FOTO: A mbajnë këto kolona? Kjo është banesa e familjes Lala ku humbën jetën 8 anëtarë

November 29, 2019 16:36

FOTO: A mbajnë këto kolona? Kjo është banesa e familjes Lala ku humbën jetën 8 anëtarë

Kjo ishte banesa katër katëshe e familjes Lala, në ish-Kënetë të Durrësit, ku tërmeti 6.4 i mëngjesit të 26 nëntorit e rrafshoi duke marrë jetët e anëtarëve të saj.

Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues.

Tetë anëtarë të familjes humbën jetën nën rrënoja.

I vetmi që i shpëtoi paq është 17-vjeçari Ramë Lala, jetën e të cilit e shpëtoi një lavatriçe.

Sahadete Lala, 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër.

Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

Por si ishte e ndërtuar vila katër katëshe e familjes me origjinë nga Peshkopia që u kthye në mort?

Siç mund ta shihni në foto është e qartë se cilësia e dobët e ndërtimit të saj nuk ka mundur të përballojë goditjen e tërmetit, ndërsa u bë rrafsh me tokën.

Kolonat e godinës janë  tepër të holla për të mbajtur katër kate ndërtesë.

Në goditjen e parë të tërmetit në orën 03.55 ndërtesa u rrëzua, ndërsa gjatë ditës ekipet e shpëtimit kishin kontakte me disa prej anëtarëve nën rrënoja.

Ndërkohë,  e gjithë godina u rrëzua duke i  zhytur edhe njëherë nën rrënoja anëtarët e familjes, për t’i nxjerrë më pas të pajetë.

j.l./ dita

November 29, 2019 16:36
Komento

4 Komente

  1. mirel November 29, 16:43

    Mbajten nja 8 ore, po nuk i nxori njeri.
    Megjithese kolonat jane te papranueshme. Kush i miraton dhe kush futet ne keto banesa duhet ti therresi mendjes mire.

    Reply to this comment
  2. Adih November 29, 18:56

    mirel @…
    Lodhesh kot .Ne kemi 3 dekadat e fundit , qe shteti shqiptar nuk ka funksionuar e nuk funksionon fare sot e kesaj dite .Jane dy komponente .
    1 …Eshte ndertuar ,pa leje ne toke te xane..U lane nga politikanet per vota dhe me shkateruar natyren .
    2 Kjo eshte me e rendesishmja .Nuk ka pasur as edhe nje kontroll nga specialistet e shtetit si per studimin e tokes ,si per projektin e deri tek zbatuesat ..Prandaj i nderuar mirel, kjo eshte gjendja e kesaj rrumpalle shteterore …Keta qe kane drejtuar shtetin duhen varur te gjithe pa perjashtim tek kali i SKENDERBEUT .Bile pa gjygj.

    Reply to this comment
  3. Kritizeri November 30, 00:37

    Janë ndërtime të bëra pa arkitekt e inxhinier ndërtimi, në terrene pa tabanë, me vetëm ustallarë që kanë punuar në ndërtim në Greqi a Itali. Përse duhet një banesë me 4 kate kur nuset e reja s’duan të jetojnë më me prindërit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim