Formacioni i “milionerëve”, ja top-ekipi me blerjet më të shtrenjta në histori

June 30, 2017 14:43

Formacioni i “milionerëve”, ja top-ekipi me blerjet më të shtrenjta në histori

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar formacionin me blerjet më të shtrenjta në histori, teksa në dy ekstremet e tij janë dy lojtarë të Juventusit, të dy blerje. Bëhet fjalë për Buffon dhe Higuain, ndërkohë që bardhezinjtë janë protagonistë edhe në mesfushë, pasi janë përfshirë me Pogba e Zidane, lojtarë këta të shitur nga torinezët.

11-shja më e shtrenjtë në të gjitha kohërat e futbollit përbëhet nga lojtarë që vazhdojnë të luajnë, përveç njërit prej tyre, që sot është trajner i Real Madridit (Zidane). Formacioni në fjalë ka një sulm të frikshëm, me treshen që luajti e gjitha në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar. Mesfusha krenohet me fuqinë, aftësitë dhe golat, me dy superstarë francezë. Mbrojtja ka dy anglezë të përfshirë. Tre nga lojtarët e këtij top-ekipi nënshkruan me klubet e Premier League.

Portier
Gianluigi Buffon – Nga Parma te Ju
ventusi: 33 milionë £, viti 2001
Në sytë e shumë njerëzve, Buffon është portieri më i madh në histori. Tani është 38 vjeç, por në garë për të fituar “Topin e Artë” pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Juventusin. Ka fituar gjithçka në futboll, përveç Ligës së Kampionëve.

Mbrojtje
Dani Alves – Nga Sevilla te Barcelona: 30 milionë £, viti 2008
Marrëveshja fillestare ishte për 23 milionë £, plus 7 milionë £ në shtesa. Ka fituar shumë trofe në Spanjë, me fanellën e skuadrës katalanase, që e la verën e vitit që shkoi, pas tetë sezonesh në “Camp Nou”.

John Stones – Nga Everton te Manchester City: 47.5 milionë £, viti 2016
Mendohet të jetë nënshkrimi më i rëndësishëm i verës së parë të Pep Guardiolës në krye të Manchester City. Ish-trajneri i Barcelonës dëshironte që ai të ishte Gerard Pique, por shtatlarti katalanas nuk preferoi të largohej nga “Camp Nou”. Sidoqoftë, Stones shpesh është lënë i ekspozuar nga mesfushorët e “qytetarëve” dhe ishte fajtor për gabime të profilit të lartë.

David Luiz – Nga Chelsea te PSG: 50 milionë £, viti 2014
Një nga blerjet e mëdha të PSG-së. Luiz shpesh i ndante mendimet dhe vlerësimet për të, gjatë eksperiencës së tij të parë në Angli, duke lëvizur midis paraqitjeve të shkëlqyera dhe duke u bërë fajtor për skajshmëritë e tmerrshme në përqendrim. Megjithatë, ai u kthye te Chelsea verën e kaluar dhe i ndihmoi blutë e Londrës të fitojnë Premier League.

Luke Shaw – Nga Southampton te Manchester United: 34 milionë £, viti 2014
Gjëra të mëdha u pritën nga Shaw, referuar shumës së madhe që Manchester United pagoi për të nënshkruar me të. Sidoqoftë, ai nuk ka arritur të mrekullojë në “Old Trafford”, edhe pse e ka të ardhmen përpara.

Mesfusha
Paul Pogba – Nga Juventus te Manchester United: 89 milionë £, viti 2016

Sigurisht që nuk ka arritur ta justifikojë tarifën e tij rekord botëror të transferimit, por ka shenja përmirësimi në muajt e fundit. Pogba i la “Djajtë e Kuq” si një lojtar i lirë dhe u kthye aty katër vjet më vonë, tashmë duke luftuar me peshën e pritshmërive të mëdha. Aai shënoi në fitoren përfundimtare të “Europa League” ndaj Ajax dhe ka impresionuar me Francën gjatë miqësoreve të verës.

Zinedine Zidane – Nga Juventusi te Real Madridi: 47 milionë £, viti 2001
U bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur nënshkroi. Zidane fillimisht e justifikoi tarifën e transferimit me një paraqitje mbresëlënëse në finalen e Ligës së Kampionëve, përpara se të shtonte një titull të La Liga-s në sezonin e tij të dytë në “Bernabeu”. Megjithatë, ai do të shtonte vetëm një Superkupë Spanjolle në tri sezonet e fundit me klubin madrilen, para se të tërhiqej nga futbolli.

James Rodriguez – Nga Monako te Real Madridi: 63 milionë £, viti 2014
Kolumbiani u bashkua me Real Madridin si fitues i “Këpucës së Artë” në Kupën e Botës së Brazilit. Sezonin e shkuar ka pasur pak hapësira, aq sa nuk luajti asnjë minutë në finalen e Ligës së Kampionëve, në Cardiff. Ai është ende vetëm 25 vjeç, ndërsa pritet të largohet nga “Bernabeu” këtë verë.

Sulmi
Cristiano Ronaldo – Nga Manchester United te Real Madridi: 80 milionë £, viti 2009

Ronaldo ishte tashmë një futbollist i nivelit botëror te Manchester United, por i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë te Real Madridi dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të kësaj loje. Që nga transferimi në “Bernabeu”, portugezi ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë “Topin e Artë”. Nëse e fiton edhe këtë vit, Ronaldo do të barazonte “pesëshen” rekord të të Lionel Messit.

Gonzalo Higuain – Nga Napoli te Juventusi: 75.3 milionë £, viti 2016
Një nga transferimet më të diskutueshme të të gjitha kohërave, pasi Higuain u bë një “armik” i çastit në sytë e tifozëve të Napolit, që e kishin adhuruar. Argjentinasi kishte shënuar një rekord prej 36 golash në Seria A gjatë sezonit përpara se të bënte këtë lëvizje. Megjithatë, me 32 gola gjithsej në sezonin e shkuar, mund të duket sërish mbresëlënës, edhe pse ai dështoi të shfaqej në lartësinë e duhur në ndeshjet më të mëdha, një “mallkim” që e ka ndjekur gjithë karrierën e tij.

Gareth Bale – Nga Tottenham te Real Madridi: 86 milionë £, viti 2013
Ishte lojtari më i shtrenjtë në botë për tre vjet dhe gëzonte sezonin më të mirë të parë të çdo “eksporti” britanik. Bale shënoi në finalet e Ligës së Kampionëve dhe “Copa del Rey”, ndërsa tani ka fituar çdo trofe të mundshëm në Spanjë. Megjithatë, në planin personal ai ka luftuar për ta ngritur veten në nivelet e Ronaldos./Telesport.al

June 30, 2017 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*