Çfarë mendojnë Viktor Malaj, Bedri Islami, Moikom Zeqo e Arben Duka për “100 emrat” e Ramës

July 13, 2017 10:20

Çfarë mendojnë Viktor Malaj, Bedri Islami, Moikom Zeqo e Arben Duka për “100 emrat” e Ramës

 

Vendimi i kryeministrit për të publikuar një listë me emrat e funksionarëve publikë që dyshohen se kanë abuzuar me detyrën ka ngjallur një debat të madh.

Shumë reagime e kanë cilësuar një veprim të nxituar këtë nismë, duke theksuar se denoncimet duhet të bëhen në organet përkatëse dhe jo në formën e fletërrufeve. DITA ka zhvilluar një forum me bashkëpunëtorët e saj në lidhje me pyetjen: A bëri mirë Rama që publikoi “listën e zezë”?

Viktor Malaj, Moikom Zeqo Bedri Islami  dhe Arben Duka japin vlerësimin e tyre për këtë nismë të kryeministrit.

 

 

***

Viktor Malaj

 Lidhur me listën e publikuar nga Rama mund të them se e konsideroj një veprim të pamenduar mirë dhe të padobishëm. Kjo listë më kujton zhgaravinat e përditshme të Sali Berishës me informacionet e “qytetarit dixhital”.

Nuk është në nderin e Kryeministrit dhe të asnjë punonjësi shtetëror që të publikojë emra zyrtarësh si njerëz të dyshuar për korrupsion apo moskryerje të detyrave. Jeta ka treguar se edhe dëshmi apo akuza të bëra publikisht, apo qoftë edhe në gjykatë, janë provuar jo rrallë si të pavërteta.

Falsiteti i akuzave bëhet akoma më i mundshëm kur bëhet nga persona anonimë apo nëpërmjet kompjuterit. Akuzat mund të jenë të bazuara, por mund të jenë edhe gënjeshtra që kanë si shkak pakënaqësitë e individëve që kërkojnë gjëra që s’u takojnë apo inatet personale dhe synojnë dëmtimin e zyrtarit të shtetit. Jo rrallë ka ndodhur që qytetari beson se i takon një e drejtë, megjithëse ligji nuk ia jep.

Po ashtu, ka ndodhur që qytetari të fajësojë njeriun e gabuar për një padrejtësi që i është bërë. Të gjitha sa thashë më sipër nuk synojnë shfajësimin e personave të listuar, por nevojitet që qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore të bëjnë verifikimet e duhura dhe të plota të ankesave të qytetarëve dhe pastaj të konkludojnë mbi këtë bazë. Nevojiten masa konkrete dhe jo fletërrufe.

 

 ***

Bedri Islami

Shefi i qeverisë, Edi Rama, publikoi një listë 100 emërore, në të cilën janë përfshirë njerëz të fushave të ndryshme dhe, që përmes komunikimit online, janë të akuzuar për abuzime në administratë.

Si duket, ky reagim, në fakt aspak kryeministror, është shenja e parë përmes së cilës kryeministri mendon të fillojë reformën aq të premtuar në miradministrimin e pushtetit.

Një gjetje politike, e cila, megjithëse mund të ketë qëllimin e mirë për të ngritur furinë e revoltës ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit, nuk tregon një fillesë të mirë.

Për më tepër, sido që të marrësh dhe ngado që të kapësh, lista e shfaqur është shenjë me abuzimin ndaj pushtetit, pasi, duke e pranuar si të mirëqenë se në atë listë shumë prej atyre të cituar, janë me të vërtetë tipikët e abuzimit me pushtetin, të drejtën e shpalljes së tyre, për më tepër, të përzgjedhjes së tyre, nuk e ka askush i vetëm, as shefi i qeverisë.

Jam krejt i bindur se shumë vetë në atë listë, e jo vetëm aty, e kanë mbushur prej kohe kupën dhe koha ka ardhur që të largohen sa më parë nga administrimi i pushtetit, në çdo hallkë qoftë; në drejtësi, në shëndetësi, në arsim, në administratën publike. Largimi i tyre nuk do të ishte katarsisi i pushtetit, por zgjimi i ndjenjës së shpresës se diçka mund të ndryshojë e duhet të ndryshojë.

Por kjo nuk bëhet përmes dialogut , aq më tepër online, me njerëzit. Mendimi i atyre që janë bërë pjesë e këtij “komunikimi” nuk është e thënë të jetë i të gjithëve, për më tepër nuk është përcaktues dhe, mbi këtë “komunikim” të hidhet në tregun mediatik një listë, e cila, edhe pse mund të ketë shumë të vërteta brenda, nuk është krejt e vërtetë, e për më tepër, e vetmja e vërtetë.

Mandati i dytë i Edi Ramës , si duket, ka filluar. Megjithëse qeveria vazhdon të jetë tri polare, ku janë bërë bashkë, si askund tjetër, edhe shumica edhe opozita, e ku njëra pjesë pret të largohet e tjetra pret të riafirmohet, jo gjithçka mund të ketë një fillim të tillë.

Dëshira e Ramës për të transformuar sa më parë administrimin nuk fillon me “letrat nga populli”, por me çështje themelore, që kanë të bëjnë pikërisht me atë që ai vetë shpesh herë e ka përcaktuar: ndryshimin e sistemit, pasi ky i korrupton njerëzit.

Të ndryshosh sistemin përmes një liste 100 emërore do të thotë të kthehesh kundër vetes, asaj që ka përcaktuar dhe që duhet të ndjejë secili mbi vete.

Dëshira për të ndryshuar gjërat është e lakmueshme, mënyra është jo e denjë për shefin e një qeverie, e cila, duke marrë përsipër që administrata të jetë shërbyese ndaj njerëzve, duhet të bjë kujdesin që mos të kalojnë në ato forma, që dashur , pa dashur, të kujtojnë një kohë të shkuar.

Njerëzit presin nga shefi i qeverisë kthimin e administratës në një vlerë perëndimore, përcaktuese në krijimin e marrëdhënieve normale mes qytetarit e shtetit.

Kjo do të jetë arritja më e duhur në fillimin e mandatit të ri qeveritar, por, krahas saj, pritshmëritë e njerëzve janë shumë më të mëdha.

Le të jetë një fillesë për t’u harruar.

 

  ***

Arben Duka

Nuk e quaj shumë normale, mbasi mund të ketë denoncime tendencioze. Rama mund t’ia përcillte prokurorisë për hetime të mëtejshme. Më duken si letrat anonime të kohës së Enverit që kanë marrë shumë njerëz në qafë.

Sigurisht në atë listë ka dhe zyrtarë të korruptuar, po nuk ua vë dot dorën pa u provuar prova e korrupsionit. Ata që denoncojnë duhet të japin fakte të besueshme dhe të verifikueshme, kështu ka vlerë. Kështu reformimi i administratës mund të kthehet në gjueti shtrigash. Nuk është kjo mënyra për të zbuluar njerëzit e korruptuar.

Ke dikë inat dhe çon emrin tek Rama, kjo nuk është normale. Pjesëtarët e listës së zezë mund të akuzojnë kryeministrin për shpifje e kështu me radhë.

 

***

Moikom Zeqo

Që korrupsioni është endemik dhe kapilar në Shqipëri, kjo nuk përben asnjë sekret të paditur për popullin, pa harruar dhe sintagmën tashmë gati aksiomatike që vetë populli shqiptar këto 27 vjet ka qenë edhe objekt për fat të keq, edhe subjekt i korrupsionit.

Nuk duhet harruar kjo e vërtetë ulëritëse!

Pra korrupsioni nuk është i klasifikueshëm rigorozisht,p.sh të bëjmë sikur të arsyetojmë se korrupsioni i takon vetëm PD-së, LSI-së etj, kurse PS-ja është e pakorruptueshme. Ose zyrtarët e nivelit të ulët dhe të mesëm të administratës janë të korruptueshëm, kurse zyrtarët e nivele më të larta nuk janë të korruptueshëm.

Ose të arsyetojmë në sensin e kundërt,pa harruar, se kthimi mbrapsht i dorashkës,nuk e zhbën dot identitetin e të njëjtës dorashkë.

Kryetarët e partive kryesore që zotërojnë 27 vjet pushtetin në Shqipëri janë akuzuar me emra dhe me detaje për aferat  e mëdha korruptive.

A mund ta bëjnë këta politikanë luftën kundër korrupsionit?

Mendoj me trishtim, por edhe me përkorje, se këta politikanë kryesorë nuk e luftojnë dot korrupsionin, që e ka kthyer Shqipërinë e gjorë në një nga vendet më të korruptuara të botës.

E tërë shoqëria shqiptare, mjerisht është e korruptuar. Mentaliteti bizantin dhe otoman i korrupsionit është përhapur edhe tek gjeneratat e reja. Ajme!

Korrupsioni nuk luftohet nga sipër,por duhet të jetë një revolucion i madh moral nga poshtë, në substancën dhe vetëdijen e shoqërisë shqiptare. Por ky ndryshim kopernikan duhet konceptuar nga intelektualët e ndershëm dhe vizionarë, duke stimuluar domosdoshmërinë e ndryshimit në një situatë apokaliptike për jetë a vdekje, për të ringjalluar sistemin e vlerave që ka kohë që ka vdekur në Shqipëri.

Lista e të korruptuarve e publikuar nga Rama, juridikisht nuk është e sakte, sepse ccdo i akuzuar ka të drejtën e gjyqit dhe të mbrojtjes. Ky proces ciklik dhe i pafund do të krijonte më tepër një tautologji se sa drejtësi!

Politika shqiptare e ka shkatërruar frikshëm konceptin e drejtësisë këto 27 vjet.

As të vrarët e Gërdecit, as të 21 janarit etj, nuk janë konceptualizuar nga optika e drejtësisë supreme. Askush nuk beson në këtë drejtësi, madje as unë.

Klasa politike delitante shqiptare ka vetëm një alternativë ndryshimi real, zbatimin e Vettingut, jo vetëm për gjykatësit,por sidomos për vetë politikanët. Pa këtë universalizim të vettingut, Shqipëria mund të konsiderohet pa shpresë dhe pa kauzë morale.

Po vetëm vettingu mundet të luftojë korrupsionin.

Vetëm vettingu mund të bëjë ose të nisë ndryshimin e madh.

Vettingu në të gjitha konceptimet juridike dhe si instrument i epërm, i pakontaminuar nga politika shqiptare është përgjegjësja historike dhe konceptuale e korrupsionit marramendës në Shqipëri.

Vetëm vettingu!

July 13, 2017 10:20
Komento

36 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji July 13, 11:25

    E PARAKOHESHME POR E DOMOSDOSHME

    per te hapur vazon e Pandores, ku gjarperinjte helmues, mezi presin te kafshojne te parin qe i del ne pah, me se shumti ata qe nuk kane force te betrtasin, edhe pse kerkojne ndihme, te pa mbrojturit, te vobektet, njerezit e zakonshem.

    Eshte çilimizim ta marresh si vendim “koke-prerjeje” nje liste te tille, qe siç thote vete shalegjati i Surrelit, eshte perpiluar nga mijera shqiptare tashme ne deshjperimin me te thelle, per ate qe duhet te pesojne sa here ndodhen para personazheve publike, per te kerkuar nje te drejte kushtetuese, per te cilen edhe po te kesh merita e te jesh nder 100 me te miret ne bote, perseri duhet te jesh korrekt dhe i paster ne detyren qe te eshte ngarkuar, per te cilen edhe paguhesh nga parate e te gjitheve.

    Me siguri mes denoncuesve mund te kete edhe inatçore, por ndryshe nga sa mendojne forumset e DITA-s, kushdo eshte i gjurmueshem e nuk behet fjale per anonimitet. Ne se dikush ka shpifur, eshte e drejta e pesuesit ta ndjeke ate ne rruge ligjore. Po vetem ka nje gje ne kete mes, qe “pesuesit” nuk duhet ta harrojne: duhen nenshtruar me paresi ligjit te Vetting-ut, qe te justifikojne çdo pasuri qe kane vene ne keto tre dekada shkerdhatokraci.

    Lista e Zeze do ishte shume me e larguar, nese vertete ne Shqiperi, niveli kulturor dhe perdorimi i mjeteve moderne te komunikimit do ishin me te perhapura e me te gjithegjendeshme ne çdo skaj te ketyre trojeve te perçudnuara. Ata qe e paten kete mundesi e shprehen lirisht brengen e tyre, e nuk ka pse te mallkohen apo shperfytyrohen, te tagohen si “qytetare dixhitale”, sepse ne fund te fundit ju dha mundesia per te bere publike peripecite e kokeçarjet qe jane te detyruar te pesojne nga qendrimet arrogante, kerkesat per para e rryshfet te shprehura ne menyrat me ç’njerezore qe mund te perfytyrohen.

    Denoncimi i sot’tem nuk mund te krahasohet me “flete-rrufete” e enveroxhizmit, sepse ahere korrupsioni ishte pothuajse i pa perfillshem, denoncimet ishin te karakterit politik dhe jo ekonomik, siç jane keto mijera denoncime online.

    Sepse varferise ekstreme, po ti kerkosh para per ta sheruar, do te thote ta shpiesh tjetrin ne buze te vdekjes, ti mohosh te drejten universale per te punuar e jetuar i qete dhe pa maskaralleqe dallkaukesh allishverexhinj te pa fytyre.

    Aty i kane gjykatat, koleget e tyre lotederdhes per drejtesine, le te provojne sa i vlen lekura, e sa ndihen te ofenduar e te lene pa gjume, nga ankimet e drejta te qytetareve te thjeshte. Le te provojne se jetojne me rrogen e vetem me te, per gjithe lluksin qe kane vene duke perdhosur dinjitetin e shqiptareve.

    Mos u beni bashkefajtore te krimeve korruptive, forumiste te DITA-s, sepse qytetaret e thjeshte nuk jane as “Fiks-Fare” as “Stop” e kushdisa te tjera programe te mire organizuara televizive, qe te filmojne te korruptuarit apo menefregistet e administrates qe duhet te na sherbejne pa pipezitur, pa shtremberuar turinjte nga mos dhenja e rryshfetit, pa detyruar nevojtaret te kewmbejne shtate pale kemisha e mbase edhe duke shitur gjakun e tyre per te plotesuar deshirat kriminale te te korruptuarve te turnit.

    Reply to this comment
  2. merushe dangellia July 13, 12:05

    habo s’te kaloi akoma vapa…

    Reply to this comment
  3. Jimi July 13, 12:20

    Quaini si te doni, dacibao, flete rrufe e tje. Sigurishte kjo liste qe k/ministri publikoj, nuk ka fuqi ligjore dhe nuk do ta shendoshi gjendjen ne administratewn shteterore pa nje reforme teresore. Ne kete rast qellimi i tij i vetem eshte sensibilizimi i njerezve per te mbajtur qendrim ndaj padrejtesive shoqerore e ligjore nga individet e veshur me pushtet. Sa per ate nese duhet ose jo qe k/ministri ta publikonte, kjo pyetje nuk ka sens!? Ne gjithe opinionin publike egzistojne nje mori pakenaqesish nha sherbimi i administrates shteterore, ose sherbimet e tjera publike. Te gjithe te pakenaqurit sot fale fuqizimit te mjeteve te komunikimit kane menyra se si ti bejne publike keto pakenaqesi, qofte nga organet, qofte nga individet qe perfaqesojne keto organe .Eshte e drejte e secilit qe keto denoncime ti bej ne menyre anonime ose jo. Sot askujt te mos i shkoje nepermend se veprimet e njerit apo tjetrit sado ne fshehtesi te kryen, heret ose vone patjeter do te behen publike. Keshtu qe me duket pretendim i kote ai qe duhej. apo s’duhej ti bente prezente publikishte keto kreitika k/ministri, kur ato kishte kohe qe ishin bere publike nga te pakenaqurit!? Keto kritika prej kohesh jane bere publike nga njerezit dhe jo vetem sot, shikoni cdo mengjez ne njuz 24 emisionin “Koha per tu zgjuar” i cili ka vite qe funksionon, dhe ne te cilin kritikohen hapur fenomene te padeshirueshme dhe njerez konkrete qe i krijojne ato! Kur k/ministri i vendit per te snsibilizuar opinionin shoqeror per lufte ndaj ketyre fenomene gangrenizuese per shoqerine i ben prezente, per nje pjese politikanesh e analistesh kjo eshte e papranueshme!? Po po s’beri edhe kete k/ministri per cfare e duam!?

    Reply to this comment
    • Po mor po July 13, 15:42

      Po Sali Berisha dhe familja e tij kur do denohet o Edi?
      Apo per Saliun ti “nuk je prokuror dhe gjykates” kurse per keta lepujt e vegjel je denoncues prokuror e gjykates bashke?

      Reply to this comment
  4. Viki 13 July 13, 12:40

    Gafe e Rames eshte ose menyre per te fituar kohe sa te rikonfirmohet Luli ne krye te PD dhe te mbyllet pazari i 18 majit Rama-Basha me nje koalicion kunder votes se popullit

    Reply to this comment
  5. A.GRAMSH July 13, 13:08

    Dita reformo ‘Forumin’ se vetem ne diktature mund te behej ‘politike penale’ mos e permendim me emer Bedri Ilamin se eshte djali i ‘lulit te vocerr’,mos permendim me emer Arben duken se eshte familje patriotesh,mos permendim me emer Mojkom Zeqon se ka qene nder kreret e PS!
    Korrupsioni nuk ka as ngjyre e as teser partije e aqe me teper te kete si njesi marese ‘rekordet’ apo aftesite profesionale!?
    Nga ana tjeter si mundet qe 27 vjet meremi me ‘dixhitalin’ e nje te semuri plak qe dogji shqiperine e i komentojme e ‘Habitemi’ qe nje kryeminister qe eshte istitucion e i votuar direkt nga populli denoncimin tia quajme ‘THASHETHEME’!!??
    Kush jane rruget pas 27 vjeteve qe na rekomandon ‘Forumi’?RESPEKT!

