FOTO: Berisha përballë vilës së Metës në Gjirin e Lalzit

June 17, 2016 23:05

FOTO: Berisha përballë vilës së Metës në Gjirin e Lalzit

Megjithëse e mohon rregullisht sa herë ia përmendin, Berisha vazhdon të kalojë shumë kohë në vilën luksoze përballë detit në Gjirin e Lalzit.

Banorët e paktë të qershorit dhe vizitorët e fshatit turistik Lura mund ta shohin ish-kryeministrin të shëtisë çdo pasdite vonë rreth orës 20.00 pak metra larg brezit të rërës.

Këto foto të dërguara nga një lexues në redaksinë e DITA-s, tregojnë deputetin që dikton ende qëndrimet e PD-së duke ecur sot pasdite pranë vilës së tij në vijën e parë të vilave të fshatit turistik.

Në momentin e fotografimit doktor Berisha dhe bashkëshortja Liria janë duke kaluar përballë vilës së Ilir Metës, goxha më modeste se shtëpia e madhe, e bardhë dhe e rindërtuar e Berishajve, e vetmja në fshat që del mbi kurorën e pishave.

Berisha shihet madje që duke ecur disa metra përpara gruas, ka kthyer kryet nga oborri i banesës së ish-aleatit të tij, sot në koalicion me rilindasit.

Fshati Lura në Gjirin e Lalzit afër kepit të bukur të Rodonit njihet si vendqëndrimi veror i shumë personazheve të politikës, biznesit dhe medias.

Dita

Doktori diç kërkon me sy në oborrin e shtëpisë së ish-aleatit të majtë

Doktori diç kërkon me sy në oborrin e shtëpisë së ish-aleatit të majtë

June 17, 2016 23:05
Komento

7 Komente

  1. TLN June 17, 23:08

    Kriminel.Shijon jeten ndersa per viktimat e tij nuk bere askush drejtesi.

    Reply to this comment
  2. fteri June 18, 06:56

    Qeni i mundur plak me sa duket kërkon tani shoqëri me shokët e vjetër,për të mundur kundërshtarët e rijë.

    Reply to this comment
  3. Azemi June 18, 07:30

    Mos I gezofsh ato vila tu shofte fara dhe rraca

    Reply to this comment
  4. sopiqoti June 18, 09:18

    E po keshtu ndodh.Nga kati i trete ne banesen qe ndodhet ne rrugen Prokop Myzeqari ( ne Brake ) tek ” VILA LUKSOZE ” ne Gjirin e Lalsit, rrugetimi i Sali Berishes.Ish komshit e tij po aty jane dhe kujtojne me nostalgji jeten e thjeshte dhe po thuaj te barabarte bente edhe ” doktori ” qe me siguri ai sot e ka fshire nga kujtesa

    Reply to this comment
  5. komshiu June 18, 09:33

    Ngjalat e kesaj vile te bejne Kryeminister. Ose, ish bashkshorti manjak rreth shtepise ish gruas duke tentuar te futet brenda per te kujtuar martesen e pare, duke perfitu nga mungesa e kollovarit ne vile.

    Reply to this comment
  6. Der Spiegel June 18, 09:34

    MOS E BESO PO DESHE !

    E GJITHE AJO VILE

    PA I DALE NJE PIKE DJERSE.

    SHIKO O POPULL I SHKRETE /

    TE RA HAJDUTI KESMET.

    PASURITE E HAJDUTIT LIKE KULLOJNE GJAK.

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 18, 09:38

    Po per shtepin e Rames ne Surrel a keni ndonje urim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*