Forma e trupit varet nga ditëlindja juaj, jo çdo gjë është e rastësishme

February 18, 2018 17:39

Forma e trupit varet nga ditëlindja juaj, jo çdo gjë është e rastësishme

Kemi folur për numerologjinë edhe më parë duke e lidhur atë me fatin apo karrierën.

Tingëllon e pabesueshme por numerologjia përcakton sesi do të duket një person dhe çfarë forme trupore do të ketë.

Për shembull, nëse datëlindja juaj është 12.05. 1990 ju duhet të bëni mbledhjen:

1 + 2 + 0 + 5 + 1 + 9 + 9 + 0 = 27 = 2 + 7 = 9

Kjo do të thotë se numri i vetëm me shifra që përcakton formën e trupit tuaj është numri 9.

Bëni këtë llogaritje për të marrë një numër me një shifër dhe shihni se cili është numri juaj individual.

Numri 1

Këta njerëz vështirë se vuajnë nga obeziteti për shkak të faktit se metabolizmi i tyre dinamik i ndihmon ata të kenë një posturë elegante.

Numri 2

Këta njerëz janë të prirur për kile të tepërta dhe shpesh nuk dinë se çfarë ushqimesh hanë dhe duhet të hanë. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni frutave, perimeve dhe aktivitetit fizik.

Numri 3

Ata kanë një pikëpamje pesimiste mbi botën dhe kjo është e rëndësishme pasi mendimet reflektojnë peshën. Shmangeni!

Numri 4

Këta njerëz rekomandohen që të angazhohen në aktivitete fizike, sepse mungesa e aktivitetit fizik mund të shkaktojë probleme, që nga ana tjetër çon në akumulimin e yndyrës.

Numri 5

Mendimi i të tjerëve ndikon shumë tek ta. Njerëzit shumë optimist janë të pakët prandaj, ju duhet ta gëzoni sa më shumë jetën dhe sidomos të parandaloni akumulimin e yndyrës.

Numri 6

Këta njerëz konsiderohen me fat pasi kanë një formë proporcionale të trupit. Postura është e këndshme dhe tërheqëse.

Numri 7

Këta njerëz zakonisht fitojnë peshë në rastet e çështjeve emocionale, që do të thotë se mbajtja e një marrëdhënieje të mirë me partnerin e tyre është me rëndësi të madhe.

Numri 8

Njerëzit tek ky grup duhet të mësojnë t’i lënë gjërat të shkojnë dhe të falin, meqë zemërimi zakonisht çon në akumulimin e yndyrës dhe shtimit të peshës.

Numri 9

Këta njerëz janë veçanërisht të prirur për tu shëndoshur dhe për të akumuluar yndyrë. Eliminimi i kileve është shumë i vështirë për ta.

l.h/ dita

February 18, 2018 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*