Forcohet leku, të gjitha monedhat e mbyllin javën të zhvlerësuara

August 17, 2018 17:08

Forcohet leku, të gjitha monedhat e mbyllin javën të zhvlerësuara

Monedha vendase ka fituar pikë përkundrejt të gjitha valutave sot në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 125.49 lekë, me një rënie prej 0.06 pikë në krahasim me një ditë më parë.

Edhe dollari amerikan, humbi pikë përkundrejt lekut pasi preku nivelin më të lartë prej fillimit të vitit në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot në vend me 110.2 lekë, rreth 0.24 lekë më pak se një ditë më parë.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, muaji gusht shoqërohet me ofertë të shtuar të valutave në vend, për shkak të prurjeve të turistëve dhe emigrantëve.

Megjithatë ata shtojnë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë mbajtur të stabilizuar nivelin e këmbimit të euros në vend, ndërsa për sa i përket dollarit në tregun vendas është reflektuar forcimi i monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare.

Edhe monedhat e tjera kanë shënuar rënie përkundrejt lekut.

Paundi britanik këmbehet sot në treg sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 140.11 lekë, apo rreth 0.25 pikë më pak se dje. Zhvlerësim përkundrejt lekut ka pësuar edhe franga zvicerane, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një frang është këmbyer me 110.65 lekë

Në tregjet ndërkombëtare euro ka rimarrë veten pasi preku nivelet më të ulëta të 12 muajve të fundit.

Sipas Financial Times aktualisht një euro po këmbehet me 1.138 dollarë, ndikuar edhe prej stabilizimit të lirës turke në treg. Euro preku nivelet të ulëta pas shqetësimeve të investitorëve mbi ndikimin e krizës së Turqisë në Zonën Euro.

Edhe pse ka fituar pikë në bursë, euro është shfaqur e dobët në tregun tonë vendas, kjo ka bërë sipas ekspertëve që të gjitha monedhat të zhvlerësohen përkundrejt lekut (për shkak të kryqit të kryqëzuar).

o.j/dita

 

August 17, 2018 17:08
Komento

4 Komente

  1. demo August 17, 18:16

    Me kete forcimin e lekut,ka gisht ekonomistja me fame boterore Sude Kadena,qe te dhjesesh Ekonomine,,Makroekonomine dhe universitetin Marsian te Cilit ne Tirane.Kot po them,,shihni mos ju ka hyre ndonje hajdut me breke e kanatjere ne banke si ay Bitrua.

    Reply to this comment
  2. MH August 17, 19:19

    Rritja e monedhes Albaneze vjen si kerkes imperative e bankave boterore per ta patur si ekzemlare kartmonedhe albaneze nga ma te vecantat e monedhave boterore.Per ne historikun bankare qe ekziston si nji monedhe e jashtzakonshme teper e admirushme.
    Si aktivitet filatelie.Jo per pulla poste por filateli per para monedha.

    Reply to this comment
  3. Nje shqiptar August 17, 20:55

    A ka banke qendrore vendi yne? Si eshte e mundur qe te lejohet te vleresohet leku ndaj monedhave te forta? Ndoshta ndonje person VIP ka marre ndonje koncesion apo PPP dhe eshte duke likuiduar kredi ne euro apo ne dollare dhe qe pengon banka e shtetit shqiptar te bleje valute me shumice dhe te rrise çmimin. Kriza e ardheshme financiare qe eshte ne prag te deres do te jete shume i forte dhe mjere ajo banke apo shtet qe nuk ka rezerva valutore ne monedhat e Fondit Monetar Nderkombetar, d.m.th. dollare, euro, juan, sterlina, jen. Ne do na duhet te shlyejme edhe eurobondin e dyte prej 400 milion eurosh dhe mos te enderrohet se do te jemi ne gjendje te shesim edhe eurobondin e trete qe te pauajme borxhin me borxh. Ne te boten tashme ka nje uri per valutat e forta ndersa vendi yne i ka me bollek!!! Banka e Shqiperise duhet te bleje me leke e me shumice valuten e çmuar qe po shitet lire dhe sa me shpejt perpara se te largohet nga Shqiperia.

    Reply to this comment
  4. Krist August 18, 01:23

    Qe te jete forcuar Leku,ne gjuhen popullore shqipe,don te thote se me te njenjten sasi lekesh,te blesh ,ne treg,me shume mall.Ndersa krahasimi mashtrues i financave,i lekut me valutat e huaja,i vlejne vetem mashtruesva,qe te grumbullojne ne kete kohe valuten (gjoja te dobesuar !!!!!),e ne nje te ardheme te afert,ta shesin shume me teper sec e kane blere.Pra,pervec PPP,koncensioneve,tenderave,dhe marifeteve te tjera,manovrimet me vlerat e kembimeve,shtojne (por ne nje drejtim te panjohur publikisht) fitimet mashtruesit e rilindjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*