FOTO: Në Nartë pelikani, më i rrallë në botë

October 7, 2019 22:59

FOTO: Në Nartë pelikani, më i rrallë në botë

Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, sjell në vendin tonë një nga shpendët më të rrallë në botë. Listës së shpendëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, i është shtuar edhe 1 lloj i ri: pelikani rozë (Pelecanus onocrotoalus).

Pelikani rozë është një prej 8 llojeve të pelikanëve që ekzistojnë në botë dhe 1 prej 2 llojeve që hasen në vendin tonë, së bashku me atë që gjithkush e njeh: pelikanin kacurrel (Pelecanus crispus) apo shpendin më të madh në botë të ujërave të ëmbla.

Ndryshe nga pelikani kaçurrel, pelikani rozë nuk folezon në vendin tonë, ndonëse një koloni e shëndetshme e këtij lloji gjendet në anën greke të Prespës së Vogël dhe kësisoj mund të haset rëndom gjatë periudhës së folezimit edhe në anën shqiptare të liqeneve të Prespës në jug-lindje të vendit, në të cilat ushqehet.

Ndryshe nga pelikani kaçurrel, ky lloj është shtegtar (së paku popullata europiane) dhe dimëron kryesisht në Afrikë.

Në ligatinat bregdetare të vendit ky lloj është vrojtuar shumë rrallë dhe ky vrojtim mund të jetë i dyti (pas atij të Karavastasë në 2016) në 25-30 vitet e fundit.

Të dhënat e vitit 2018 dëshmuan se numri i shpendëve të ujit në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë.

l.h/ dita

 

October 7, 2019 22:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*