FOTO: Antikomunistët e thekur në mbrojtje të Nexhmijes dhe Rustemit

November 10, 2018 14:50

FOTO: Antikomunistët e thekur në mbrojtje të Nexhmijes dhe Rustemit

Protestës së banorëve që do t’u prishen shtëpitë nga gjurma e unazës së re, i janë bashkuar sot disa deputetë të PD-së, mes të cilëve shihet Flamur Noka.

Ditën e djeshme pranë banorëve u shfaq edhe kreu i PD, Basha, i cili i mori protestuesit nga rruga dhe i futi në kafe, ku ia dha fjalën një 12-vjeçari.

“Jam i tronditur i shokuar nga ajo çfarë kam parë dhe dëgjuar, por jo aq sa sot që u ndesha me dramën e këtyre familjeve, mesazhin e thotë më mirë Klevisi 12 vjeçar”-tha Basha.

Protesta u bë e njohur në media nga fakti që mes banesave që do prishen janë edhe ato të Nexhmije Hoxhës, vejanes 97 vjeçare të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Rustem Peçit, kreu i veteranëve të LANÇ, djali i një prej ikonave të kësaj lufte Shefqet Peçit.

Qesharake është që PD nuk le rast pa shfaqur antikomunizmin e thekur. Nuk le rast pa bërë anatemuesen e LANÇ. Po me sa duket nuk le rast as pa iu bashkuar çfarëdolloj kauze. Reale apo të sajuar. Mjaft të ketë me se të bëjë zhurmën e përditshme që e konsideron opozitë.

Banorët e kësaj zone kërkojnë dëmshpërblim për banesat që do prishen.

Autoriteti i Rrugëve thotë se banesat e palegalizuara ose në proces legalizimi nuk mund të dëmshpërblehen.

k.a. / dita

 

 

 

 

 

November 10, 2018 14:50
Komento

6 Komente

  1. katarakti November 10, 15:18

    Jam i mendimit se te legalizuara apo te palegalizuara te gjitha shtepite e prishura duhen kompensuar. Qeveria te mos beje shume “trimin” me te varferit. Apo sepse vete politikanet e te gjitha kraheve jetojne ne supervila dhe aq u behet per fatkeqet.

    Reply to this comment
  2. Sali bolleku per familien e tij November 10, 16:06

    Keta pushtus tokash,ti shperblejn ata qe i lane te pushtojne tokat e te tjereve,ata qe i lejuan te ndertojne ne token e xanun.
    Familja berishovic dhe hajdutit meta e co kane aq shume pasuri te grabitura sa te strehojne te gjith shqiptaret.
    Ne nuk kemi pse te paguajme edhe ish pronaret dhe keta pushtusa.

    Reply to this comment
    • Lili November 11, 06:37

      Jo ,keta te trazuar nje qind here,te bashkohen e te shkonje e zaptojne villat e appartamentet e millionerave qe po tallen me shqiptaret …
      Mjaft me me shteti t’i shperbleje. Le te shkojne aty ku jane paret e popullit e te zaptojne pronat e ketyre millionerave te politikes ,se aty jane paret e popullit,pra mos t’iu vije keq hiç.kur drejtesi nuk ka nga shteti ,duhet vetedrejtesi me vu o popull.
      Vetem atehere do ju respektojne,o populli kur t’i kape frika.

      Reply to this comment
  3. MH November 10, 16:15

    Protestues mos lejoni asnji molekul oksigjen shqupiasve qe kerkojne te perfitojne nga e drejta e juaj.I zboni si qej te zgjebosur nga protesta.Jane molle e kalbur keto hijena qe duan te thithin oksigjenin.Gaz carbonik(CO2) jepuni mos i afroni.I zboni.Fitorja ashte juaja pa diskutim.
    Nuk ka bythe shteti te mos iu permbushin 100% kerkesat tuaj te domosdoshme per te mbijetuar.Qofshin dhe banesa ilegale do te kompensohen si nji e nji bajne dy.Brenda ketyre banesave ka jete njeriut qe politikanet ia’u vjelin voten legalisht ne diten e votimit.

    Reply to this comment
  4. info analitike November 10, 20:55

    O shoke te Dites mos ia fusni kot se Lulushi eshte me komunist se Rama pastaj po te donit mund te titulloni dhe nje artikull “Komunistet e thekur nxjerrin nga shtepia Nexhon”.

    Reply to this comment
  5. fteri November 10, 21:47

    Saliu dhe Luli paskan lëshuar qentë e kopesë tijë F.Nokën me shokë për të rujtur pasurinë e popullit që preken nga rruga.haaa,haa,haa .
    Por mos harroni se :

    Çdo prishje të shtëpisë së qytetarit me apo pa dekoumenta legalizimi ju duhet ta dëmëshpërbleni nga shteti ,ata po kërkjnë të drejtën e tyre ,asgjë tjetër .

    Ndryshe ju Z.E.Rama dhe PS-ja juajë legjendare do ktheheni në korporatë krimi ?….Qytetarëve duhet ti paguhet një më një shtëpia në bazë të çmimit të tregut të sotëm

    Çdo rrugë tjetër është fatale për ju ,rrugë e gabuar dhe krim kundër populli ,mos guxoni tu prishni shtëpitë pa dëmëshpërblyer sejcili ,se krimi ndaj popullit që do paguhet nga dikush.Sistemi ligjor dhe partitë në shqipëri 30 vjet ka vepruar si korporatë mafioze në mbrojtje të interesave të oligarkve politik ,disa i legalizojnë ,disa jo ,kjo është diskreminim i popullit të varfër.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim