Foshnja e parë për 2015-n

January 1, 2015 10:11

Foshnja e parë për 2015-n

Foshnja e parë për viti 2015 i përket gjinisë mashkull dhe ka lindur në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në kryeqytet.

Mësohet se foshnja ka ardhur në jetë rreth orës 00:01 dhe i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg e 150 gr. dhe gëzon shëndet të plotë. Sa i takon emrit, familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë. Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes.

Ndërsa në Kosovë  një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e para të 2015-ës. Mjeku kujdestar në Gjinekologjinë e QKUK-së, Naser Berisha ka thënë për KosovaPress se të dyja, si foshnja ashtu dhe e ëma janë në gjendje të mirë. Vajza e 16 vjeçares ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramë.

January 1, 2015 10:11
Komento

1 Koment

  1. Lul January 1, 10:18

    Me jete te gjate dhe gezuar….nje polic me shume ne radhet e grupit shqiponja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*