Foshnja rrezikon autizmin nëse nëna vuan nga presioni i lartë i gjakut

July 27, 2018 12:11

Foshnja rrezikon autizmin nëse nëna vuan nga presioni i lartë i gjakut

Rreziku që një fëmijë të preket nga autizmi lidhet gjithashtu me një ndërlikim të shtatzënisë, preklampisë ose presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë.

Kjo është zbuluar nga një hulumtim i botuar në revistën ‘Jama Psychiatry’. Ndërsa një tjetër studim mbi e lidh autizmin me diabetin e nënës, madje edhe atë të tipit 1 (varur nga insulina).

Studimi i parë, nga Ali Khashan, i “University College Cork” në Irlandë, është një meta-analizë e dhjetëra studimeve të publikuara tashmë mbi tensionin e lartë të gjakut në shtatzëni dhe çrregullime zhvillimore në foshnjën e palindur.

Shqyrtimi i një sasie të madhe të dhënash çon në përfundimin se vuajtja nga presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë shoqërohet me një rritje të rrezikut të autizmit për fëmijën me 35%. Në studimin tjetër te ‘JAMA’, të kryer nga Anny Xiang nga spitalet Kaiser Permanente në Kaliforni, 419,425 foshnja kanë lindur në mes të viteve 1995 dhe 2012.

Nga këto, 621 fëmijë kanë lindur nga gratë me diabet të varur nga insulina ose diabet tip 1. Studiuesit vlerësojnë se fëmijët e grave me diabet të tipit 1 kanë më shumë se dyfishin e rrezikut për të marrë autizëm krahasuar me fëmijët e tjerë.

Nga ana tjetër, diabeti i tipit 2 te nëna rrit rrezikun e autizmit të foshnjës me 45%, diabeti para javës së 27-të të shtatzënisë e rrit atë me 30%.

Para se të vendosë të nisë një shtatzëni, një femër duhet t’i nënshtrohet një sërë analizash në mënyrë që të shmangë sadopak rrezikun.

l.h/ dita

July 27, 2018 12:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*