“Po krijohet një uragan, do kalojë në Jon, kulmi i forcës më 18 shtator”. Do prekë disa shtete, a rrezikohet Shqipëria? Çfarë thonë meteorologët

September 15, 2020 11:43

“Po krijohet një uragan, do kalojë në Jon, kulmi i forcës më 18 shtator”. Do prekë disa shtete, a rrezikohet Shqipëria? Çfarë thonë meteorologët

Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë shkatërrime në disa shtete.

Sipas agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një Uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detin Jon.

Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragani. Mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtator, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë.

o.j/dita

September 15, 2020 11:43
Komento

5 Komente

  1. turkalvane September 15, 12:37

    nuk e ha gje ate vend. As shejtanit nuk i hyn ne pune me ata njerez qe mban mbi dhe

    Reply to this comment
  2. Fatmir Dodona September 15, 16:23

    Ngaqe shumica e vendeve Mesdhetare ;France ,Spanje, Greqi, Qipro ,Turqi po grinden per Detin,atehere ;”deti vete u inatos” dhe po perpiqet te hakmerret!

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi September 15, 17:42

    Duhet te kete te bej me rezervat e medha te naftes dhe gazit ne kete rajon! Dreqi e marrte! U pasuruan Greqia dhe Turqia per 500 vjetet e ardhshem! Neve s’na dha asgje Zoti! Na ka inat!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim