FOTO: 4 shkrepje të rralla historike (dy prej tyre, të rënda)

January 10, 2018 13:30

FOTO: 4 shkrepje të rralla historike (dy prej tyre, të rënda)

Këto fotografi të botuara nga DITA kanë fiksuar momente të historisë njerëzore që të godasin.

Ndoshta shumëpak prej nesh i kanë hasur ato më parë.

Dy prej tyre janë të rënda.

Kjo më poshtë është tavolina e Ajshtajnit e fotografuar më 19 prill 1955, vetëm një ditë pas vdekjes së një prej mendjeve më gjeniale të njerëzimit.

Në foton më poshtë është qeni i Gjeneralit S.Patton në ditën e vdekjes së tij me 21 dhjetor të vitit 1945

George S. Patton konsiderohet si një nga gjeneralët më të suksesshëm në historinë amerikane.

Ai vdiq pas një aksidenti automobilistik në Gjermani.

Qeni i tij që njihet me emrin Uilli nuk i ndahej atij asnjëherë.

Fotoja më poshtë tregon ekzekutimin e një komunisti gjerman në Munih, 1919, raporton DITA.

Në prill 1919 një komitet revolucionar komunist tentoi të instalonte në Mynih një republikë të re.

Eksperimenti zgjati vetëm dy javë dhe mbeti në histori për ekstremitetin e dhunës që pasoi.

Në ofensivën e tyre kundër komunistëve, nacionalistët gjermanë ekzekutuan  606 persona, mes të cilëve shumë të rinj studentë që vinin nga familje borgjeze të bashkuar nën idetë komuniste.

Një prej tyre duhet të jetë djaloshi në foto që sfidon krejt indiferent edhe togën e pushkatimit.

Në këtë foto të rëndë, një pjesëtar i Einsatzgruppe D (një skuadër ekzekutimesh e trupave SS) po qëllon në kokë një burrë hebre përpara një varri të përbashkët në Vinnitsa të Ukrainës.

Në pjesën e pasme të fotos që daton 22 shtator 1941 është gjetur shënimi: “Hebreu i fundit i Vinnitsa-s».

Fotoja dëshmon se si vdekja e empathisë njerëzore është simptoma më e dukshme e barbarisë, raporton Dita.

Në Vinnitsa në shtatorit 1941 u vranë rreth 28 mijë hebrej, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar.

n.s. / dita

January 10, 2018 13:30
Komento

26 Komente

  1. anticensurë25642654 January 10, 14:32

    përveç dy të fundit nuk e di ku e kanë anën historike dy të tjerat??
    përshtypje të bën jo vetëm krenaria dhe mospërfillja e djaloshit përpara skuadrës së pushkatimit,por dhe mosha e skuadrës!moshë,shuma e moshës së kuadrës, që nuk duhet të jetë shumë më e madhe se e oficerit!!dhe ata po aq fëmijë sa ai që pushkatojnë!!për të ardhur keq!!
    ps:si për demën dhe për nastrokarin,një orgazëm e fuqishëme!!kalamajt që zhdukin komnuizmin!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 10, 14:32

    Kjo foto e rëndë qe tregon si vret ebrenjte një pjesëtar te Einsatzgruppe D gjerman SS-ve te Hitlerit

    eshte:

    Njesoj si pushkatimet sadiste te Enverit dhe Mehmetit me te vetmin dallim se Enveri u priste kokat paraprakisht viktimave te tij perpara pushkatimit sic beri edhe me nipin e tij Abaz Omari qe e kishte strehuar dhe ndihmuar ne France kur ishte ne pike te hallit pa asnje dyshke ne xhep.

    Kur Mehmet Shehu hyri ne Tirane dhe nuk gjeti asnje gjerman te Hitlerit i u sul tregetareve dhe intelektualeve vendas me pushkatime dhe groposje ne rreze te Dajtit me urdher direkt nga Enveri qe ishte larguar pak dite me pare nga vila e Bahri Omarit ne Tirane ne drejtim te Beratit me gjithe Nexhmijen.

    PO KRIMET E ENVERIT KUSH DO T’I ZBULOJE O GAZETA DITA?

    Reply to this comment
    • Toger Lukashi January 10, 15:37

      Ne Tirane u be lufte o tutkun. Kaq budallenj jeni qe te mohoni ngjarje qe deri perpara disa vitesh deshmimtaret kane qene gjalle? A thua se po flisni per ngjarje te ndodhura perpara 1.000 vjetesh. Gjermanet ne momentin e sulmit partizan kane qene vertet ne ikje por terheqja u kombinua me luftime te ashpra. Jane 2.400 gjermane te vrare ne Shqiperi. Kjo e bazuar ne dokumentat e vermahtit gjerman. Per te gjithe ju ballistet e legalistet qe keto ngjarje i mohoni me qellim dhe per te gjithe kalamajte qe degjojne perallat tuaja per fatin tuaj te keq dhe te eterve tuaj gjithçka eshte e dokumentuar. Kur mendjet e ftohta te se ardhmes do clirohen nga ngarkesat e eterve dhe e verteta do thuhet pa komplekse per te gjitha ngjarjet e luftes dhe kreret e saj, ateherr dhe histori do tregohet sic duhet.
      Ai nazisti ne foto i perket aletit tuaj gjate luftes te viteve 43-44. Eshte pikerisht kjo perjudhe qe ju e pretendoni si “lufte-civile” pikerisht se kjo perjudhe ju demaskon perfundimisht si bashkpuntore dhe kolaburacioniste me nazistet. Nqs disa krere te ballit e legaliteti kane kryer luftime kunder italianeve vetem apo ne bashkepunim me partizanet, kunder gjermaneve ju jeni te demaskuar si bashkepuntore. Nuk keni as edhe nje moment te vetem ta thoni per te vertetuar te kunderten.
      Pra sic po them dhe me lart per kete arsye perjudhen e lanç 43- 44 me ngulm kerkoni ta quani “lufte civile” dhe jo lufte clirimtare me episode sporadike te luftes civile.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 10, 15:49

        lëre nastron rehat!!
        ai është nga ata që besojnë se hëna është e populluar!se toka është e sheshtë dhe se duhet të mbash presh në bythë për të pas mundësinë që të ecësh!!

        Reply to this comment
      • intelektuali January 10, 16:08

        Ballist ishte Enveri qe jetoi gjate gjithe Luftes tek vila e Bahri Omarit ne mes te Tiranes, a ja ke degjuar emerin?

        sepse:

        Kur vjen fjala per Kryefashistin dhe Kryeballistin kunat bamires i Enverit dhe Nexhmijes, Bahri Omari te gjithe fanatiket e Enverit e mbyllin gojen dhe kafshojne gjuhen si mos me keq,

        Sa per Luften ne Tirane te Mehmet Katunarit nga Mallakastra shko ne rreze te Dajtit qe t’i shikosh viktimat e kriminelit dhe xhelatit te Enverit qe u be ne fund nga XHELAT ne POLIAGJENT i Partise se Punes.

        BEJI TE FALA EDHE TI NEXHMIJE HOXHES QE KAC DERVISHI JA ZBATHI BREKET E HIPOKRIZISE KUR PUBLIKOI LIBREZEN E ANTARSISE NE PARTINE FASHISTE TE DUCES.

        Reply to this comment
        • Toger Lukashi January 10, 19:48

          Po te jete per krime eshte e vertete qe Enver Hoxha kundershtaret politike i goditi njesoj sic do te kishin bere me komunistet ballistet po te kishin ardhur ne pushtet. Njesoj sic pushkatohet djali i ri komunist ne foto.
          Pyetja eshte: Ne popull kush beri krime? Komunistet apo ballistet? Apo diversante si Hamit Matjani me pas?
          Si fillim po te kujtoj historine e fshati Kutal ne Permet, sesi nje gjerman shpetoi nga duart e nje ballisti qe fshataret aty e njohin me emer dhe mbiemer (i cili pas clirimit u aratis ne SHBA), gjate djegjes se ketij fshat nga gjermano-ballistet.
          Nje vajze 16 vjecare e cila u kthye ne fshat pas ikjes nga temeri i masakrave gjermano-balliste si hakmarje ndaj luftes partizane te asaj krahine, per te nxjere nga shtepia qe po digjej nje foshnje ne djep te haruar nga nxitimi ne shtepi, pasi nena mendonte se vjehra e saj e kish mare foshnjen, ndersa vjera mendonte se e kish mare nena, u fut me guxim ne mes te flakeve, rembeu djepin dhe u nis drejt deres. Por porsa u ge gati te dale jashte ballisti ne fjale e kapi per flokesh, ja mori djepin nga dora dhe e la brenda portes te shtepise qe po shkrumbohej me shpejtesi nga flaket. Atehere nderhyn ushtari gjerman. E largon pas ballistin kriminel dhe lejon vajzen qe te mare djepin dhe te largohet perpara tytave dhe bajonetave te ushtrise naziste dhe larove te tyre bashke puntore.
          Pra sic e shikon dhe vete ushtari nazist u tregua me human dhe njerezor me femijen e nje populli qe nuk i perkiste, ndersa ballisti kriminel nuk ja beri syri ter te shikonte si do digjej nen gjuhet e zjarrit foshnja i popullit te vet.
          Kjo qe po them nuk eshte pralle, as film i kinostudjos “Shqiperia e re” por nje ngjarje e vertete ku ballisti eshte me emer dhe mbjemer.
          Tani me thuaj ti kur jane sjelle partizanet me popullin e thjeshte ne kete menyre?
          Persa here te me kundershtosh do te jap nje ngjarje te ngjajshme.
          Po flas per popull te thjeshte jo per eksponente politike.
          Ndersa Bahri Omarit sigurisht qe ja kam degjuar emrin dhe ja di historine. Vetem nuk ka llogjike te mendosh qe Enveri gjate luftes paska fjetur gjume ne vilen e Bahriut! Ha haa kjo qe thua eshte absurditet! Nuk di kush mund ta mendoje kete! Fotot e luftes, leterkembimet, urdherat e qarkoret, shoket e luftes, misjonet britanike e amerikane, qe te gjitha keto aktivitete paskan qene kryer nga “krevati i gjumit ku Enveri flinte te vila e Bahriut!?”
          Me duket se ngateron krevatin e Lulit ne Bashki me krevatin e Bahri ballistit.

          Reply to this comment
    • Tomas January 10, 15:41

      Po ja o Intelektual i zbulove ti krimet e Enverit e nuk i le radhe te tjereve.

      Reply to this comment
    • fteri January 10, 17:41

      Intelektual Havalja ,mbete hajvan dhe havale për lexuesit me shpifjet tua kundër legjendarit Enver Hoxha ,luftës së ndritur o mavri !

      Ti nuk do të përmendësh masakrat dhe përpjekjet e raksionit të zi kriminal shqipëtar të cilat kan qenë të ashpra brutale .kërkonin ta mbytnin popullin që ndoqi rrugën e E.Hoxhës ,mund të përmend maskra çënjerzore që ka kryer paria reaksionare injorante e vendit ,me qëllim që populli të mos marrë kurr fuqin në dorë. Pavarsisht të kontributit madhor e vendimtar që dha në luftën antifashiste -nac-çlirimtare .borgjezia shfrytëzuese ,kriminale ,e vrastare së bashku me aleatët e jashtëm duke vrarë e masakruar barbarisht komunistë e patërjot shqipëtar që luftonin me armë në dorë për lirinë e popullit dhe atdheun. Vrasja prapa krahve ,masakrimi i partizanve ,burgosja ,vrasja me plumb kokës ,dhunimi i militantve komunistë dhe vajzave heroina të shqipërisë dhe veçanrisht ato Mirditës,si Herojtë e vigut,Mësuesin e MALEVE që donte të hapte 300 shkolla në mirditë,masakrimi ,tortura me thika ,heqja e mishit copa -copa ,dhe vrasja e cucave të mirditës me plumb pas koke ,për të vetmin “krim turpërimin ” ,vetëm se donin të shkonin në aksionin hekurudhor Tiranë-Durrës ,dhe të ndërtonin shqipërinë e lulëzuar.

      Vrasja prapa krahve ,masakrimi hakmarrja personale e kriminalve kan qënë metoda e tyre të preferuara kundër komunistëve legjendar ,më keq se Hitleri. banditët ,i nxorën sytë dhe zemrën për së të gjalli vajzave HEOINA të Mirditës ,ato që përqafun idetë dhe Partinë Komuniste Shqiptare ,ishte ai grup komunistësh që mblodhi ushtrinë më të madhe e stërvitur , legjendare në histori të luftrave të popullit shqipëtar me strategun e komandantin Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun në krye, bëri luftën dhe çliroi vendin..

      Këto foto të vrasjeve të reparteve SS gjatë luftës dytë botrore në Gjermani as nuk i afrohen masakrave që reaksionarët shqiptar ,pasanik ,intelektual ,bajrektar dhe magjarët kan kryer mbi popullin.
      -Kështu gjatë luftës ,
      -kështu pas çlirimit ,
      -kështu edhe gjatë ndërtimit të shqipërisë së RE,
      -Ata përdorën plumbin pas koke ,
      -,thikën në zemër ,
      -torturën mizore !,

      Prandaj mbylle halen mos e gërvisht plagën më se qelbe dynjanë.

      Reply to this comment
    • Nik January 10, 18:51

      Ore intellektual! Na ke “zbulu” nje ekzekutim te veçante te sistemit enverian. “Enveri u priste kokat paraprakisht viktimave te tij perpara pushkatimit”
      Meriton nje patente zotrote per shpikjen e fundit.
      Nik

      Reply to this comment
      • intelektuali January 10, 22:37

        Ja lexoje materialin autentik o budall fanatik:

        http://www.forumishqiptar.com/threads/320-Enver-Hoxha-i-preu-kok%C3%ABn-nipit-ballist-Abaz-Omari

        PO PSE ME DALLKAUKET ENVERISTE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

        Reply to this comment
        • fteri January 11, 06:22

          Intelektual !
          Po mos më bë të rreshtoi një listë të gjatë me masakrat balliste mbi popullin dhe partizanët .Ore fodull nuk u lodhe duke sulmuar E.H .TURP ! .Çfar është ky forun karagjozësh dhe ti i merr si të vërteta ?

          Enver Hoxha është figurë qëndrore epike e luftës nac-çlirimtare Ai është themelusi i partisë dhe organizatori i luftës .Ai jetoi mes partizanve, i kalli barot armikut ,ai u ndezi dashuri në zemër shqipëtarve për mbrojtur atdheun,u rriti urrejtjen kundër pushtuesit të huaj dhe veglave të tyre brenda vendit.
          Sa vajza e djem dolën vullnetarisht e shkonin partizan në male,me qindra e mijra ishin 75 mijë ,dhe gjithë populli.

          Enver Hoxha ishte “trim dai” si gjithë partizanët doli e luftoi malit ,me ta, me ditë e me natë.Jo si mbreti hajdut që vodhi floririn tradhëtoi popullin dhe iku si frikacak,në pikun e luftës ,dhe kush tradhëton formacionin e luftimit quhet dy herë tradhëtar,edhe ajo shtatorja te stacioni i trenit duhet ti qohet te WC e tiranës.

          More intelektual kam një fije respekt për ty, se je ti i burgosur ke dhënë kontribut ,që ke përkthyer veprat e E.Hoxhës në gjuhë të huaja dhe sot i lexon bota,ky është kontribut .

          Intelektual , thuaj një herë një fjalë të mirë për Enver Hoxhën ,jo vetëm helmë ,për këtë burrë të madhë të kombit.Bëne si trimat duke ngritur grushtin përpjtë ! ,duke porositur edhe shokët tuaj të burgut ta bëjnë edhe ata të njëtën gjestë ,si simbol i bashkimit të popullit tonë jo prçarjes,plagës që po na grryen shpirtin tash 27 vjet.
          *****INTELEKTUAL *****Nuk jemi të përjetshëm !

          Je ti shembulli dritdhënës që bëne ndryshimin e madhë ,jo helmin ,që të vdesësh në paçë shpirtrore ,jo ilegal e me bomba në trastë,duke ja hedhur njëri tjetrit ,duke ja hedhë fajnë të tjerve.

          Sejcili shqiptar i mirë duhet të vë një tullë në themele të fortesës tonë të përbashkët që quhet SHQIPËRI !

          Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 11, 08:20

        unë nuk i lexoj demencat e nastros por kjo e fundit është kulmi”Enveri u priste kokat paraprakisht viktimave te tij perpara pushkatimit”!
        ka ndodhur shpesh,jashtëzakonisht shpesh që kufoma pas egzekutimit është dhunuar(idiotësi),por që para “egzekutimit”,para pushkatimit të pritej koka!?
        këtë vetëm nga nastrua mund ta dëgjosh!
        pale kur e vërteton me “Ja lexoje materialin autentik o budall fanatik:”!?
        nuk ka llogjikë,sado demente që të jetë,të thotë se para egzekutimit i pritej koka!!
        ky jo vetëm të pshurr e dhejt tu qesh po ka rrezik që të pësosh infarkt!!njerzit që të shohin të marrin për idiot,sa herë që të kujtohet demencia e nastros!!të shpërthen e qeshura dhe në një ceremoni varrimi!!

        Reply to this comment
    • drejtesia po vjen January 10, 20:32

      Ti o intelektual injorante te ka ngele ora tek Enveri dhe çdo gje e krahason me ate. Le te jete edhe per lartesine e maleve apo blerimin e fushave tema; ti thua Enveri i shkaterroi malet, ndersa blerimin e zverdhoi. Goja te flet pas berihajit, syte nuk dallojne ngjyrat , truri te eshte bere fushe s’te ka ngele asnje rrudhe, keshtu qe domosdoshmerisht do shkruash keto qe lexojme sa here. Te rekomandoj te hashe peshk qe te rifilosh kujtesen, por ta hashe nga goja.

      Reply to this comment
    • harillaqi January 10, 21:46

      Intelektual! Te zent gjynahu i Enverit,qe e akuzon dhe e barazon me barabarizmat e Hitlerit.Propaganda e keqe,ty t’a kane pjerdhur mendjen dhe flet mbroçkulla.

      Reply to this comment
  3. zani partizani January 10, 18:54

    Fotografia para ekzekutimit e Stjepan Filipoviçit do te quhej nje foto epope.

    Reply to this comment
  4. E verteta e hidhur January 10, 18:55

    “Intelektual”..Qe ta dini mire.Para se te perfundonte lufta komanda partizane kishte paralajmeruar qe te gjithe bashkepuntoret e Nazizmit do pergjigjen.Mbase nuk e din i,por minister i brendshem dhe sekretar i komitetit qendror ishte Koci Xoxe,beniamini i Jugosllavevedhe i projektuari per te marre drejtimin e Shqiperise.Pritej vetem rreshkitja e kembes e E,Hoxhes.Ministri i brendshem Koci Xoxe i ngarkuar me hetimin e bashkepuntoreve te Fashizmit i paraqit E,Hoxhes listen e bashkpuntoreve qe duhet te kalonin ne gjyq special dhe te denoheshin maksimalisht me vdekje.Ne kete lishte ka qene edhe kunati i E.Hoxhes Bari Omari.Nje pyetje kam une per ty “Intelektual”;Nuk e dinte Koci Xoxe qe Bari Omari ishte kunati Enver Hoxhes?-Pergjigja:E dinte qe c’ke me te.?Po perse e futi ne liste Bari Omarin,a nuk kishte mundesi ta hiqte ai vete nga lista?.Po Koci kishte urdher prej padronevete tij ne Beograd.Ne se Enver Hoxha do i kishte hequr vizen Bari Omarit,te nesermen organizohej Pleniumi i jashtezakoshem per shkarikimin e E.Hoxhes per zbutje te luftes se klasaveEnver Hoxha nuk e hengri kete provokim te Kocit dhe e coi kunatin ne plumb,por realizoi qellimin qe i kishte caktuar vetes per te bere ate qe beri.Pas dy vjetesh shkoi Koci me te shumtit.Ja keshtu jane keto pune o “intelektual” xhani.

    Reply to this comment
    • intelektuali January 10, 22:49

      PO NEXHMIJA QE ISHTE ANTARE E PARTISE FASHISTE PSE NUK E KAPI LUFTA E KLLASES E ENVERIT?

      Po djemte e Bahri Omarit more bylmez naiv qe ishin Luan dhe Fatos Omari pse nuk i kapi sepata e Luftes se Kllasave te Enverit?

      perkundrazi:

      Keta pinjolle te Kryefashistit dhe Kryeballistit Bahri Omari e kaluan gjithe diktaturen ne poste te larta shteterore, nderkohe qe ne, pinjollet e intelektualeve properendimore qe Enveri dhe xhelatet e tij i vrane dhe i masakruan vetem sepse e deshen Vatanin ashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit duke i puthur BYTHEN SHBA dhe BE me shume temenara e kaluam gjithe “parajsen sadiste” te Enverit neper burgjet e diktatures, ca kokra me fatlume ne internimet e llahtarshme si ato te Hitlerit.

      HE PRA PSE KESHTU O BYLMEZ DITEZIU?

      Po a hani pyka llogjike ju fanatiket e Enverit?

      PO PSE ME BYLMEZET FANATIKE TE ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

      Reply to this comment
      • Amerikani January 11, 08:55

        Po cantare e partise fashiste more intelek?
        Ajo ne ate kohe ka qene femije 16 vjece.
        Kjo pune eshte sic rekrutohen adoleshentet sot nga partite politike. Prsh vete Kokemadhja ne nje gjimnaz, mer nga 5 kalamaq se i genjen me kampingun ne Jale dhe me pas thote jane te rinjte qe kane pranuar programin e lesh e lise.

        Reply to this comment
  5. Emigranti shqiptar ne Itali January 10, 19:17

    Fotot qe tregojne MOSTREN KOMUNISTE ne Shqiperi jane me te “rrallat” qe kane ndodhur ne bote, per arsyen e veçante sepse Kuçedra Komuniste shqiptare “gjymtoj” popullin e saj!…

    Reply to this comment
  6. demo January 10, 19:26

    Enver Hoxha nuk pushkatoi fashiste,se nuk do ja fuste vetes.Enver Hoxha gjate dhe pas LNCL pushkatoi me lista,me letra dhe porosi te gjithe ata qe e njhnin.Cfare fashisti ishte Zai Fundo,qe kur Enver Hoxha luante kontrabanden e duhanit me mallin e Ibrahim bej Bicakut,italianet e arrestuan si antifashist dhe e internuan ne Ventotene.Pse i pushkatoi kusherinjte e tij vellezerit Kokalari(vellezerit e Musinese) qe njiheshin si antifashiste dhe socialdemokrate.Pse i pushkatoi vellezerit Bajraktari,te dy partizane te batalionit te Dumrese,i madhi ishte fejuar me partizanen Shejnaze Juka.Pse i pushkatoi?Sepse bukuroshja Shejnaze nuk pranoi te behej mantenute e shtabit te pergjithshem.Kur gjermanet rrethuan Shtabin e pergjithshem ne malet e Librazhdit,ky kodosh ja kishte mbathuar dhe kishte lene atje te luftonte me gjermanet,Shejnaze Juken,qe u copetua me mortaja ne Letem te Librazhdit.Skuthi ,kopili i Gjylos e kishte strofken me dy-tre vrima,si skilja.Korieri i tij personal.Ali Disha shkonte e vinte ne vilen e Bahri Omarit,ku linte dhe merrte porosi.Ky u zevendesua,vetem se i kollofiste kutite me llokume Enver Hoxhes,sic del nga nje leter qe i dergonte Nexhmijes,letra qe i ka botuar te tera zbuluesi i rralle i arkivave Kastriot Dervishi.Ky popull te kete nje gje te qarte.Ne periudhen 1939-1944 nuk shpetonte prej Enver Hoxhes.I kishte zene te gjitha shtigjet.Neqoftese Ahmet Zogu do te qendronte ne pushtet,Enver Hoxha do te behej dhender i familjes mbreterore,do te martohej me Mexheden.Neqoftese Italianet do te mbreteronin ne shqiperi,Enver Hoxha do te zevendesonte Jakomonin,duke shfrytezuar ministrin e jashtem te qeverise fashiste,Bahri Omarin.Zhdukja e Bahri Omarit ne fundin e 44 kur ushtria gjermane po largohej nga Ballkani,u be ossession per Enver Hoxhen si deshmitar i vetem i skuthlleqeve te tij,prandaj i organizoi tre atentate.Edhe diten e fundit te exzekutimit i dergonte tepsine me bakllava ne biruce me Nexhmijen,qe ta mbante me shpresa,,,QE TE MOS FLISTE.

    Reply to this comment
  7. fteri January 10, 20:25

    Enver Hoxha ishte luftëtar i një kauze të drejtë të popullit vuajtur shqipëtar ,ishte armik i skllavërisë dhe padrejtësisë ,plot deashuri për popullin e vet.

    Ishte pikrisht Enver Hoxha në cilësinë e kryeministrit që kishte deklaruar kur nxorën krye pretndimet teritoriale greke kundër shqipërisë më 1945 .

    E.Hoxha deklaroi para opinjonit botrorë : “Fashistët grekë dhe ata që e mbrojnë duhet të kenë qartë se nuk guxon njeri t’i lëvizë asnë pëllëmbë piramidat e kufirit tonë të jugut,se derdhet gjaku dhe do të ketë skena e përfundime të hidhura për ata që do të dëshirojnë ta provokojnë këtë gjë ” Dhe delegati shqiptar në OKB e përsëriti menjëher këtë deklarat që shprehte vullnetin e pçopullit shqiptar.

    Jo si sot që vidhet atëdhu ,vritet populli ,shitet teritori detar greqisë pa mëshirë , si mallë pa zot, dhe askush nuk ndëshkohet ! .

    Pra kushë na qënka ” mostra ” këtu z. emigraniti shqipëtar në Itali ?…,ai që lulëzoi ,ndërtoi e mbrojë popullin e atdheun e tijë me besnikri ,apo kjo klasë e degjeneruar kapitaliste hajdute që ka siguruar pasuri përrallore për vete ,kur populli vuan për bukën e gojës…?????

    Reply to this comment
  8. KodraSadikit January 10, 21:47

    Si determinohet lirija e popullit eshte qeshje e komplikuar dhe se si perceptohet nga qdonjeri prej nesh .Si shembull po e citoj Qamerine dhe Sangjakun e Pazarit te Ri ku i fameshmi minister i arsimit Sereqi kishte hapur shkollat shqipe edhe ne keto dy krahina Shqiptare! Ku eshte demokracija sot pas shum e shum vitesh te kaluara ne ato ane.Ajo qe u parashtrua larte eshte lufte e felliqur per pushtet qe po ndodhe edhe sote -per fatin tone te keqe…

    Reply to this comment
  9. intelektuali January 11, 09:54

    FANATIKET E ENVERIT NJESOJ SI FANATIKET E HITLERIT

    Ne 1 qershor te vitit 1962 Otto Adolf Eichmann u denua me vdekje nga Gjykata “Israeli Supreme Court” dhe u var ne sheshin qendror te Jerusalemit me afro 15 akuza per krime kunder njerezimit.

    KUSH ISHTE ADOLF AJHAMANI?

    Sapo te kerkosh ne internet meson se ky Antikrisht eshte EVILI i Holocaustit te ebrenjve qe likuidoi me shume se 6 milione cifute, por qe pas Luftes i shpetoi drejtesise dhe u fsheh ne Argjentinte deri ne vitin 1960 kur spiunet e MOSADIT e zbuluan dhe e cuan ne thes ne Izrael per ta gjykuar per krimet e tij. Perpara se te shkonte ne litar German Nazi SS-Obersturmbannführer, Adolf Ajhman tha:

    “Ju mallkoj ju cifuteve dhe nuk ndjej asnje pendese per vepren time te drejte!”

    PSE E TREGOJ KETE HISTORI?

    sepse:

    Sindroma e kriminelit nazist Ajhman vertitet ne Shqypni edhe 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe fanatiket e Enverit mallkojne viktimat e Holocaustit shqyptar njesoj si fanatiket e Hitlerit dhe jo vetem kaq:

    Shteti dhe pushteti enverist dekoron kriminelet e Enverit me medlaje trimerie per krimet monstruoze te komunizmit, Edi Rama u akordon pensione shtese xhelateve te Enverit perfshire ketu per Nexhmije Hoxhen dhe Vito Kapon, xhelatet e enverit papushim dalin me media dhe mburren me te BEMAT e tyre heroike edhe gjate Luftes edhe pas saj per ndertimin e socializmit stalinist dhe tregojne historira bolshevike si DACIBAO groteske ne nje kohe qe Shqypnia ka deklaruar deshiren per t’u bere antare e BE-se dhe per te vene kujen me tej: Te gjitha qeverite postkomuniste pas vitit 90-te e mbajne Enver Hoxhen akoma si HERO kombetar dhe Piramiden e tij Famkeqe ne mes te Tiranes si nje lapidar krenarie te Ajhmanit shqyptar qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni dhe qe me vepren e tij gjakatare falimentoi edhe ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.

    PO PSE ME ENVERIN “HERO” KOMBETAR DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    apo:

    Me fanatiket e Enverit qe jane njesoj si te Hitlerit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*