“Formati bipartizan i Komisionit për reformën në drejtësi do ishte çelësi i suksesit”

December 31, 2015 15:59

“Formati bipartizan i Komisionit për reformën në drejtësi do ishte çelësi i suksesit”

Nënkryetari i Komisionitë të ligjeve dhe anëtari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi deklaron se PD është e dedikuar për një reformë të mirëfilltë në drejtësi dhe në afate të qarta, sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.

“Kjo do të ishte e garantuar në opinionin e tij, nëse edhe për këtë reformë të rëndësishme formati i komisionit të ishte bipartizan, si ai që u ngrit për reformën zgjedhore”, thotë ai.

Sipas Bylykbashit, Parlamenti shqiptar e ka provuar këtë dhe ideja e tij është që një format i tillë të ndiqet edhe për reformën në drejtësi.

 “Demokratët për hir të ndërmjetësimit ndërkombëtar pranuan në verë të ulen në komisionin e e posaçëm parlamentar për këtë reformë në formatin me numër të barabartë anëtarësh, por më një kryetar, vota e të cilit ka vlerë sa e dy deputetëve kur palët nuk janë dakord”, thekson.

Bylykbashi që është edhe anëtar i këtij komisioni pyet nëse është më pak e rëndësishme reforma në drejtësi se ajo zgjedhore për të cilën forcat politike unanimisht ngritën komisionin bipartizan?

Sipas tij, edhe rezoluta parlamentare e 24 dhjetorit i orienton forcat politike drejt formateve të tilla.

Në një intervistë për ABC News, ai thotë se opozita e ka treguar rolin e saj aktiv për reformën drejtësi.

“Komisioni i Venecias inkurajoi palët që të riformulojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe sipas kryetarit të tij një shembull i freskët që ia vlen të ndiqet është kompromisi politik për dekriminalizimin, i cili gjithashtu u mbështet në bazën e rekomandimeve që ky komision i dha politikës sonë në verë”, tha ai. /Dita/

December 31, 2015 15:59
Komento

4 Komente

  1. . December 31, 16:25

    Zoti perfaqesues i PD
    Zoti perfaqesues i Rilindjes cilido qofsh
    Zoti ambasador Lu
    Populli ne 23 qershor nuk ka votuar per “bipartizanin” qe amniston krimet tuaja
    Ka votuar qe PD te jape llogari per krimet

    Reply to this comment
  2. Arben December 31, 16:29

    CELESI I SUKSESIT PER DREJTESINE DO TE ISHTE DENIMI ME VARJE I GRABITESAVE+KRIMINELA QE KEMI NE PARLAMENT.

    Reply to this comment
  3. Lesheli December 31, 16:38

    O bylybash, o kelysh i Sali Berishoviçit, ju jeni krimi dhe streha e krimit ne Shqiperi. Reforma ju dhemb dhe ju tremb deri ne palce pasi e keni vrare e vjedh pa meshire popullin. Shporruni o kriminele! Ah! Te ishte Enveri galle, nuk do gjenit vrime te futeshit me gjithe ate kryekriminelin Sali.

    Reply to this comment
  4. Sulo kapedani December 31, 20:00

    Bylyktrash i zgjuar,kur je ne pushtet nuk i zbret kalit ,kerkon te terheqesh karrocen edhe kur behesh gomar i zgjuar,tamam barazi por harron qe kali ndryshon nga gomari dhe ke ndrruar vendin,qèndro aty gomari i zgjuar,zbato ligjet kushtetuese te miratuara.Konsensusi nuk barazohet ne voten e popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*