FOTO: Autostradës së miliardave i rrëshqet dheu

May 11, 2015 14:38

FOTO: Autostradës së miliardave i rrëshqet dheu

Pavarësisht se janë dhënë miliona euro për t’u ndertuar autostrada që  lidh Kosovën me Shqipërinë cilësia e ndërtimit të saj lë shumë për të dëshiruar, shkruan sot portali kosovar Telegrafi.

Në pjesë të autostradës janë bërë intervenime të shpeshta për ti përmirësuar defektet me të.

Në fotot e fotoreporterit  Ridvan Slivova shihet se në disa pjesë ka rrëshqitur dheu dhe ka “bllokuar”, pjesë të korsisë në dalje të fshatit Shkabaj, të Komunës së Obiliqit.

Ndërtimi i Autostradës së Kombi, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi një miliard euro. Punimet i ka kryer konsorciumi “Bechtel & Enka” – shkruanTelegrafi.

Më herët media amerikane dhe ajo lokale ka folur për rolin e ish-ambasadorit amerikan në Prishtinë në favor të mega kontraktorit Bechtel.

Ambasadori sot punon për Bechtelin.

Foreign Policy shkruante në shkurt të këtij viti:

Rruga shtrihet në një prej xhepave më të varfër të Europës juglindore. Rripi i zi i asfaltit të autostradës tashmë bën kontrast me panoramën e fshatrave ballkanikë, sikur të vërë në lojë varfërinë që e rrethon, me një shaka mizore Dickensiane. Kush supozohej se do ta përdorte autostradën e Kosovës? Përgjigja ende nuk është tërësisht e qartë.

I njëjti hetim i medias amerikane shkruante për pjesën e autostradës në Shqipëri:
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha kishte vendosur të ndërtonte “Rrugën e Kombit”, një prioritet i administratës së tij që u vu në qendër të fushatës për rizgjedhje në vitin 2009. Banka Botërore kishte ofruar të ndihmonte Shqipërinë për të financuar dhe përgatitur një procedurë tenderi për kontraktorë vendas, për ndërtimin e rrugës me dy korsi. Ekonomistët e BB thonë se rruga më e vogël do të kishte kushtuar sa një e treta – duke i kursyer afro 700 milionë dollarë fondeve publikë, ose afro 5% të GDP të Shqipërisë – dhe do të kërkonte më shumë kohë për procedurën e tenderit dhe ndërtimit, nga sa ndodhi. Por Berisha këmbënguli për një autostradë me katër korsi dhe ai e donte shpejt. Bechtel ishte e lumtur të ndihmonte.Basha dhe Andi Toma u akuzuan në 2008 me dy akuza për abuzim me detyrën dhe shkelje të procedurave në mënyrën se si zgjodhën konsulentin për procedurën e tenderit që  i dha kontratën Bechtelit dhe në mënyrën si negociuan kontratën. Prokurorët argumentuan se dyshja i shkaktoi dëm shtetit duke pranuar çmime për njësi shumë më të lartë se ata të ofruar nga kompanitë e tjera dhe duke lejuar punën të fillonte pa një plan dhe pa kosto fikse të përcaktuara (ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri projekti bazohej në një kontratë me çmim për njësi). Ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në kohën e ngritjes së padisë llogariti se dëmi ndaj shtetit ishte 337 milionë dollarë.

Ishte hera e parë që bëhej padi për korrupsion ndaj një ministri në detyrë në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Por çështja u mbyll në prill 2009 mbi “baza proceduriale”. Telegrafi / DITA

12

May 11, 2015 14:38
Komento

18 Komente

  1. Xhuxhmaxhuxhi January 31, 11:12

    Fondet jane vjedhur nga politikane shqiptare te dy aneve te kufirit!

    Reply to this comment
  2. Bandi January 31, 11:38

    Zoti DELL kishte te dashurur dhe presidenten e sotme te Kosoves, kjo ishte arsyeja qe e vendosi dhe Presidente zonjen Atifete Jahjaga.

    Reply to this comment
  3. ard January 31, 12:57

    Po degjuat emrin Bechtel ta dini se ka pasur korrupsion dhe vjedhje masive fondesh.

    Reply to this comment
  4. isi January 31, 13:32

    Bechtel= lubi

    Reply to this comment
  5. LORA January 31, 13:39

    Akuzat per Dell-in nuk jane te renda,,,jane te akuza te verteta.
    Ky eshte fryti,kuserimi pa ane e fund i parave te shqiptareve nga kurvo-ambasadoret me ndihmen e nje klase politike antishqiptaresh dhe puthadoresh.
    A mund te imagjinohet kjo hata financiare te ndodhe me parate e taksapaguesve amerikane?????
    Nje shemtire fiziko-morale si Dell-i quhet reference suksesi per diplomacine “shume te dashur” amerikane,,,,natyrisht per aq kohe sa do t’a lejojme vete fluturimin e parave te shqiptareve ne xhepa faktoresh qe nuk jane produkt i votes dhe zgjedhjes se shqiptareve,,,,por faktore te kuvllikut politik ,me fatin e nje Kombi te tere ne te dy anet e kufirit.
    TUNG.

    Reply to this comment
  6. Arben January 31, 14:13

    BECHTEL ENKA E CLIROI KOSOVEN.

    ATO BOMBA, AEROPLANE DHE LUFTANIJE KUSHTUAN, SI MENDONI SE NUK DUHET TJA SHLYEJME ALEATEVE TANE KETE FATURE???!!!!!

    SERBIA I FALTE RUSISE 1.2 MILIARD DOLLAR NE RAST SE ARRINTE TE PENGONTE KOSOVEN NE SHPALLJEN E PAVARESISE. (BEHET FJALE PASI KISHTE MBARUAR LUFTA NE 2007).

    SHUME FALENDERIME PER ALEATET TANE DHE BECHTEL ENKA.

    Reply to this comment
    • Elpiniqi January 31, 14:49

      Sipas llogjikes tende te mjere,o Arben i bie,qe ati,qe te njohu per here te pare me gruan tende te sotme ti i paske dhene te drejten edhe t’i beje asaj “masazhe” te fund shpines??

      Reply to this comment
      • xxx February 1, 12:32

        Pergjigje brilante i ke dhene ketij Arbenit!

        Reply to this comment
      • Arben February 1, 14:34

        KETO JANE FAKTE O BYRAZER JO MENDIME.

        NE, SHQIPETARET TE VETEM ATY E KISHIM KOSOVEN

        TE KISHIM FORCA TA MERRNIM VETE, LE TA MERRNIM, KUSH NA PENGOI.

        KESHTU SI THEM UNE ECEN BOTA

        ATO QE THUA TI JANE DESHIRA DHE EMOCIONE.

        Reply to this comment
  7. namik January 31, 17:14

    I thon te japin lirine, PER TE ROBERUAR E RRJEPUR atehere per cfar duhet LIRIA, per te ushqyer politikane servile e antikombetare, PO DERI KURE, apo jemi komb qe presim,,,,o BUDALL,

    Reply to this comment
  8. shpatar February 1, 12:11

    Une spara i kuptoje mire keto politika globale por nje gje me bene pershtypje .Vende qe nuk kane mundesi te ushqejne popullin ndertojne vepra miljardshe .
    Nga ky shkrim kuptoje se keto investime jane te imponuar nga Amerikanet edhe kur kundershtohen nga organizma te tjera Evropjane e boterore .Te jepet pershtypja se i do Amerika kur ne fakte jane zyrtare qe u interesojne fitimet nga investimet qe aplikohen me pelqimin e tyre .
    Politikanet tane si ne Kosove dhe Shqiperi per te siguruar mbeshtetjen e Amerikes u binden urdherave pamvarsishte se duhen apo nuk duhen keto investime .Po ti kundershtosh e lidhin me ate qe ne shqiptaret te vrasim :A komuniste nuk doni Ameriken !!!.Kur na ngec veza e ballafaqohemi me shkelje duam ti denojme .Por ke te denojme? .Nuk ka fajtor!!!
    Vepra te tilla qe nuk justifikojne qellimin ka dhe te tjera qe dhe ato me kete llogjike jane justifikuar .Na kane thene Amerikanet .Petrua ne Vlore dita dites po katandiset te dali nga perdorimi edhe pse harxhohen miljona per tu mbajtur gjalle .Keshtu ka per te ndodhur nese nuk ka nje vizjon te qarte se per cfare duhet investuar .

