FOTO: Bashkia nis rikonstruksionin e një tjetër rruge në kryeqytet

March 26, 2018 18:22

FOTO: Bashkia nis rikonstruksionin e një tjetër rruge në kryeqytet

 

Qindra qytetarë të cilët jetojnë në zonën pranë Liqenit të Thatë do të shpëtojnë njëherë e mirë nga balta gjatë reshjeve të shiut dhe nga pluhurat gjatë verës duke iu gëzuar një rruge me të gjitha standardet e nevojshme.

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e rrugës e cila kalon përmes pallateve të reja të ndërtuara pas viteve ’90, por ku nuk ishte menduar për përmirësimin e infrastrukturës gjatë kohës që kjo zonë ishte nën administrimin e ish-Komunës së Farkës.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, mjetet e rënda të ndërmarrjes Nr. 2 të Bashkisë së Tiranës krahas punimeve nëntokësore, aktualisht po shtrojnë çakullin duke e përgatitur për asfaltin.

Prej vitesh banorët e kësaj zone ankoheshin se mungesa e rrugës po dëmtonte automjetet e tyre, ndërsa krijonte mjaft probleme edhe për kalimtarët.

Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë projektesh të rëndësishme për sistemimin e blloqeve ndërmjet pallateve, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja duke menduar për herë të parë edhe për urbanizimin e këtyre zonave.

a.s/dita

March 26, 2018 18:22
Komento

2 Komente

  1. Aliu nga Selenic March 26, 19:48

    Ka 10 vjet qe kjo lagje nga liqeni deri tek Oxhaku vuan nga balta dhe nga pluhuri.
    Sote po shofim dite te bardha mbase nuk do te ndalet vetem me ket rruge pas e ter lagjeja Cabej eshte me pallate te bukura si ne Amerik ndersa rruget jan si ne Afganistan. Mbase u erdhi dita per te pare edhe ky popull dite te bardha pa pluhur dhe pa balta.! Falenderoim Bashkin dhe Stafin drejtues te saje,!

    Reply to this comment
  2. "BOHOTINA" March 26, 23:03

    Mire atje, po le te vije Bashkia te shoh sesi jane rruget dhe ish sheshet vetem 50 m. larg mimibashkise nr. 5. Te keqen e Kandaharit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*