Forumi në Dubrovnik, Bushati takon zyrtarin amerikan: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

September 2, 2018 10:44

Forumi në Dubrovnik, Bushati takon zyrtarin amerikan: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

 

Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.

Tema e forumit ishte “Forcimi i elasticitetit – Mesdheu, Europa dhe Ballkani Perëndimor”, në kuadër të të cilit morën pjesë edhe ministra të tjerë të Jashtëm të rajonit.

Gjatë takimit me Palmerin, Bushati vlerësoi ritmin e reformave të brendshme, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Ndër të tjera, Bushati vlerësoi “rolin e pazëvendësueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon”.

a.s/dita

September 2, 2018 10:44
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*