Forumi në Paris, Rama: Çfarë na bashkon me Serbinë

September 2, 2017 11:32

Forumi në Paris, Rama: Çfarë na bashkon me Serbinë

Nga ‘Global Positive Forum’ që u mbajt dje në Paris, kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet me Serbinë. Teksa theksoi se një ndër prioritetet e qeverisë së tij është anëtarësimi në BE, Rama nënvizoi faktin se ka më shumë gjera që bashkojnë Shqipërinë me Serbinë.

“Më lejoni t’ju them se sot, Shqipëria e Serbia kanë shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetëm pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra Kryeministër, përpara pak vitesh. Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE-së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj.

Edhe një herë, siç e kam thënë me admirim dhe përulje, nuk besoj se njerëzimi ka njohur ndonjëherë në historinë e tij një program ekonomik e politik më ambicioz se BE-ja. Procesi për të arritur deri këtu ka qenë i trazuar, ka tejkaluar kriza të mëdha, ka njohur shumë ulje e ngritje, si Brexit në këtë moment. Në këtë çast jemi në një pikë të ulët, por projekti europian nuk është ndërprerë dhe nuk do të ndërpritet ndonjëherë, besoj unë.

Ne e duam Europën, ne duam t’i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e këtij suksesi të pabesueshëm që përfaqëson BE-ja dhe duke thënë këtë, nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Rama.

September 2, 2017 11:32
Komento

13 Komente

  1. Arben September 2, 12:17

    SHKURT MUHABETI

    TALLAVA

    Reply to this comment
  2. lili September 2, 12:36

    Qe projekti evropian eshte nderpre e mire ,kete e dine te gjithe pos qeveritaret tone qe vazhdojne me pergjumuar popullin me perralla se ardhmeria jone eshte tek BEja. ..
    A e di kryeministri jone se per zgerim te BE duhet referendum tash nga populli franceze per cdo pranim?
    Edhe i garantojme se Francezet nuk duan me zgerim e lere mo shqiptaret…

    Reply to this comment
  3. DN September 2, 12:49

    Neve asgje nuk na bashkon, ty pazaret;;;

    Reply to this comment
  4. mirel September 2, 13:10

    Tregjet dhe koncesionet.
    Shqiperia eshte bere vasali ekonomik i Serbise, dhe nga kjo Edi merr perqindjen e tij.
    Stili Ahmetaj u pervetesua shpejt nga Edi.
    Tani te dy palet bejne biznese te forta ne Shqiperi.
    Dini gje qe Fazllic eshte ende ne loje me aferat e vjetra ne Shqiperi?
    Ramutin e bashkojne te gjitha keto dhe nuk e ndan asnje krim e poshtersi qe serbet kane bere ndaj shqiptareve.
    Po te mundej, dhe Ramuti do i bente, po e ka gjetur me te lehte ti rrjepi shqiptaret pa i vrare.
    He per he..

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE September 2, 16:13

    Zoti Kryeminister i Shqiperise, nese Shqiperia mbetet e copetuar sikurse para nje shekulli e edhe sikurse pas Luftes se Dyte Boterore, turpi dhe faqja e zeze do te bjere ne pafytyresine tuaj kolektive “udheheqese”… Me Serbine nuk na bashkon asgje, mesa na bashkon me Greqine, Bullgarin, Italine… Kush do fqinjesi te mire me ne shqiptaret dhe me Shqipetine tone, as ne nuk do ia kthejme me te keq, por, nese dikush do keq, keq do gjeje dhe keq do i bjere!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. Epo kjo pune! September 2, 16:44

    ne akoma na neperkemb serbia e padronet e saj sepse fakti qe hyrja ne BE nuk ndodh para hyrjes edhe te serbise (qe ka bere tre luftra ne Ballkan vetem tani ne fund), i bie qe ne do i biem defit derisa te piqet opinioni serb qe deri tani eshte akoma pro-rus

    Reply to this comment
  7. Arber September 2, 17:52

    Nese do Europen pse i lepihesh Erdoganit o Edi?!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 4, 08:50

      bythëlëpirja ndaj erdoganit,e shfaqur shumë fortë me mbulimin e përmendores së gjergj kastriotit,është një nga kontraditat!
      korrupsioni,krimi,drejtësia,pagjykueshmëria e politikanëve e të tjera,janë mosdashja e hyrjes në BE!
      ndërtimi i një shteti shërbëtor të një klase tmerrësishtë të ngushtë kriminale,nuk mund të arsyetohet me disa llafollogji të tredhura nëpër kanceleritë europiane!!
      të kërkosh miqësi me sërbinë dhe ta bësh shqipërinë të padësirueshme për shqiptarët!?
      është shumë,më shumë se cinike!!

      Reply to this comment
  8. shushica September 2, 19:03

    Me te drejten e nje njeriu te thjeshte ,dje bera nje koment ne gazeten Tema mbi fjalimin e Rames ne kete forum …Nje fjalim me disa ide te mira ,,,,por edhe me pohime skandaloze ,delirante ,servile deri ne absurd …Pre fat ..dikush ne Tema e kuptoi se ky fjalim …mall per shitje ne tregjet hipokrite te ideve ne sallonet europiane ishte i papershtateshem per nje mendje normale shqiptare …Bashke me artikullin u fshine edhe komentet….humben gjurmet….Duke mbajtur qendrim kritik ndaj Rames,askush te mos mendoje se jam kunder te majtes ,perkundrazi …vetem e majta eshte shpresa e rritjes se vendit ne nivel normal zhvillimi dhe qyteterimi …Te tjeret ,pavaresisht nga emrat ,jane primitive ,anarkofashiste tribale apo biznese partiake.

    Sot dua ti kujtoj Rames se ka nje dference te madhe midis politikes shqiptare dhe asaj te fqinjeve ne fushen e marredhenieve nderkombetare…Te gjithe fqinjet ,por sidomos Serbia dhe Greqia po realizojne nje politike te jashteme ne funksion te ekonomise 360 grade …Ato po marrin mikiarda nga ata qe jane te gateshem te japin ,pikerisht nga Kina…ja projektet …Pireu…me kapitalin kinez po shnderrohet pika kryesore e rruges se re te mendafshit….projekt gjigand per lidhjen ujore Beograd,Shkup ,Selanik kinez…projekt miliardar i hekurudhes se shpejtesise se larte Budapest ..Beograd….krijimi i parkut industrial te Beogradit ,,,miliarda kineze …prodhimi i autoveturave elektrike kineze ne Serbi…Jane disa shembuj se sa larg eshte Rama nga politika e fqinjeve …Dhe nuk ka se si te mos ndihesh keq kur Rama thote qe shqiptaret qe mbeten pa pune ne Greqi ,paskan mesuar prodhimin ne sera…..dhe po e aplikojne ne Shqiperi…Pra Rama nuk e di qe ne vitet 70…80 Shqiperia ishte eksportuesja e pare e perimeve te prodhuara ne sera moderne ,,,te cilat praktikisht edhe sot i ka vetem Holanda..

    NE se Rama ka vendosur qe mbas 4 viteve te behet lektor ne Sorbone ,ku te jape pervojen e tij nga ..bohem parisen…ne kryeminister ..dakord…Por ne se do tu pergjigje pyetjeve qe i bente vehtes ne mengjes …le te dergoje ne Europe dike tjeter,,sepse Europa nuk jep para ,,,sepse BE …i ka mbyllur portat ,po jep vetem shfaqje…Rama te marre me vehte disa specialiste dhe te ngulet ne qytetet e medha superindustriale kineze ,por edhe japoneze ,koreane ,ne vendet arabe …te kerkoje dhe garantoje investitoret se shteti shqiptar do te mbroje çdo lloj investimi ne fushen e industrise high tech ,ne infrastrukture ,ne energjine e rinovueshme…Vetem keshtu vendi del nga amullia dhe anarkia ekonomike ,ben te mundur punesimin e mijra te rinjve ,duke i larguar nga baret ,llotosportet,droga….,krimi ..Zhvillimi industrial do te vere ne levizje gjithcka tjeter qe lidhet me turizmin ,kulturen ,bujqesine ,aresimin ,do te krijoje premisa per nje shtet normal me parametra moderne…Te tjerat jane fjale boshe ,mashtrime demagogji…
    Me shprese se do ta publikoni sepse perputhet me linjen tuaj editoriale

    Reply to this comment
  9. I.Troplini September 2, 19:23

    Per te pare se cfare “na bashkon” me Serbine, Z. Kryeiminister, nuk na nevojiten fjalimet pompoze, qe mbani Ju, para politikaneve perendimore.
    Nese do besonit vertete ne ato qe thoni, nese vertete pyesni vetveten cdo dite, a po punoj per te miren e popullit tim (deklarata juaj e djeshmja), atehere duhet tu them, se me Serbine, na bashkon ai realiteti i doganave ne Han te Hotit apo ne Morine.
    Maunet serbe, vijne plot, me cdo mall brenda, qe mund te bartet dhe tregtohet. Qe nga mielli e deri tek patatja, pa asnje lloj garancie per cilesine e mallit. Kur kthehen, jane natyrisht bosh.
    Tani vijme tek ajo qe “na bashkon”.
    Si quhet ajo lloj maredhenie, ku njera pale hap dyert dhe e kthen Hanin e Hotit ne Han me dy porta, ku nuk mbron prodhimin vendas por leshon lumenjte e huaj te mallit te pakontrolluar, per te mbytur ne qelize, cdo perpjekje te fermerit shqiptarit per te mbijetuar?
    Z.Rama. Bukuria e fotografive qe mbush ate profilin tuaj ne Facebook, ku rojet e presidences franceze, iu duken juve si nje “lajm e sihariq” per ne shqiptaret e papare, tregojne shume me teper, per karakterin tuaj personal dhe nevojen per tu zbukuruar me pende te huaja, sesa mbi gjendjen reale ne terren.
    A thua vertete besoni, se perendimoret, ua vene veshin, atleteve dhe recitimeve te nje kryeministri shqiptar?
    Kaq naiv, nuk besoj te jini. Atletet, i prodhojne ata vete dhe nuk kane pritur djalin e Kristaqit, tu tregoje anen ceremoniale te perdorimit te tyre.
    Jo Zoteri. Perrallat, ruajini per djalin tuaj te vogel. Mbase e ze gjumi shpejt, tek ju degjon.
    Kur te zgjohet ai, mbase zgjoheni edhe Ju, me nje kembe te mbare, ashtu sic i takon nje kryeministri te denje, per nje vend te vogel, me nje popull te vuajtur shume.
    Egopizmi i tepruar i atij qe jeton maje plehut, vetem se na ben qesharake ne syte e botes dhe thellon ate vijen ndarese midis fjales dhe vepres.
    Ju flisni per Europen dhe KE Z.Kryeminister por realiteti yne, eshte ai afrikan. 4 vjet “qeverisje” nen regjine tuaj. Cfare perspektive pame? A kemi drejtesi? A kemi nje strategji kombetare per te dale nga kjo gjendje? Ajo qe perjetojme, eshte korrupsion i gjalle dhe “koalicionin tuaj me popullin”.
    Me Serbine, na ndan, shume me teper sesa na bashkon Z.Kryeminister. Serbia, ka shtet dhe strategji shteterore.
    Ne, jemi te zite e vetes.Ndaj veshim atlete dhe kerkojme ti “parakalojme” ata qe na i shiten, ne shije dhe ne thyerje rregullash proceduriale.
    Aty ku jam lindur e rritur une, Z.Kryeminister,,,,na mesonin se gjera te tilla, i ngjajne pemes pa kokrra apo ca me shqip, jane pordhe me rigon.
    Ju zgjodhem per te bere shtet. Ku eshte?

    Reply to this comment
  10. Tap Topi September 4, 11:07

    Ne nje kohe kur shqiptaret jane kthyer ne “zogj shtegetare” me destinacion pa rikthim, dhe ne nje kohe kur vetem ne dy-tre vitet e fundit vendlindjen e kane braktisur aq shume shqiptare, sa qe askush nuk ka dijeni te sakte per numrin e tyre, “shteti” yne ende i parilindur s’di se ku ka koken, dhe jo me kembet.

    Sa per ate se c’na bashkon me Serbine, ate me mire se gjithshka e shpjegon “Sindroma e Stockholmit”, nje fenomen psikologjik ky, qe shfaqet ke disa viktima te vobekta, te cilat per te dale nga gjendja kritike mundohen te krijojne me tutorin relanca te mira emocionale deri ne bashkepunim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*