    Reply to this comment
  9. albano February 1, 12:25

    si do qe te kete ndodhur sepse berisha si gjithmone ka mbushur xhepat ;;; rruga eshte e domosdoshme per lidhjen e shqiptareve ;; me kete eutostrade vijme dhe ikim ne kosove per 2 ore :::ne kohen e enverit dhe titos duhej 2 dite ta shikonim kosoven ;;prandaj qe flet per korrupsion ;::le ta verifikojne ;;por per rrugen as mos ta hapi njeri ::eshte e pa perdorur ::nuk ka shume qarkullim ::por do te vije me vone ;;; duhet lidhja :: megjithese rama berisha meta basha jane te korruptuar e gjithe Europa i ka bere ruget perse jo ne ;kjo rruge na ben me te bashkuar dhe me krenare qe jemi shqiptare :::

    Reply to this comment
  10. ne emer te Migjenit te Math February 1, 13:10

    Forigen Polic nuk ka thene asnje fjale per rrugen e kombit ne Shqiperi por i shtoni ju te Edi Rames.Mos deformoni dhe shtoni sepse njerezit dine ti lexojne vete cfare eshte thene nga Forigen Police

    Reply to this comment
  11. meti February 1, 15:33

    Autostrade perfekte qe nuk e gjene ne Ballkane ,.Do u mbese edhe gjeneratave te ardhshme.Bravo Bechtel Enka vazhdoni ta ndertoni Kosoven,ta beni Europe….

    Reply to this comment
  12. zqk February 1, 16:34

    Autostrada eshte perfekte ne detaje! Per te tjerat s’di gje.

    Reply to this comment
  13. fteri May 12, 06:49

    *****…..nuk te shikojne syte o’hajvan Z.Q.K ! ato rreshqitje dherash te autostrades ,ku çdo autostrade duhet te jete e siguruar nga rreziqet ,por harroni se ajo autostrade eshte pergjakur nga mungesa e perfundimit te pa plote te mbi kalimeve,tabelave ,sinjaleve,kryqezimeve qe duheshin ,rreshqitja e gurve dhe dherave ,shembja e tunelit ,etj.koha kur vidhej pa llogari ne materjalet e rruges si hekur dhe qimento ,dhe derrat e fshatrave perrreth hanin makarona me mishe.Edhe miqte qe u venin fshatarve ,vishnin nje jelek te firmes BEKTEL dhe hanin ne menca me parate e popullit ,pasi babaj I krimit dhe koorupsionit S.Berisha ju tha firmes hani dhe pini sa te doni ,se ju paguan lala gjoni !vetem beni rrugen qe ta inaguroi dhe bini faturen tu firmos qekun te merrni parat.Keto jane kosuret e kesaj katraure ,nuk gjene nje vende te dyte si ky krim ,kjo rruge duhet te quhet rruga e krimit nderkombetar~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit May 12, 10:24

    Si fillim duhej ndertuar nje rruge kryesore me dy korsi, le ta ndertonte edhe Bechtel, me mbikalimet e mjaftueshme. Me vone mund te shtohej nje korsi tjeter pjese-pjese ne varesi te fluksit. Se kesaj pune i bie qe Bechteli ka pasur ndedrmend te bente ndonje autostrade dhe emeroi Berishen fitues te zgjedhjeve te 2005 per ti dhene Bechtelit nje autostrade qe edhe ai asqe ia kishte idene se do kushtonte nje djall e gjysme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim