Thaçi: Kam nënshkruar mandatimin e Albin Kurtit si kryeministër

January 18, 2020 17:01

Thaçi: Kam nënshkruar mandatimin e Albin Kurtit si kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të Akademisë Solemne për Falënderimin e Shqipërisë, foli për formimin e qeverisë së re të vendit.

Kreu i shtetit njoftoi se ka nënshkruar nominimin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe se ky dokument gjendet në zyrën e tij.

Albin Kurti është i mandatuar si kryeministër i Kosovës, dhe dokumenti zyrtar e I firmosur qëndron në zyrën e presidentit. Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, i cili theksoi se vendi dhe ngritja e institucioneve të reja nuk duhet të bllokohen.

Zgjidhjen për këtë ngërç, presidenti nënvizoi se e kanë partitë politike.

 “Takimi ynë që ka qenë në zyrën time ka qenë një takim i një vullneti të mirë. Por, në të njëjtën kohë, dua të shpresoj dhe e them përsëri që të mos vazhdojë të mbetet vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar si kandidat për kryeministër. Kështu që nënshkrimi im, me vendimin për mandatar ekziston dhe është në tavolinën time.”, deklaroi presidenti i Kosovës.

Thaçi ftoi Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje që të tregojë nëse e pranon apo refuzon mandatin si kryeministër për formimin e qeverisë së re./ A2

 

 

l.h/ dita

January 18, 2020 17:01
Komento

2 Komente

  1. Populli January 18, 20:27

    Sa kohe u bo qe kosova eshte pa qeveri, me keq se shqiperia qe opozita djeg mandatet apo mazhoranca qe nuk la gjo pa vjedh. Nuk merren vesh shqiptaret me njeri tjetrin kurre. Politikanet ne te dyja vendet luftojne vetem per pushtet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim