FORUM: Ç’po i ndodh martesës shqiptare (Jepni mendimin tuaj)

March 9, 2018 03:54

FORUM: Ç’po i ndodh martesës shqiptare (Jepni mendimin tuaj)

Divorci është një proces i gjatë, i lodhshëm, i kushtueshëm dhe shpeshherë me pasoja të rënda shoqërore.

Por, gjithnjë e më shumë martesa po shkojnë drejt divorcit në Shqipëri duke bërë që Shqipëria të hyjë në zonën e kuqe të vendeve që kanë normë shumë të lartë të tyre.

Statistikat e gjykatave në fund të vitit të kaluar flisnin për rreth 15 divorce në ditë.

Të tjera statistika zyrtare të fundit të 2017-s tregojnë se 39 martesa shqiptare në 100 përfundojnë në divorce.

Sipas jush, pse po ndodh kjo?

Pse një nga institucionet dikur më të forta të shoqërisë shqiptare, sot është kaq i brishtë?

Postoni mendimin tuaj poshtë këtij shënimi.

n.s. / dita

March 9, 2018 03:54
Komento

11 Komente

  1. Arjani March 9, 08:38

    Co gje vertitet rreth ekonomise. Por pas viteve 90’eshte dhe nje faktor tjeter po aq i rendesishem. Mungesa e arsimimit ose arsimi shume i dobet

    Reply to this comment
  2. one 13 March 9, 10:02

    Per mua jane kurveruar femrat. Jane ne krize identiteti. Nuk dine cfare duan. Dhe ne fund shumica perfundojne qe hane vetem k… Kurse nje pakice shperblehet me ndonje gje por nderkohe humb personalitetin

    Reply to this comment
  3. noki March 9, 10:24

    Per mua martohen sh shpejt dhe pa i kuptuar pergjegjesite qe rrjedhin nga martesa qe jane te perjetshme.

    http://www.gazetatema.net/2018/03/09/martesa-e-vajzave-ne-moshe-te-re-vijon-te-mbetet-e-larte-ne-shqiperi/

    Reply to this comment
  4. Alma Nikolli March 9, 10:27

    Një ulërimë.

    Mendova se ishte ndonjë nga ato të qeshurat me të bërtitura të adoleshentëve, kur grupohen, të gjithë e kemi bërë diçka të tillë, kryesisht në autobuz.

    Zëri i vajzës erdhi më i tmerrshëm duke sfumuar tingujt në kufjet e mia. Një djalë apo burrë (sipas përcaktimit “shkencor” të termit) i pakënaqur nga biseda e dy vajzave (sipas shpjegimeve të mëvonshme) me lirinë që do i ketë dhënë vetë vetes, pa kthyer ende unë kokën kishte goditur s’e kuptova se me çfarë, përveçse me llafe, nga ato që fatkeqësisht janë bërë normale, vajzën. Me syze i gjuajti më duket. Shau dhe pak e pastaj i kërkoi shoferit të zbriste, i indinjuar shumë madje.

    Ishin të panjohur për njëri-tjetrin, ai iku (në ferrin që kurrë më tepër s’ia kam dëshiruar ekzistencën, uroj), ndërsa vajzën e kapi paniku. Sa më dhemb ajo.

    Nuk diskutohet trishtimi në fytyrat e gjithkujt që ishte aty. Po, ishte tamam trishtim, e lexova në gjithë ata sy në dukje pa lot.

    Nëse ai nuk pëlqeu bisedën, ritmin apo volumin e saj, nuk pëlqen jetën, ngjyrat apo errësirën e saj, nuk e di. Nuk e di nëse në këndshikimin mashkullor të godasësh një grua, kur nuk pëlqen ekzistencën e saj është legjitime, e njohur apo e panjohur qoftë ajo. Por, e di se përveçse dështim individual është produkt i kësaj shoqërie femërore të shpërfytyruar.

    Femrat të ashtuquajtura shejtanka që sfidojnë djallin, të vetëkënaquara me disa shprehje të tilla idiote, të mbetura vetëm simbolike, s’bëjnë asgjë për të rrënjosur karakteret e meshkujve, kur kanë në dorë diçka. Gjithmonë kanë në dorë diçka, qëkur janë nëna e një fëmije, mësuesja e parë e një djali… e deri tek të qënit lodra e parë e një burri.

    Gratë nuk e frikësojnë burrin. Nuk i ngjallin respekt apo larg qoftë dashuri. E bezdisin në rastin më të keq, kur ai s’ka para sidomos.

    Gratë janë ato që vonohen para një takimi. Ju ka dalë nami. Janë aq të afta sa burrat t’i presin. Hallall!

    Janë ato që i deh pija më e lehtë, parfumi.

    Janë ato që pranojnë të barazohen me përqindje.

    Janë ato që për 8 Mars duan patjetër diçka që të mund t’u tregohet krenueshëm grave të tjera.

    Gratë janë ato mësueset, ç’mësuese të lidhuara aq shumë me librin, me letrën, saqë në 8 Marsin e tyre duan një zarf modest letrash.

    Janë ato delikatet me thonj të bëra që s’mund të hapin një kavanoz dhe që mund t’i gllabërojë me një kafshatë një mushkonjë.

    Gratë janë koncepti që burrat kanë ndërtuar triumfshëm prej miliona ditësh. Gratë janë psikologjikisht këto gra që na shohin sytë.

    Gratë jam dhe unë, po sot më vjen të jem një anti-grua, të jem një njeri që mendon aseksualisht, një njeri që mendon, një njeri.

    Më vjen të urrej çdo lule që këputet e bëhet pjesë buqete duke bashkëpunuar kështu në manipulimin e dobësive të grave.

    Gratë janë shkaku që prodhojnë një pasojë, e cila ju bëhet shkak i tmerrit të tyre.

    Reply to this comment
  5. Boll me borckullat tuaja ! Hapni syt e shikoni te verteten ne sy . March 9, 11:31

    Ndoshta kjo nuk eshte nji teme aq e thjeshte ,sa te komentohet ashtu ,pa ven ne perdorim llogjiken e arsyen .
    Ajo qe shumica e shqiptareve sot nuk arrijne te
    kuptojne ,ose thjeshte e anashkalojne “pavetedije ”
    eshte ajo se Divorcet ne Shqiperi ,
    jane ne fund te fundit nji efekt i maredhenjeve sociale
    ne shoqeri ,por edhe asaj ekonomike ,prej te ciles
    ajo qendron varur !
    Nqs ti si qytetare ,rritesh ne nji ambjent ,
    ku nuk exzistojne Vlerat Njerezore ,
    ku shoqeria eshte nji turm
    e nuk i afrohet ne asnji kendveshtrim
    titullit Shoqeri ,
    ku mbi cdo maredhenje ajo qe ka komandon
    ne shoqeri eshte dhuna ,
    natyrsihte qe nuk mundet me pas kurre
    ato kushte te favoreshme ,ku do mund te jetohet
    ne cift si ne nji shoqeri normale ,
    ku do mund te kishte jeta ne cift ,
    nji Shanc per te mbijetuar .
    Ne nji vend ku jeta ne cift , eshte permanent e bombarduar nga problemet nga me te ndryshme ,
    mbijeteses qe eshte kryesorja ,(nqs ti nuk ke qetesin
    e nevojeshme sigurine e jetes ,e Jeton me friken e se nesermes ,cfar do vij neser ,je gjithmon ne presion ,
    kjo luan nji rol te madhe ne ciift ,reflektohet ne jeten
    bashkshortore ,zgjon konfliktet )pra njeriu aty eshte i programuar te mos jetoj ne qetesi .E kjo eshte nji “merite” e politikave ne ate vend . Ajo shoqeri shqiptare radikalizohet sepse ashtu i intereson politikes , sepse ashtu duke mos qen i qet shqiptari ,
    nuk mendon dot qarte ,nuk i funxionon arsyeja .
    Politika jo rastesishte shduku cdo Moral ,Kulture,
    Tradite familjare , dhe Vlerat i zevendesoj me antivlerat kudo !
    Pra i ndodhur ne kto kushte ,eshte shume e veshtire

    exzistenca e ne cift !
    Te gjithe dijme qe ,nji rol kryesor ne nji bashkjetese ,
    luajn ndjenjat tona ,gjendja shpirterore .E nqs kjo Jeton ne nji ambjent te erret ,kuptohet qe jeta i behet e padurushme e kerkon te dale sa me shpejt nga ajo gjendje ,pra ndodh ajo qe ndodh ,largimi,divorci .

    Kjo eshte nji teme qe ka shuma kendveshtrime ,
    dhe s’mundet te esaurohet thjeshte me disa komente ,
    por sado spontane te na duket neve ky debat ktu ,
    +hedhja e ksaj Teme (e cila ja vlen e perben nji Teme
    djegese per trurin e shqiptareve ) – vec te tjerave ,
    diskutime e debate te Tilla vlejn per shqiptaret ,
    sepse duke nxjer ktu ,arsyet e verteta ,
    se kush jane shkaqet qe cojne ne kte Divorc ,
    ne perballemi ne nji far menyre me vetvehten ,
    shifemi vet ne pasqyre bashke me problemet tona
    dhe kjo eshte mjaft pozitive se ,ne zbulojme kto te meta
    ,te cilat na del detyre ti luftojme ne te ardhmen ,
    si ka vepruar edhe cdo shoqeri e ksaj Bote ,
    per te ber qe kto Probleme negative ne jete ,
    mos te trashegohen ne te ardhmen ,sepse kjo
    do te thoshte per ne shqiptaret Rrezik Nation !

    Reply to this comment
  6. keshtu ndodh March 9, 13:34

    Divorcet mbeshteten tek liria pa kufi apo anarshia qe e ka vulosur sistemi demokratiko-borgjez i kapitalizmit. Mos kerkoni zgjidhje. Ekonomia e tregut dhe paraja nuk te lejon. Nuk ka te rinje qe te jene dashuruar nga ndjenjat por nga llogarite dhe interesat ne para; jo se s’kane egzistuar interesat se ato nuk i zhduk dot deri sa jane zgjidhja per te jetuar, por kur keto dalin mbi ndjenjat dhe dahsurine, neser pasneser sjellin divorcin dhe jo vetem dhe gjyq apo vrasje. Kerkojeni tek çthurja e lirive dhe te drejtave te njeriu dhe tek shperberja e shoqerise per ta sunduar. Mireupafshim ne parajse, ne ferr, ne purgator…..

    Reply to this comment
  7. une March 9, 15:11

    Nuk ka me dashuri
    Mori fund qe kur sistemi u bazua i jithi te interesat monetare.
    Paraja eshte perendia e kesaj bote te sotme
    per te ardhur keq por cfare mund te besh?
    Mungesa e moralit do ta coj boten ne degradim dhe pashmangshmerisht ne shkaterrim

    Reply to this comment
  8. Midhi i midhjes March 9, 16:53

    Globalizimi i shoqërisë shoqërohet me globalizimi e lirive seksuale
    Nuk ka asgjë të çuditshme
    Ndahen nga burrat që të martohen me gra
    Ndahen nga gratë që të martohen me burra
    Do vemë ke 33%
    Burra gra
    Burra burra grua grua
    Ka ca quhet duan ti provojnë të tre brenda 10 vjecarit

    Reply to this comment
  9. Arben March 9, 19:52

    Allahu Ekber

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*