne te ardhmen do digjeni e do digjieni keq fare. Kush kexon jeni te paralajmeruar, mos thoni se nuk e dinit me vone.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*