    Reply to this comment
  6. arbereshi July 13, 14:29

    Kryeministri thjesht po na tregon te gjitheve se ky eshte mentaliteti qe na udheheq te gjitheve qe nga me i kulturuari dhe profesionisti dhe deri tek me i thjeshti punonjes i administrates. Keshtu jane dhe do te jene te gjithe qe do te kene ate vend pune ne administrate prandaj duhet te ndryshojme mentalitet si popull. ky eshte mesazhi per te gjithe popullin shqiptar ju vazhdoni te beni te zgjuarin duke qene ne majen e idiotizmes

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 13, 15:05

      o arbëresh!
      nëse e marrim për mentalitet!?
      atëherë është ky palloshi që duhet të japë shëmbullin!!
      si kyreministër nuk ke kompetencë të bësh një gjë të tillë,POR ky duke menduar se është mbi gjithçka bën çi do bytha!!
      bën kur ja do e nuk ka perëndi ta lëvizë kur nuk ja do!!
      ky është tëpkë erdogani!!

      Reply to this comment
      • arbereshi July 13, 15:58

        Anticensure me ca numra nga mbrapa nga dyshka te gjashta se me shume nuk numuroke dot dhe me tru te censuruar nga injoranca, ekupton more djale se cfare eshte mentaliteti cfare do te thote mentalitet, e dyta more djale fshati fjalen kompetence e kupton se cfare do te thote, po bytha more djale e di se cfunksion kryen vetem nxjer jashteqitjen por ka ca bythe qe kane qef per nje gje tjeter, ka shume mundesi qe nje nga keto bythe me qejfe te medha te jete bytha jote sa qe truri yt i censuruar te mos e frenoje dot more djalke pe korce

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 July 13, 17:19

          o arbërlesh
          po qënke i keq në inat,mor rrotë hajdarit??
          nuk të kam thënë gjë tjetër veçse një mendim timin,dhe nuk të shkërdheva robt!!
          përse kërcen si i shkërdhyer në vesh dhe shkruan të njëjtën replikë në çdo koment timin??

          Reply to this comment
          • arbereshi July 13, 18:34

            Sepse thjesht je nje debil bythqire more katunar i pa epur, por sa ta kuptosh ti more koperativist i Saliut te ka njel gjithe gjinia femrore me bare more katunar i felliqur qe me ze ne goje robt, une po te drejtohem trunit tat ti me permen robt moterqire dhe po te gjeta……..

          • Po.Po July 13, 19:02

            E kujt i duhet kellira e “mendimit” tend more anticensure pa mend ?! Ti je nje plehre , qe rron vetem pewr te baltosur cilindo , por pa as me te voglin argument . Sepse ……. te perdoresh argument , duhet te kesh prova dhe mend , gje qe ti nuk i ke dhe s`ke per t`i pasur kurre .

          • anticensurë25642654 July 14, 07:35

            ARBËRESH
            së pari me ty!!
            po të kërkosh gjen!
            ps:skam ndërmënd të prish nervat dhe me ty!!po ta lë ty këtë nder!!
            PO.PO
            “Ti je nje plehre , qe rron vetem pewr te baltosur cilindo , por pa as me te voglin argument . Sepse ……. te perdoresh argument , duhet te kesh prova dhe mend ”
            këtë e ke për mua apo për ramën??atij do ti përshtatej 1 mijë përqind!!të paktën në këtë rast!!
            më thuaj një herë se ku i ka provat,se për mënd nuk bëhet fjalë,rama që publikon një listë të tillë??
            ai jo vetëm nuk ka prova,por nuk është në gjëndje të bëjë durim të verifikojë nëse njerëzit punojnë,ose të paktën janë të gjallë!!
            ke mbi dhjet persona të përmëndur me profesion dhe aspak me emër!!
            njëlloj si kur kemi qënë kalamaj dhe kujtonim se mbiemri i shokëve tanë, ishte emri i nonës,miri i nazmijes,turi i jorgjis!!
            të mbrosh dashin,a koqet e tij,të kopesë është gjë e mirë dhe një nder,por të flasësh idiotësira!è?nuk është mbrojtje!!

  7. Vëzhguesi F. July 13, 14:49

    Eshte njelloj gomarlleku i rradhes, qe vjen nga “hypja e vetes ne qef’, siç thuhet ne Shkoder. Edi Rama , mund te jete dhe basketbollist, dhe qyfyrexhi dhe katunar tirone, edhe snobist, edhe …lesh me qime, por politikan as ka qene dhe as ka per te qene ndonjehere. Kjo eshte fatkeqesia e kesaj force poltike qe e beson dhe voton ky popull mjeran. Eshte e vertet shprehja qe me kollaj mund te ecesh mbi shurre se sa mbi mut, por kjo lloj shurre eshte qelbur dhe bie ere me keq se muti. Keto jane me teper se flrte rrufe, keto jane dacibao maoiste kur nisi krimin masiv ne sheshin Tien An Men , ne emer te gjoja rrevolucionit kulturor. Ky eshte me teper se turp , ky eshte nje kercenim i hapur per hakmarrje primitive ndaj gjithe atyre qe jane shprehur kunder, qe kane kritikuar veprimet e tij prej aventurieri dhe neodiktatori primitiv.Edi Rama, duhet ne rradhe te pare te beje skanerin financiar te vetes dhe familjes se tij, te ministrave, zevendes ministrave dhe drejtuesve te larte te qeverise se tij, para se te merret me njerez te zakonshem, qe llogari japin vetem para ligjit dhe Zotit dhe jo para donkishoteve te llojit Edi Rama. Ky po ja kalon edhe Saliut, mikut te tij te rinise kur u rrjeshtua ne partine e tij, se Enverit me thene te drejten nuk i vjen as ne thember te kembes. Do ta besoja Edi Ramen ne listen e tij dixhitale (kopje e Saliut dixhital) po ta fillonte listen me emrin e Saliut dhe Rrulit dhe ta mbyllte me Edi Ramen, Ilir Meten dhe Ilir Bejten. Nuk justifikohet pasuria e askujt me revansh akuzash, pasurit e grave, libra ne kohen e punes ne parlament apo zhgarravina te prezantuara si piktura ne zyren e kryeministrit dhe ne kohen qe paguhet per pune nga taksapaguesit shqiptar.

    Reply to this comment
  8. info analitike July 13, 15:29

    Po mire more shoke po nje emer ministri si nuk rezultoi ne ate liste! Sa komente ka marre Rama ku denoncoheshin te paberat e ministrave. Po protestuesit e Zharrezes qe nuk u mjaftoi tallja me “gazin e embel” te Gjiknurit qe i erdhen deri ne Tirane? Po koncesionet ne Dogana e drejtoreshta e doganave dhe tatimeve? Po Lali Erin me rastin e vdekjes se Arditit te vogel e me prokurorin qe hante e pinte per shtate pale qejfe? Lali Edi mjaft u talle me delet e rilindjes po fundja mire ia ben perderisa te votuan pa asnje program por vetem per barcaletat me kazan e me tepsi.

    Reply to this comment
  9. drini July 13, 15:31

    kesaj radhe paske paguar ne spital o Arben

    Reply to this comment
  10. Konti Sbalta July 13, 15:43

    Pershendetje Dita !”Lista e zeze , nuk ehste aq e zeze sa duket” Ata qe kane paditur ata qe jane ne ate liste e dine vete se Ckane hequr deri sa gjeten nji rruge per tu ndigjuar zeri i tyre .Drejtesia le te veproje mbas “vetingut” qe nuk po duket akoma , .Ata i dalin vete zot asaj qe kane shkruar.Si do qe te jete kjo eshte shume here me e mire se tre muaj ne “cadren e lirise ” , .

    Reply to this comment
    • biometri July 13, 16:48

      o konti
      e zeze do te thote qe eshte e zeze
      blac liste perdorin shba-te dhe vende te tjera per njerez me probleme
      per mendimin tim rama mire ka bere se qerosit po nuk ia kujtove njehere ne vit qe eshte qeros e harron.
      vetem se me tipologjin qe ka shoqeria jone tani do turren te gjithe te denoncojne komshiun qe kane inat apo gruan e bukur te zyra ngjitur qe nuk ua var etj etj
      dmth cfare sjell kjo menyre?>
      a e sheron korrupsionin? ky me duket thelbi i muhabetit

      Reply to this comment
  11. M.H. July 13, 15:48

    Edhe vete Kryeministri duhet te kuptojne rregullin shteteror nepermjet pavarsise se institucioneve.Nuk ka pse te merret kryeminstri me lista.Ka iden per tu njohur ne syte e popullit qe po vendosim drejtesi.Por ne kete veprim nuk asht detyre e kryeminstrit te merret me lista.
    Populli shikon dhe ndigjon se cfare bahet ne shqiperi edhe pa u perzier ne punen e pa nevojshme puna e kryeminstrit.Cdo institucion ka normat ne mbeshtetje te ligjit.Keto kryejn detyren ne zbatim te ligjit dhe populli shikon,ndigjon,kupton dhe ndergjegjesohet per ekzistencen e shtetit shtet.
    Kryeministri me iden te bashkeqeverisim me popullin transformohet nga nji zyre kryeminstrore ne zyre informacioni merre e nep me popullin.Prandaj kryeminstri duhet te dije si ta baje bashkqeverisjen.Ankimet e popullit ndaj administratorve duhet t’ia baje organit apo institucionit nga varen per tu zgjidhur ankimet.Ose nese ia dergojne kryeminstrit.Kryeministri nuk duhet te shpalosin para popullit lista kallep duke e ba fakt te kryer thashe themen e ankimit te qytetarit.Por t’ia dergoj organit kompetent qe ta vertetoje ankesen pozitivisht apo negativisht.Organi kompetent merret direkt me qytetarin.

    Reply to this comment
    • Mira July 14, 00:44

      O M.H.
      Të lutem mos e përmendni emrin popull, se populli janë dhe hajdutët e përdhunuesit e fëmijëve!
      Doktorri e quajti, masë amorfe e përkëdhelur me emrin popull…..
      Kjo është shumë më e goditur, sesa populli i fjalimeve të dikurshme….ju me kuptoni…

      Reply to this comment
  12. Guri July 13, 15:51

    Ju qe nuk e pelqeni shpalljen e “listes se zeze” nga Rama ju ftoj, ne radhe te pare, te lexoni sqarimin e kthjellet qe ka bere vete ai, pastaj flisni. E gjithe kjo zhurme me ngjan, ose me furtune ne nje gote uji qe e ngrini ju “protestues”, ose, e kunderta, levizjet e çoroditura te minjve perpara se te bjere termeti. Ne qofte se ju tremb termeti, atehere beni si te beni dhe mbrohuni, ne qofte se keni çfare te mbroni.
    Eshte e habitshme, vete ankohemi se nepunesit e shtetit, gjyqtaret dhe mjeket e korruptuar na e kane bere jeten ferr, dhe vete ulerasim kur kerkohet te hapet kapaku i “kutise se Pandores”.

    Reply to this comment
  13. tomsojeri July 13, 16:04

    Pas gjith atij mali hajnie,korupsioni,mashtrimi e vendimesh makaber gjyqesore (mjer kush i ka provuar e ka ren ne dor te tyre ) ,kjo list esht nje kamban e vogel lajmerimi, se denoncimet e ktij populli te trembur e te dhunuar, nuk shkojn ne hava ! Pse pak jan ata qe kan provuar “dajakun”vrases te ksaj administrate te degjeneruar dhe drejtesie kriminale ,mosperfillese ndaj dhimbjes se shqiptareve ??? Kush gjeti drejtesi ??? Ku te gjej drejtesi e ngushellim farfanjaku i rjepur ,i mashtruar e i egzekutuar ??? Ku guxon te ankohet ky popull ktu e 27 vjet ????Te kush te ankohet, e i thon nje fjale “te shkosh per lesh e del i qethur ” Sa te pakenaqur jan a keni iden ??Ky shtet inegzistent ska “vatra” per te mbrojtur shqiptaret e dhunuar ! Jan shum pak kto 100 e sa per rugen qe gjeti kryeministri te ekspozoj kte qindeshe te par ,ska pse cuditeni ju “demokratet e civilizuar” qe po mundoheni te na tregoni se Shqiperia esht Gjermani ,Franc, dhe Evrop ku ligji funksionon ! Qe te thuash se Shqiperia mban kampion per korupsion ,mendoni cfar faturimi mban mbi kuriz ky popull! Ku ka demokraci ne Shqiperi ???? Demokraci ka vetem per poltikanet e degjeneruar, qe slan gje pa vjedhur te mbeshtetur nga gjykates e prokuror ,ku sebashku, nuk din ku te cojn parat e pasurin qe kan ven, e me mish e me thoj nuk duan te leshojn pushtetin nga duart ! Shqiptaret po i besojn Vettingut dhe kte e treguan me votat e tyre ,e kta nuk leshojn pushtetin sepse besojn qe do e deformojn ne favor te tyre ! Pra mir beri qe i shpalli kto emra e mir do bej te vazhdoj akoma, qe te mblidhet pak kjo hordhi e dal jasht kontrollit ! Vazhdo Edi Rama se ktu cohet nje byth Lul Bashe e ngre cader mu ne mes te bulevardit e vallzon si ja do qefi ,e nuk e kemi par ne asnje vend te Botes e tani ju prishi qefin lista ………Ishalla e ka radhen vettingu tani se boll ma…….

    Reply to this comment
  14. Haka Tekizoti July 13, 16:09

    Botimi i listës është një budallallëk me brirë. Kryeministri ose s’është menduar fare, ose është menduar aq gjatë saqë lodhja e ka gropisur tek i njëjti arsyetim. Qytetarët, anonimë ose jo, nuk përfitojnë asgjë nga përkëdhelje të tilla, duke u dhënë gjoja fuqi kryeministrore nëpërmjet medies denoncimeve të tyre. Ata do të fitojnë jo nga buja e luftës për reformimin e administratës dhe luftës kundër korrupsionit por nga reformat reale ligjore në fushat përkatëse. Dhe reformat reale zhurma rreth tyre nuk i bën as më cilësore dhe as më të besueshme. Populli ka thëne se llafet e shumta janë fukarallëk.

    Reply to this comment
  15. vasili July 13, 16:43

    Keta te vetquajtur analiste(Zeqo eshte ngaterruar kot me kete bashkesi),nuk te habisin aspak,qe kancerin e shoqerise shqiptare,korrupsionin,vazhdojne ta bejne sehir nga shkallet e stadiumit,larg menderjes se tyre,ku kane hyre me honoraret e pa merituara,qe u paguan gazeta.
    Puna e tyre e pare,ishte dhe eshte,si gazetare,qe te ngrejne mullaqet,,nga karriget e zyres apo kafenese,dhe te kontaktojne korrupsionin dhe ata qe e kane zhvilluar ate.
    E po kjo se pari do guxim,se dyti profesonalizem gazetaresk,te njohesh mire ligjin dhe ekonomine,qe rapsodet tane te ´´medias´´tallava nuk e kane.
    Nuk luajne per qamet nga pozicioni i tyre:
    Bluajne pa fund,ne mullirin e tyre te fjaleve,bemat e lulit,metes,saliut,Rames,pa mbajtur pergjegjesi dhe pa u atakuar me askend,aty dhe me lexuesin,qe i nxjerre shpesh bllof,me argument dhe fakte dhe per ato qe ata shkruajne..
    Dhe dembelizmi dhe paaftesia e tyre,merre formen e nje zilie malinje,kur punen e tyre,detyrohet dhe e merre ta bej kryeministri.
    Ai merre pergjegjesine e perballjes ne shesh te mejdanit.:
    Prandaj morali i kesaj specie gazetaresh vazhdon te jete i njejte;.
    Ne do te vazhdojme pa fund te llomotitim,te njejtat gjera,dhe zjarri te vazhdoje ta shkrumboje kete vend,vec hohorarin tone,ta lere pa prekur..

    Reply to this comment
  16. ADEMI July 13, 17:05

    BRAVO RAMA! JE NE RRUGE TE MBARE! PUNO PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET KETO KOMENTUESIT DHE ANALISTET LE TE LLAPIN

    Reply to this comment
    • emigrant July 13, 17:20

      eshte turrur vulgu te mbroje Ramen
      Si u katandis ky njeri keshtu?
      Nga revolucionar ne konformist
      Nga qytetar ne egersire
      Nga intelektual ne maocedunist
      Turp

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 14, 09:26

        emigrant
        ke një gabim të madh ekur thua
        “Si u katandis ky njeri keshtu?”
        një pjesë kanë kujtuar se është qytetar,rrevolucionar dhe intelektual(një farë kohe dhe unë),por në fakt ai kaqënë kështu si është “katandisur”!!
        rama ka qënë i tillë,por paraqitja si “dikushi” e ka bërë të duket dikush!!
        ky është karabush që se ka shokun!!
        mediokër deri në palcë!!

        Reply to this comment
  17. Jevi July 13, 18:02

    Publikimi i asaj liste ku ka dyshime per abuzimin me detyren shteterore nuk kaasgje te keqe.Secili nga personat qe u gjend ne ate liste mund ta pastroj emrin e vet duke e kerkuar ligjerisht.Sa persona akuzohen perdite ne media,ndalohen nga policoa e ne fund dalin te pafajshem?Zoterinjt Malaj,Islami,Duka a Zeqo sa emra kane permendur cdo dite ne shkrimet e tyre me te drejte e pa te drejte?Cdo gje duhet pare ne kend veshtrimin se cili eshte qellimi,perse sherben dhe a i ben mire shoqeris?Te gjithe po ankohemi per korupsionin qe po i ze frymen vendit tone dhe kur behet nje denoncim kerkojme te shmangemi.Duhet te behet nje “revolucjon”neadministrate qe ajo ti sherbej ligjit,dhe jo xhepit te sejcilit per vete.Shohim sot nepunesa me rroge sa e mesuesit qe mba makine qe do 20 litra benzine per 100-te km ,ku i gjen te ardhurat?E te tjera.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 14, 09:49

      Jevi
      “Secili nga personat qe u gjend ne ate liste mund ta pastroj emrin e vet duke e kerkuar ligjerisht.”
      më duket pak si budallallëk kjo që thua!!
      normalisht njerzit janë në shumicën e tyre,mendohet,të ndershëm,të pastër(si thua ti),prandaj nuk është e nevojshme që ti drejtohesh ligjit për të të vërtetuar pastërtinë!!
      në rastin e kundërt është ligji që duhet të vërtetojë që dikush është i “papastër” i pistë,dhe pastaj e dënon!!
      pra nuk mjafton një fjalë për të të quajtur të papastër,të pistë!!pisllëku duhet vërtetuar!!
      marrim njërast hipotetik!!
      unë ose ti,nuk ka rëndësi,pra njëri është nënpunës dhe tjetri qytetar!
      ti je qytetari i ndershëm dhe unë nënpunësi i korruptuar!!
      për një të drejtë tënden(flas për të drejtë në kuptimin e mirfilltë fjalës,jo ndonjë gjë që të duhet të thyesh ligjin) që e kërkon tek unë ke këto mundësi për ta aritur:
      -e arin se është e drejta jote
      -do të më japësh ryshfet se përndryshe unë të sorrollas
      në rastin e parë mbyllet muhabeti kur merr të drejtën tënde dhe ku jemi parë!
      në rastin e dytë:
      -unë të kërkoj rryshfet
      ti ke dy mënyra për të vepruar!!
      më jep rryshfet ose
      më denoncon
      nëse më jep rryshfet,je i njëjtë me mua!i korruptuar!
      nëse më denoncon
      -pa prova
      -me prova
      pa prova është fjala time kundër tëndes!nuk ka asnjë vlerë!
      me prova përfundoj unë në burg!!
      lali fjalët i merr era!fjalë thua ti fjalë them unë!!
      kë të besojmë??
      qytetari dixhital,që ka kaluar nga berisha tek rama,çfar të dhënash ka dhënë në një kohë që nuk e di as emrin e personit që akuzon??të thotë”4. Drejtori ALUIZNI Elbasan,11. Drejtori DAR Korce,42. Kryeprokurori Korce”etje,etje!!
      përveçse është një mungesë serioziteti e K/ministrit tonë qytetar tirone,kjo është një harbutëri prej një fëmije tarrallak!!mbrojtja që i bën ky fëmijë veprimit të tijë të marrë,është një kryeneçësi prej skizofreni!

      Reply to this comment
  18. Mark uk July 13, 19:48

    Kur flet Edveri cfardo qe te thon ju e aprovoni o ushtart me pages te ati psikopati.

    Reply to this comment
  19. optimizem per vendin July 13, 22:20

    Lista eshte plotesisht me vend se eshte e bere nga njerez me emer dhe mbiemer dhe jo anonime. Me vjen shume keq per disa qe e heqin veten intelektuale apo dhe njeres si juriste qe na tregojne flete rrufet ne kohen e Enverit apo dhe drejtesine ne kohen e dreqit. Edhe atehere flete rrufej analizohesh dhe ne qoftese nuk qendronte rrezohej dhe ai qe kishte bere merrte masen e merituar ose lavderimin dhe s’e quaj asgje te keqe. Demokracia, sipas ketyre, na qenka vetem drejtesia duhet te jape drejtesi, kur drejtesia nuk egziston. Atehere çfare duhet bere? Me demokraci, me drejtesi, me gjyqtare apo prokurore po shikojme se sa katran shkojne punet dhe ku jemi e sa vriten ne dite. Vriteshin kaq ne kohen e fleterrufeve? Me demokraci dhe drejtesi spekullojne kriminelet, hajdutet, dhe gjithe ata qe kane diçka ne dore nga shteti dhe keshtu shteti eshte bere rrumpalle. Ne do presim vetingun, do presim prokurorin, si ai sot qe merr ne hetim grupin parlamentar pse thirri Sali Berishen me te birin apo si ata prokurore apo gjykates qe gjykuan Gerdecin apo 21 janarin, apo 1997-en etj. Po kaluan 27 vjet ore intelektual te mençur , ore gazetare, ore gjallesa qe veshtroni vetem bythen tuaj dhe ai qe ishte 27 vjeç atehere sot 54 vjeç, merrni vesh! Listat qe publikoi Edi Rama jane transparence qe e ben populli dhe populli do ti marre vete fatet e tij ne dore kur mungon drejtesia , apo te pres sa te vdes. Lerini slloganet, mediat qe i keni ne dore per interesin tuaj dhe kur u zene ngushte thoni jemi pushteti kater e i peste. Ju jeni bere pushtet i vetes. Doni emrin tim? Po me kthyet pergjigje u a dergoj.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 14, 07:53

      optimizem per vendin
      “Lista eshte plotesisht me vend se eshte e bere nga njerez me emer dhe mbiemer dhe jo anonime.”
      pa e zgjatur fare dhe pa vazhduar me propagandë partiake si bën ti,por thjesht për princip demokratik!
      -ka një organ të pavarur kontrolli,përveç K/ministrit,përveç qeverisë për këto denoncime??
      -me çtë drejtë quan të korruptuar K/ministri një person i cili nuk është kapur në flagrancë ose nuk është dënuar me vendim të prerë nga një gjykatë??
      -je i sigurtë që nuk janë hequr dhe nuk janë shtuar emra në këtë listë për arsye politike??
      -është pasqyruar e plotë kjo listë apo është rrumbullakosur sipas dëshirës??
      -etje etje etje,sa më shumë të vijnë në mënd aq më shumë mund të pyesësh!!
      optimizem per vendin,ky është problemi!!
      unë dua një shtet ku të jemi të barabartë përpara ligjit,gjithashut pranoj atë që tha palloshi 4 vjet më parë pas fitores së 22 qershorit,jo të barabartë në pasuri!por përpara ligjit e dua!!ky po shkel atë që tha 4 vite më parë!!duhet të jetë ligji dhe njerzit që punojnë me të ata që duhet të thonë fjalën e tyre dhe jo K/ministri!!
      e shikon gafën e radhës,tjetri ka 8 vite që ka vdekur dhe akoma qënka në listë!!
      shiko listën dhe mendo se sa i trashë ka qënë ky që nuk ka qënë në gjëndje të gjejë emrat e të denoncuarve po i paraqit me vëndet e postet që ata mbajnë:
      2. Toni, Shef sektori ALUIZNI
      4. Drejtori ALUIZNI Elbasan
      11. Drejtori DAR Korce
      12. Drejtoresha Metani DAR Tirana
      42. Kryeprokurori Korce
      43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce
      50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane
      51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane
      53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores
      56. Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas
      64. Drejtori Juridik UKT
      65. Drejtori I shitjeve UKT
      67. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore
      a të duket profesionalizëm,të duket dëshirë për të drejtuar drejtësinë e shtrëmbër shqiptare??
      dhe në estardë nuk mund ti përdorësh gjëra të tilla o “optimizëm për vëndin”!!
      jo për gjë po ka rrezik që të pësojnë infakt spektatorët nga të qeshurat!!
      gjermanët kanë një shprehje të lezeçme kur ju thua se duhet menduar pozitiv!!
      po,të thonë nuk është mut,por mut i bukur!

      Reply to this comment
  20. Eduarti July 14, 12:01

    Se c’fare mendojne keta 4 musketieret e Edi Rames per ate “LIsten e zeze “, mjafton ti pyesesh e ti thuash se “Listen ” e ka bere Berisha. Atehere do nxjerrin nga barku gjithe folklorin dhe do tregojne mendimin e tyre per “Listen ” ashtu si e kane. Pa patur nevoje ta zbukurojne per hater te bojaxhiut Rama.

    Reply to this comment
  21. Atdhetari July 14, 20:13

    Debat i madh eshte hapur ne lidhje me ”listen e zeze”, te publikuar nga kryeministri i vendit. Kjo nuk eshte nje liste ”e zeze”!
    Flasin e shkruajne njerez te ndryshem, anonime dhe jo anonime, njerez me grada shkencore dhe njerez te thjeshte. Kjo e ben permbajtjen e letres me interes te vecante.
    Ne fund te fundit dy jane grupet e njerezve, qe shkruajne: 1. Te shendetshem dhe 2. Te semure.
    Te shendetshmit jane ne krah te Edi Rames, qe do te thote ne krahun e atyre qe duan te fitojne luften kunder korrupsionit, nje semundje kancerogjene e rrezikshme, qe synon te shkaterroje cdo vlere pozitive te shoqerise, qe synon te shkaterroje vete jeten e shoqerise tone.
    Sa krime jane bere e behen per shkak te korrupsionit ne keta 27 vjet te demokracise se krimineleve? Nuk mund te numerohen. Kudo kjo semundje eshte futur dhe po e gerryen shoqerine tone.
    Korrupsioni u fut ne radhe te pare tek njerezit e politikes dhe nen shembullin e ketyre njerezve eshte shtrire ne cdo qelize te shoqerise tone: ne te gjitha institucionet shteterore dhe private, ne administrate, ne sektorin e sherbimeve spitalore, ne shkollat e te gjithe niveleve, ne sistemin e drejtesise, ne agjensite e privatizimit, ne komisionet e kthim e kompensimit te pronave, ne drejtorite aresimore te rretheve, ne biznes, ne tendera, ne art, ne qytet dhe ne fshat.
    Korrupsioni eshte bere ”mysafiri” me i rrezikshne ne jetet tona dhe ka arritur te ”zoteroje” nje lloj pushteti agresiv mbi njerezit, duke i bere ata qe te flasin me vete.
    Per shkak te ketij korrupsioni galopant njerezit nuk gjejne pune, nuk gjejne drejtesi, nuk marrin dot pronen, nuk gjejne sherbimin e duhur per nevoja e tyre dhe nje depresion gjithnje e ne rritje po shkaterron jeten e shoqerise.
    Shume njerez bien ne pesimizem, vrasin, vriten, vetvriten, kryejne akte barbare vet-gjyqesie ndaj kundershtareve, ndersa korrupsioni krekoset!
    Deri kur do te vazhdohet keshtu?
    Na qenkesh ”flete-rrufe”komuniste kjo liste – thone te semuret. Keta jane njerezit e grupit te dyte ne krah te korrupsionit, qe i japin krahe dhe force dhe qe jane kunder luftes se kesaj semundjeje, qe po e degradon shoqerine tone.
    Ndaj nje semundjeje te rrezikshme per jeten, mjeket e mire, besnike te Hipokratit, bejne maksimumin e mundshem, perdorin te gjithe antibiotiket ne terapine e te semurit per t’i shpetuar jeten.
    Korrupsioni eshte nje semundje e rrezikshme dhe duhet luftuar me te gjitha mundesite, jo vetem ne FB, por edhe me letra denoncimi te hapura e anonime, me mediat vizive e te shkruara, me kamera te fshehta e te hapura, me regjistrim zeri etj, dhe mbi te gjitha me vendosjen e nje sistemi te rrepte drejtesie.
    Detyre e qeverise, dhe e mediave investigative eshte te marre ne konsiderate keto informacionet dhe te jete operative ne verifikimin e te vertetave, per te konkretizuar me fakte luften ndaj korrupsionit, jo vetem me largimin nga puna, por edhe ndeshkime ligjore (me burg), duke ia dhene drejtesise se reformuar, perndryshe, vetem largimi nga puna nuk eshte asgje per nje zyrtar korruptiv, qe i ka nxire jeten qytetarit per ceshtjen e tij te drejte.
    Nuk ka asnje shkelje te te drejtva te individit. Ne se dikush ka permendur emrin e nje zyrtari, te nje mjeku, te nje drejtori etj per korrupsion, neqoftese nuk e ka ”mizen mbi kesule”, te rrije i qete, askush nuk mundet te ndeshkohet, pa aresye ne nje vend me ligje e sistem demokratik drejtesie.
    Kjo eshte nje beteje pothuajse e pergjakshme! Qeveria duhet te pergatitet mire, per ta fituar betejen. Mbeshtetjen e ka.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. July 18, 22:14

      Me ç’po lexoj ne kete pamfletin politik pro Rama, ti “atdhetari” qenke me i semure nga te dy grupet qe kewrkon te analizosh. Ti je nje kryeservil dhe bythlepires i porositur per te mbyllur komentet e ketij artikulli qe analizon gomarllekun e rradhes te Rames.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*