Tre tërmete të fuqishme në Kroaci: Dilni në rrugë, por mbani distancën

March 22, 2020 09:32

Tre tërmete të fuqishme në Kroaci: Dilni në rrugë, por mbani distancën

Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga tre tërmete të forta, përkatësisht 5.3, 5.0 dhe 3.7 të shkallës Rihter.

Epiqendra e  tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit.

Sipas mediave dhe fotove në internet  tërmeti ka dëmtuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zagrebit.

j.l./ dita

March 22, 2020 09:32
Komento

5 Komente

  1. Dora March 22, 10:51

    O zot ndale doren sa gjynah

    Reply to this comment
  2. Pedro i ri March 22, 11:05

    Solidaritet me komshijte e mire.
    Uroj te gjejne forcen ta kalojne

    Reply to this comment
  3. Babale March 22, 11:12

    U ankua njeri! Jam keq. Ja priti tjetri! Mos u anko, se ka dhe me keq. E keqja s’paska fund.

    Reply to this comment
  4. Tom March 22, 15:25

    Jemi shpirtërisht pranë popullit kroat në këtë situatë të gjithë.

    Reply to this comment
  5. Adih March 22, 16:51

    Edhe kjo gjeme u gjent ne keto momente te veshtira per kroatet .Gjynah …
    Shikoni nga tre a keter kate jane pallatet ne Kroaci Zagreb ,dhe ne shqiperi shumezoini me 4 here me shume lartesite e kateve .Mos u ngopshti o te uritur shqiptare me gradacela .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim