VIDEO/FOTO/ Arrestohen 17 shtetas shqiptarë në Itali, Shqipëri dhe Sllovaki për prostitucion

January 26, 2016 13:25

VIDEO/FOTO/ Arrestohen 17 shtetas shqiptarë në Itali, Shqipëri dhe Sllovaki për prostitucion

Policia e Shtetit dha sqarime në lidhje me operacionin e organizuar në bashkëpunim me shtetin fqinj. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Tempesta 2015”, u organizua në bashkëpunim edhe me policinë sllovake dhe atë belge, duke arrestuar 17 shtetas shqiptarë, ku pesë janë arrestuar në Shqipëri, 11 në Itali si dhe 1 në Sllovaki.

Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete, ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, gjatë periudhës shtator 2014 – qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit si dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Autoritetet gjyqësore të Milanos, kanë lëshuar 18 masa sigurimi arrest në burg dhe një detyrim paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar.

Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Evropa lindore në zonën e Milanos, Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në kohë reale të Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, me Drejtoritë e policive vendore Fier, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ZKQ Interpol Tirana si dhe Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Tiranë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në vendin tonë i shtetasve shqiptarë:

  1. Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
  2. Dorian SINANI, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.
  3. Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
  4. Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
  5. Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.
Dorzi-576x1024

Edër DORZI

NDREJAJ-768x1024

Silvjo NDREJAJ,

JULIANI-1024x576

Julian Lila

ENED-BARE-1024x576

Ened BARE

SINANI1-1024x576

Dorian Sinani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjeve të personave të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi kriminal, është bërë i mundur arrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve:

  1. Haxhi LAMÇAJ, 39 vjeç,
  2. Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç,
  3. Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç,
  4. Orgert OSMANI, 25 vjeç,
  5. Izmir RIZAJ, 26 vjeç,
  6. Artan NDREJAJ, 34 vjeç,
  7. Indrit NREJAJ, 28 vjeç,
  8. Mark NDREJAJ, 33 vjeç,
  9. Amarildo SALIHASI, 26 vjeç,
  10. Lorenc SALIHASI, 23 vjeç.
  11. Elvis ZIU, 34 vjeç dhe
  12. Bledar MALAJ, 37 vjeç.

 

January 26, 2016 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*