FOTO: Ambasadori mëson si të punojë tezgjah në Lezhë
Nga Arkiva
Ambasadori amerikan Donald Lu, pavarësisht angazhimit të tij me misionin e diplomatit gjen edhe pak kohë për të zbuluar traditat e veçanta të popullit shqiptar.
Ai ka lënë zyrën, ndërsa ka vizituar një familje në një fshat të Lezhës, ku ka parë nga afër edhe se si bëhet endja në vegje.
Ambasada Amerikane ka postuar disa foto të Lu, ku ai shihet i ulur përtokë ndërsa sheh me përkushtim punën në tezgjah që bën Taze Lazri, një grua nga Lezha.
Komento
1 Koment
Shiko komentet
ne shqiptaret mund ta marrim per interes ndaj egzotikes si tradite, por interesi i tij eshte i plote, ndaj punes dhe produktit tetezgjahut.