Formula e zgjidhjes me “dy shtete”, më realistja në gjendjen e bllokimit ku ka hyrë Qiproja pas 50 vitesh bisedime dhe një krize të stërzgjatur diplomatike

November 25, 2020 15:40

Formula e zgjidhjes me “dy shtete”, më realistja në gjendjen e bllokimit ku ka hyrë Qiproja pas 50 vitesh bisedime dhe një krize të stërzgjatur diplomatike

Nga Shaban Murati

 

Një nga konfliktet diplomatike më të gjata, që ka ecur gjithnjë e më tepër drejt komplikimit se sa drejt zgjidhjes, është çështja qipriote. Një nga shkaqet kryesore është se në procesin e stërzgjatur diplomatik të përpjekjeve ndërkombëtare dhe të bisedimeve për zgjidhjen e çështjes qipriote kanë munguar idetë e reja dhe ka patur një këmbëngulje për të qëndruar në llogoret përkatëse të palëve.

Ndaj ideja e re, që hodhi në datën 15 nëntor presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për aplikimin e formulës së “dy shteteve” ka ngjallur interes në qarqet diplomatike ndërkombëtare. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën Turke të Qipros Veriore në 15 nëntor presidenti turk deklaroi se

“Sot në Qipro kemi dy popuj të ndarë, dy rende demokratike të ndara dhe dy shtete të ndara. Zgjidhja me dy shtete duhet të diskutohet dhe të negociohet mbi bazën e sovranitetit të barabartë”.

Formula e zgjidhjes “me dy shtete” del si një ide e re diplomatike, që ofron një rrugë më realiste për zgjidhjen e një konflikti diplomatik që zgjat prej afër 50 vitesh. Nuk duhet harruar se kriza qipriote u krijua nga përpjekja e përbashkët e Greqisë dhe e Qipros në vitin 1974 për të bashkuar ishullin me Greqinë nëpërmjet një grushti shteti në Nikosia, gjë që detyroi Turqinë të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur popullin turk të Qipros nga aneksimi grek.

Ja çfarë shkruan prestigjiozja“Dojçe Vele” në datën 15 nëntor 2020: ”Invazioni turk i vitit 1974 ishte në përgjigje të grushtit të shtetit të ndërmarrë në Nikosia nga junta ushtarake e Greqisë, akt që u deklarua i paligjshëm nga OKB. Marrja e pushtetit synonte që të lejonte aneksimin e tërë ishullit nga Greqia”.

Athina dështoi me planin e saj ENOSIS apo bashkimit të Qipros me Greqinë, por ajo mbeti shteti, që kontrollon dhe drejton Qipron greke. Ambicia e vjetër greke e bashkimit ë ishullit me Greqinë ka plazmuar në Nikosia një qëndrim intrasigjent në bisedimet për çështjen qipriote, që ka shpënë në dështimin e gjithë odisesë së bisedimeve shumëdekadëshe diplomatike.

Sepse Athina e konsideron tërë Qipron si pjesë të saj dhe po e përdor si instrument kryesor diplomatik dhe politik të ambicjes megallomane për të dominuar Mesdheun.

Përse formula e zgjidhjes “me dy shtete” është një propozim realist?

Së pari, ajo merr në konsideratë gjendjen e realitetit në terren ose gjendjen e fakteve juridike dhe politike. Ky impostim realist llogarit gjendjen dhe konfiguracionin real dhe të ri gjeopolitik, ku prej afro pesëdhjetë vitesh praktikisht kemi një Qipro të ndarë në dy shtete. Është krijuar një realitet të ri gjeopolitik, para të cilit nuk mund të mbyllësh sytë dhe as të kthehesh prapa. Kemi de facto dy shtete: Republikën e Qipros, që në të vërtetë është Republika Greke e Qipros Jugore, e cila për traditë mbeti anëtare e OKB dhe u bë në vitin 2004 anëtare e BE nga një strategji okulte e BE, e cila pranoi si anëtar një gjysmë-shtet.

Kemi edhe Republikën Turke të Qipros Veriore, që është një realitet politik, që funksionon me të gjitha parametrat e shtetit, por të cilën e njeh vetëm Turqia. Pra kemi dy shtete, që funksionojnë pavarësisht nga njeri-tjetri në territorin e ishullit qipriot. Formula e “dy shteteve” pranon këtë gjendje de facto në terren dhe kërkon që ky status të shndërrohet në një realitet juridiko-politik të pranuar nga të dy shtetet qipriote dhe si subjekte të pavarura të së drejtës ndërkombëtare.

Së dyti,dështimi i të gjitha formulave dhe propozimeve të deritanishme të diskutuara në tryezën e bisedimeve për çështjen qipriote. Dështuan dekada bisedime me formulat e vjetra të zgjidhjeve bizonale, bikomunitare dhe federale midis palëve dhe garantuesve ndërkombëtarë të Qipros, që janë Turqia,Greqia dhe Britania e Madhe.

Në korrik të vitit 2017 dështoi konferenca e fundit ndërkombëtare në Zvicër për çështjen e Qipros. Pengesa kryesore e rezultatit ka ardhur nga këmbëngulja e Qipros greke për të ruajtur primatin e saj mbi popullin turk të Qipros së Veriut në një federatë bizonale apo bikomunale, siç ka qenë propozuar deri tani. Qipro greke ka këmbëngulur në zgjidhjen federale, por pa i njohurpopullit turk të Qipros barazi politike.

Sipas presidentit qipriot grek Anastasiades barazia politike e dy popujve në një federatë krijon një shtet disfunksional. Në fakt disfunksionale rezultoi zgjidhja federale, që i futi bisedimet në rrugë pa krye. Gazeta qipriote greke “Cyprusmail” shkruante në 26 tetor 2020 se “Është e qartë si drita e diellit se federata, siç është shtruar në të kaluarën, nuk është më një opcion që mbijeton”.

Kaq e vërtetë është kjo sa që edhe vetë presidenti Anastasiades ka qenë i detyruar të pranojë që zgjidhja federale është tashmë një alternativë e kapërcyer nga koha. Në tetor të vitit 2018 presidenti qipriot grekofil për krijimin e një konfederate, që de facto është një bashkim shtetesh me lidhje të dobët varësie ndaj njeri-tjetrit.

Sipas një raporti të hartuar nga fondacioni gjerman “Henrick Boll” me titull:“Qipro ndoshta nuk do të ribashkohet kurrë përsëri” shkruhet se “Oponentët politikë të Anastasiades sugjeruan që ai po e merr në konsideratë zgjidhjen “me dy shtete”. Është zbuluar se udhëheqësi qipriot grek Anastasiades dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu janë takuar disa herë për të diskutuar idetë e reja, përfshirë edhe zgjidhjen me dy shtete”.

Mirëpo presidenti qipriot grek nuk i ka pozitat politike aq të forta brenda Qipros greke sa të pranojë shtrimin zyrtar të formulës së zgjidhjes “me dy shtete”. Ai ve në plan të parë interesin politik dhe elektoral të tij dhe të forcës politike, që përfaqëson. Ndaj deri tani ai nuk ka guxuar të pranojë publikisht diskutimin e zgjidhjes “me dy shtete”.

Madje pas propozimit të presidentit të Turqisë për këtë zgjidhje, presidenti qipriot grek në 17 nëntor 2020 publikoi një deklaratë me shkrim, ku refuzon propozimin e zgjidhjes “me dy shtete”.

Së treti, një argument që flet në favor të propozimit për një zgjidhje “me dy shtete”është çështja aktuale e hidrokarbureve. Zbulimi rezervave të mëdha të naftës dhe të gazit në detin dhe në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros ushqeu një valë ambiciesh të madhe energjetike në Nikosia dhe në Athinë.

Qeveria e Qipros greke bëri gabimin e madh strategjik, që nuk llogariti në projektet e shfrytëzimit dhe të përfitimit nga pellgjet e hidrokarbureve të drejtat e popullit të Qipros turke mbi këto pasuri. Madje sipas Qipros greke asaj i takon të shfrytëzojë edhe detin dhe zonën ekonomike ekskluzive të Republikës Turke të Qipros Veriore. Ky qëndrim absurd dhe mospërfillës ndaj interesave të Republikës Turke të Qipros Veriore e çvleftësoi edhe më shumë formulën federale.

Monopolizimi nga Nikosia i të drejtës për rezervat e hidrokarbureve rreth e qark ishullit e aktualizoi më shumë nevojën e përcaktimit të kufijve juridikë të njohur midis dy administratave greke dhe turke si dy shtete të pavarura, ku secili shfrytëzon burimet dhe rezervat e zonave të veta detare.

Udhëheqja e Qipros greke e mbështetur nga Greqia insiston në kërkimin e zgjidhjes së dështuar federale, gjë që është kohë e humbur. Ajo po spekulon me statusin e saj si anëtare e BE dhe, duke përfituar nga kjo, udhëheqja e Qipros greke pretendon të legalizojë të drejtën e shfrytëzimit të pellgjeve natyrore të hidrokarbureve të ishullit vetëm nga Qipro greke.

Ky pretendim i padrejtë monopolizueska krijuar tensione artificiale në Mesdheun Lindor, sepse nuk ka logjikë historike, juridike dhe diplomatike të përjashtojë popullin turk të Qipros nga e drejta e tij mbi rezervat detare të hidrokarbureve. Mbështetja, që Turqia i dha Republikës Turke të Qipros Veriore në eksplorimin e zonave të saj detare, buron nga e drejta e popullit turk të ishullit mbi pasuritë dhe mbi rezervat e tij natyrore.

Është me interes të theksohet këtu se OKB po mban një qëndrim më fleksibël ndaj propozimit për një zgjidhje “me dy shtete”në krahasim me BE. Në datën 22 nëntor sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, i pyetur për propozimin e presidentit turk për zgjidhjen “me dy shtete”, deklaroi:

“Në kontekstin e bisedimeve dhe gjatë diskutimeve çdo palë ka të drejtë të marrë inisiativa që çdo palë dëshiron”.

Kurse shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, deklaroi në15 nëntor se BE është për zgjidhjen federale, për të cilën ekspertët e çështjes qipriote theksojnë se është një zgjidhje e dështuar gjatë dekadave bisedimesh. Duket se BE ka mbetur peng i Qipros dhe i Greqisë dhe i paragjykimeve me nuanca fetare dhe gjeografike të njërit apo tjetrit shtet mesdhetar të BE, që ka një  strategji influence në Mesdhe dhe në brigjet, që lag ai det.

Për të justifikuar insistimin alogjik në formulën e zgjidhjes federale udhëheqja e Qipros greke  argumenton se kështu e kërkojnë rezolutat e OKB. Mirëpo Qipro greke e ka humbur të drejtën t’i referohet OKB, sepse ajo ka votuar në vitin 2004 kundër planit të OKB për zgjidhjen e çështjes qipriote, në kohën që populli turk i Qipros votoi në favor të planit të OKB.

Në gjendjen e bllokimit total, ku ka hyrë kriza qipriote me gjithë 50 vite bisedimesh e formulash të pafund, formula e një zgjidhje “me dy shtete” duket më realistja. Është më realistja, sepse nuk ka zgjidhje tjetër në situatën e krijuar. Është më realistja, sepse do të mundësonte një marrëdhënie të drejtë juridike, politike dhe diplomatike të konsoliduar midis dy shteteve të ishullit dhe përfundimin e një krize të stërzgjatur dhe të lodhshme diplomatike ndërkombëtare.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

November 25, 2020 15:40
Komento

17 Komente

  1. Arben November 25, 13:28

    Respekte pa fund per punen, i nderuar

    Reply to this comment
    • Remo November 25, 15:04

      Arben.
      Sa here flet Shaba per babe Dovletin, ti je gati.
      Meqe ra fjala, ku ke lindur ti, ne Qipron Turke?

      Reply to this comment
    • Curro Jimenez November 26, 09:45

      Cfare flet more gomar, respekte per çfar? Per shfaqjen kete here pa maske te ketij turkoshaku injorant? Turqit ne Qipro jane pushtues. Ky fundamentalisti qe ju lavderoni eshte gati qe per Turqine dhe islamin ti beje kaken çeshtjes tone kombetare. Sipas precedentit turk neser Serbia mund te hyje ne Kosove me pretekstin se aty ka serbe dhe duhet te mbroje interesat e tyre.

      Reply to this comment
  2. Pano Hallko November 25, 14:59

    SIÇ I GATOI PUNËT MAKARIOJA(kryepeshkopi i 1974-ës), me Athinën zyrtare të asaj kohe, këtë lloj “arome” do kishte ai problem-këtë që ka sot.
    Prandaj teza që mbështet Ambasadori ynë i shquar, është e vetmja zgjidhje. Përndryshe, Europa(jo e bashkuar), do të vazhdojë të përkëdhelë veshët shovenë të shtetit grek, e BE-ja do vazhdojë të printojë “drafte” për…”federatën”!…

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini November 25, 15:17

    Fillimisht para nja 27 vitesh ushtrite e Turqise u futen ne menyre jo legjitime ne Qipron e Veriut me pretekstin se aty bano nji popullsime etni turke. Kete prezence te dhunshme te kesaj ushtrie turke nuk e ka aprovu OKB-ja.
    Po me te njajtin pretekst mund te futeshin ushtrite greke ne Qipro se aty ka 80% popullsi te etniese greke.
    Teshti Erdogani thote se duhen kriuju dy shtete te pamvaruna ne Qipro kur ushtrite turke jane aty ne menyre te kndra ligjegjshme.

    QELLIMI I ERDOGANIT: Hapi i dyte asht “pranimi” ikerkeses se qeverise kukull turko-qiperiote per tu bashku me Turqine Meme.
    Ne kete menyre Erdogani me pretekste fallco e perfshine Qipron Veriore ne shtetin Turk.

    Ne shtetin antar te Bashkimit Europian QIPRO nuk ka asnji te drejte te futet as Greqi e as Turqia.

    Vetem nji proturk si Shaban Murati mund te dalin me nji mbeshtetje publike te qellimeve te DIKTATORIT NEO-OSMAN ERDOGAN.

    Reply to this comment
  4. Erdogan November 25, 15:27

    O Pano.
    Kur ka egzistuar Greqia me Bizantit,Qipro,Magna Grecia,Epir,Maqedhoni turqit,ty, shabani apo Maruti ishit ne p…..dh te semes tuaj.
    Pyetja eshte nga ne jo ju te degjeneruarit apo armiqte tane te mbuluar me veladonin e “shqiptarit”.
    Kur do reagojme per Agia Sofian e kthyer ne Xhami nga Sulltani indertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532 A.C.E.
    Ne e dime se cfare “Nderi,Dygnyteti,Respecti” kini ju te ashtuquajture Arnaute per kete Komb te Lashte.
    Kovidi 19 nuk eshte kaq i rrezikshem sa ju te ndyre dhe hipokrite,qe kush ju bison dhe consideron ju “njerez” eshte thjesht idiote.

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen November 26, 16:52

      Po folem per idjotizem e fanatizem te verber qe fluturon me presh ne by** , deri tani rekordin e mban murgu qe ende rron me enderrat e ringjalljes se fantazmes se Bizantit @Erdogan ! Per cilindo qe nuk i pelqen era e pordheve te tij , ky cope budalla e emerton turk , duke guxuar te perlyeje edhe pasardhesit e popullsise se lashte ilire , sic jane shqiptaret e sotme . Idjot i pa shok !

      Reply to this comment
  5. K9 November 25, 15:31

    Historia nuk mund te kthehet pas, as te rrije 60 vjet prapa dhe as te sajohet.
    Praktikisht vete evenimentet dhe perplasjet historike krijuan dy shtete. Nuk ngelet gje tjeter vecse te legalizohet realiteti dhe te ecet perpara.
    Edhe pse per Europen imperialiste kjo do te ishte nje deshtim perballe Turqise Islamike, kjo i jep kohe vete Europes te mos provokoje shperberjen e saj. Qipro dhe Greqia jane dy shtete me nje komb politiko-klerikal , te sajuar nga Europa dhe Russia. Dikur barku i squllur i Perandorise Osmane nga ku nisi shperberja, sot barku i squllur i BEse, por pika e tyre strategjike ne Mesdhe ku jane padrone absolute. Por Europa politikisht eshte shume e dobet, e percare, ushtarakisht e paafte, strategjikisht mediokre dhe nese vihet perballe nje situate te forte, carjet mes vetes i kthehen ne humnera. Prandaj duket se nuk i ngelet shume, vecse te ndaje pak Mesdhe me Sulltanin e Turqise, qe te mos e lere kete te fundit te kete inicjativen dhe ti terheqe ku te doje vete ai dhe aleatja e tij Rusia, qe kerkon ti jape nje mesazh Europes amerikane ne kete rast;
    “Pa ne ruset qe ju sajuam Greqine, kufijte tuaj jane te pasigurte, kudo qe ti keni! Ate qe ju dhame juve 200 vjet perpara, sot mund tja rikthejme sulltanit, nese vazhdoni te lozni me egzistencen e Rusise per llogari te padroneve tuaj amerikane”!
    Deri ketu ” greket” dhe Greqirat jane mall shkembimi, qe jepen nga Perandorite e rradhes kur ju bien dhembet, sa here duan te shmangin dicka akoma dhe me te keqe.
    Dhe kur re te zeza te kultures kolonaliste te Europes kane nisur te sfidojne autoritetin e Amerikes, nuk eshte cudi qe kjo e fundit, e vetmja qe mund te zgjidhe problemin ne favor te Europes, tju jape ne leksjon te hidhur me Qipron dhe Greqine.

    Reply to this comment
  6. meditim...prej zymbylit te tredhur dhe sulltanit te bytheqirmerishem. November 25, 16:07

    turqia e erdoganit, ka shpalose kulmin e arrogances;
    bota perendimore (e krishtere) sidomos pa permbajtjen “e krishtere”, kete mbeturine historike do
    to t’a konservoje, pasi t’a ballsamose, ne muzeumet e…historise se mbeturinave….

    Reply to this comment
  7. Analize November 25, 16:27

    Dy shtete? Atehere edhe Bosnja le te behet dy shtete, se ka 25 vjet qe eshte ndare dhe funksionon e ndare, edhe Kosova dy shtete, se ka 20 vjet e ndare (dhe funksionon si gjysem shteti), edhe Krimeja, Ukraina lindore, Abhazia dhe Osetia e Jugut duhen njohur si shtete (pastaj a bashkohen apo jo me Rusine eshte puna e tyre), pastaj me radhe, kush te jete me i forti, te kepuse nje cope shtet gjekundi dhe te shpallet shtet. Armenia e humbi davane ne Nagorno Karabak, sepse Rusia e shiti pabesisht, per here te dyte ne 100 vjetet e fundit. Po Rusia ka interesat e saj, qe nuk jane interesat e kombit te cfilitur e te masakruar armen.

    Shkurt muhabeti: Zgjidhja me dy shtete mbjell sherrin kudo ku ka etni te ndryshme. Pse Qiproja dy shtete dhe Kurdistani, bie fjala, nuk paska te drejte te kete shtet? Neser mund te armatoset nga dìkush, shkakton konflikt, rri ca vjet i ngrire dhe pastaj kerkon zgjidhje me dy shtete.

    Absurditeti i Qipros eshte edhe gjeografik, eshte ishull i vogel, nuk ka vend per dy shtete. Maskarallekun e pare e bene greket me 1974. Maskarallekun e dyte greket e Qipros, kur votuan kunder planit te ribashkimit te paraqitur nga OKB, duke ditur se Europa do t’i pranonte edhe pa u bashkuar. Gomarlleku i BE ishte pranimi i Qipros greke pa zgjidhur çeshtjen e ribashkimit. Por te pranosh me naivitet zgjidhjen me dy shtete atje do te thote t’i vesh zjarrin Ballkanit si fillim. (Per kujtese z. Shaban: Serbia po ble drone turq, nga ata qe fituan luften ne Karabak. Mos mendoni gje se i do per te ngritur flamurin Autochtonous ne ndonje stadium shqiptar?). Dhe me vjen çudi si nje diplomat demek i shquar nuk e kupton (apo nuk do ta kuptoje) kaq gje. Apo do te vijne turqit ta shuajne zjarrin pastaj, kur Europa dhe Amerika te lodhen me ballkanasit kokederra? Ne historiografine e sotme turke pretendohet se osmanet erdhen ne Ballkan pas 1350-s per te vene paqe, se popujt e Ballkanit grindeshin me njeri-tjetrin dhe rrezikonin stabilitetin e Perandorise, me demek. Kur te vijne prape, mos mendoni se do luftojne per syte e bukur te arnauteve? Turqia ka interesat e veta, qe nuk perputhen me interesat e kombit aktualisht te çoroditur shqiptar. Armatosja e Serbise me dronet turq ultramoderne flet vete per miqesine apo vellazerine shqiptaro-turke.
    Dhe e fundit: Kujt i sherbeni ju zoti Shaban Murati? Pse u dashka nje ish-diplomat shqiptar te lançoje kete teze ne publikun shqiptar? C’perfitim ka Shqiperia nga puna e Qipros?

    Reply to this comment
  8. Janina, kryeqytet i Shqiperise Etnike. November 25, 17:35

    Shteti me Fake i botes! Hapet bythesh me parada ushtarake pederastesh, ka floten me te madhe te botes, dekompozohet me parrulla dhe sterbetime shoviniste dhe ne gjysem shekulli, nuk bene nje kundersulm te vetem per te rimarre Qipron! Qofte edhe nje kundersulm ndaj Turqise ne rruge tokesore nga Traka orientale, sic behen kundersulmet ushtarake moderne, duke zgjedhur objektivin me strategjik qe te siguron nje fitore me te cilen mund te negociosh nje objektiv tjeter, si Qiproja p.sh!
    Zero!
    Frikacake megallomane qe ju qurraviten botes dhe e duan Qipron qe humben, nga duart e te tjereve.
    Prandaj nje keshille per kombin Fake grek; Mos u hapni bythesh si trima, tregohuni te tille kur ju therret historia!
    Mesoni nga shqiptaret qe kishin gjithe boten kunder. Ishin me breke neper kembe. Me ushtri, shtet dhe ekonomi te rrenuar, por kur i thirri ora e historise ne Kosove, reaguan si trup i vetem. Jo vetem qe fituam perballe Serbise dhe Rusise, por kthyem edhe ne anen tone Europen dhe Ameriken qe skishin qene kurre miqte tane.
    Fati ndihmon trimat dhe i ben me shoke.
    Sa per kujtese grekerve;
    atdheun tuaj Fake prej letre e ngritet edhe mbi varre e masakra ndaj shqiptareve te pambrojtur ne shtepite dhe trojet e tyre ne Cameri.
    Nuk do jete e larget dita qe do ti lani ato krime njeqid here me teper. Ne do jemi perhere, duke pergjuar me durim, ne ate ane te historise qe kerkon tju shfarose!

    Reply to this comment
  9. DD November 25, 18:11

    Turqise ja kemi thene troc! Mjafton qe Amerika te thote OK dhe Shqiperia eshte e para qe njeh pavarsine e Qipros turke. Kosova eshte shteti i dyte, pastaj le te ” zihen” Turqia me Ameriken se kush do jete i treti.

    Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi November 25, 18:57

    Per mungese kohe nuk e lexova artikullin e Shabes kesaj radhe, por duhet sqaruar se Qipro ka qysh ne 1974 qe ekziston si dy shtete. Vetem se Qipron veriore e ka njohur vetem Turqia. Edhe Enveri, qe i njihte mire konjukturat gjeo-politike, nuk e njohur Qipron veriore. Tani problemi ka ngelur vetem qe kjo te njihet, apo te vazhdoje te mos njihet! Per kete duhen pyetur Uashingtoni, Londra, Parisi, Moska, Berlini! A do pergjigjen keta apo jo, une besoj se nuk do te pergjigjen! Me nje fjale, ngelet puna e Qipros si ai peri ne ajer, sic thote populli.

    Reply to this comment
  11. Pee November 26, 04:50

    O analize, pse ju djeg bytha kur turqia i shet dronet sebise qe nuk ndodh kurre ‘nga bosja’ turqia ishte armiku nr 1 i turqise ne balkan por diti ta luaje dhe shm beri, ju pellazgo me te zgjuar it e planetit krijuat armiqesi me turqine, tani ca dreqin don turqia mallin e vet ‘qe ju deri tani thonit nuk ben’ ja shet kujt i do kari. Dhe hic Mos prit me ndime si armenet do perfundojm edhe ne, se edhe ato kshu si ju trima ishin mbas tasjeres

    Reply to this comment
  12. Par.. November 26, 10:37

    Nese botes si mjaftoi nje gjysem shekulli per ta zgjidhur si ceshtje, atehere le te argetohen gjenite e tastjeres me gjeagjezat e tyre!
    Por duket se vete Europa qe deshi te ngrinte nje intrige me Qipron, ra vete brenda; Duke pranuar ne BE qipron ortodokse, pranoi pa dashur kufijte e dy shteteve. Ne fakt nuk ka asnje pushtet mbi territorin dhe ujrat e Qipros turke dhe sikur te mos mjaftonin percarjet qe ka mes vetes, krijoi dhe nje vater krize eksplozive ne kufijte e saj te zgjeruar, duke zgjeruar kufijte me nje vater zjarri si Qipro, qe mund te sjelle nje rraksjon zinxhir ne Europe.
    Kjo deshmon edhe se sa mediokere dhe se ku e coi oreksi kolonialist Europen , qe shquhet per mungese totale aftesishe ne menaxhimin e krizave. Edhe per luften, genocidet,.masakrat, kampet.e perqendrimit ne ishjugosllavi, mu ne qender te Europes, u desh nderhyrja e USA, se Europa bente sehir impotente dhe fajesonte viktimat. Por me Qipron,.Europa duket si gjarperi qe grykesia e shtyn te gelltise nje prede me te madhe se fyti i tij dhe mbytet duke lenguar.
    Keshtu qe nuk eshte cudi qe njohja e dy shteteve te jete ide e vete Europes e leshuar kohet e fundit, se Turqia i ka njohur dy shtetet 50 vjet me pare, qe kur shkerdheu oreksin shovinist te karagjozeve “greke”.

    Reply to this comment
  13. shqip November 27, 18:05

    Rasti në fjalë është dëshmi e qartë verberise se analistëve tanë. Thënë më thjeshtë, është vetëvrasje. Pse? Sepse ky rast është analog me çështjen shqiptare. Kështu si e shtron analizën Shaboni, edhe Serbët mund ta bëjnë në veri të Kosovës. Dhe identik rasti, Rexhepi serb mund të thotë që e bëri për të mbrojtur popullsinë e tij. Me keq akoma. Këtë mund ta bëjë edhe Greqia nga jugu. Dhe e lëmë takimin në Shkumbin. Më dritë shkurtër e më injorant s’besoj të ketë në profesionin e diplomatit. Nuk na thua o i gjithedituri Shaboni, ku është faktori historik I Qipros së Veriut ? Turqit janë të ardhur në vete atë që ata e quajnë Turqi. Nga na dolën autokton bythzinjte? Si mund të krijosh dy shtete kur shteti ishte një i tëri . 80 % me 20 % nuk mund të jenë barabarta . Domosdo që në një sistem demokratik ka prevalence vota. Dhe fiton ai që ka më shumë. Është abc kjo o usta Murat. Sepse i bie që marr si shembull , Dulja që hyn në parlament me siglën e PD, se nuk mbledh dot dy vetë për të votuar në Dropuli, të kërkojë të bëhet km apo pres. Më keq akoma kur emocionet lidhen me përkatësi fetare. Europa e ka lënë Erdo jevgun jashtë, se bie erë përç. Dhe jo vjen një tru laraske dhe thotë që BE ka dështuar. Rep Turke e Qipros është vetëm virtuale. Edhe në Turqi pak e besojnë një defirmim të tillë. As vendet arabe nuk e kanë njohur si shtet. Por gjëja që habit është që këta analiste kanë qasje tjetër kur bie fjala për realitetin shqiptar. Është po e njëjta gjë o Shaboni. Shqiptarët , ose arberit më mirë të themi, ishin kompakt sa ishin të tillë. Me ardhjen e ushkureve dhe brekusheve, vendi mori rrugën e ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim