Forumi Ekonomik i Vjenës, Rama: Ta kthejmë rajonin në një treg tërheqës

November 24, 2014 18:12

Forumi Ekonomik i Vjenës, Rama: Ta kthejmë rajonin në një treg tërheqës

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili këtë vit pati temë qendrore “Vizione dhe përgjegjësi në një kohë të ndryshimeve”. Si panelistë kryesorë ishin disa kryeministra nga rajoni, si Kryeministri i Shqipërisë, i Bosnjës, i Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer.

Kryeministri Rama theksoi se në filozofinë e saj, Qeveria shqiptare beson se prosperiteti i rajonit si i tërë kërkon bashkëveprim të orientuar drejt projekteve të qarta.

“Unë besoj se ajo për të cilën ne kemi veçanërisht nevojë sot e tutje, është të përqendrohemi në vendet tona dhe në rajon, në projekte të orientuara drejt rezultateve përmes qëllimeve dhe afateve të përcaktuara qartë”, tha Rama.

Duke folur për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama tha se Qeveria doli me një qasje krejt të re kundrejt zhvillimit ekonomik dhe se kjo qasje, bashkë me reformat e ndërmarra, sollën rezultate pozitive brenda një viti.

Në lidhje me rajonin, Kryeministri tha se “bashkëveprimi, qëndrueshmëria dhe kreativiteti janë thelbësore për ta kthyer rajonin tonë në një treg shumë më të madh dhe ta bëjnë atë edhe më tërheqës.

“Por, përtej arritjeve tona personale, rajoni ynë duhet të përfaqësojë gjithmonë e më shumë një treg shumë më të madh dhe duhet të bëjë një ndryshim të madh në qoftë se ofrojmë parashikueshmëri, qëndrueshmëri dhe të gjejmë mënyra më kreative për ta bërë rajonin më interesant”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha se kjo situatë e re të jetë e qëndrueshme kërkon edhe një nivel të ri të bashkëveprimit ekonomik ndër rajonal.

“Është gjithnjë e më e qartë se ajo që ne kemi nevojë dhe ajo që ne nuk mund të sigurojmë me mjetet tona, të ndarë nga njëri-tjetri, janë projektet në shkallë rajoni; projektet e infrastrukturës, projektet e sigurimit të energjisë dhe projektet e turizmit dhe akoma më shumë, gjëra që do bëjnë investitorët të kenë akoma më shumë besim dhe do të bëjnë që rajoni të jetë shumë më tërheqës për investitorët e mëdhenj. Politikisht, deri tani ia kemi dalë, por tani duhet t’ia dalim edhe ekonomikisht dhe kjo duhet të bëhet krah për krah me Evropën. Paqen që tashmë e kemi duhet ta transformojmë në një paqe që ia vlen ta jetosh dhe një paqe të cilën ia vlen ta jetosh nuk mund të ekzistojë pa pasur projektet që do e bëjnë atë të denjë për ta jetuar”, tha Rama.

November 24, 2014 18:12
Komento

1 Koment

  1. Arben November 24, 22:05

    KUJT JA VENDOS KETO DETYRA O BYRAZER.

    HAJDE KETEJ NGA MEMEDHEU MERRU ME NDONJE PUNE REALE, SE MBETE

    NE MAJE TE AVIONIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*