FOTO: Biblioteka e Beratit rihapet falë një investimi të TAP

March 30, 2018 02:27

FOTO: Biblioteka e Beratit rihapet falë një investimi të TAP

Me datë 29 Mars 2018, përfaqësues të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkisë së Beratit vizituan ambientet e Bibliotekës së Beratit, e cila është mobiluar dhe pajisur nga TAP me sistem mbrojtës ndaj zjarrit.

Ky investimprej afërsisht 16’000’000 Lekësh,i shërben më shumë se 100’000 banorëve të qytetit të një-mbi-një dritareve.

Si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri,janë mobiluar krejtësisht nga e para tre salla leximi dhe arkiva e bibliotekës “Vexhi Buharaja” duke shënuar edhe rihapjen e bibliotekës pas disa vitesh.

Gjithashtu, TAP ka dhuruar 400 libra (tituj të rinj) duke e pasuruar më tej fondin e bibliotekës.

Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, gjatë vizitës në ambientet e Bibliotekës u shpreh:“Vetë TAP është një projekt që do të mundësojë de-karbonizimin e Evropës dhe zhvillimin e vendeve nga ku do të kalojë. Ne besojmë që një e ardhme e qëndrueshme mund të krijohet nëpërmjet edukimit cilësor, përkujdesjes ndaj mjedisit dhe vëmendjes karshi sigurisë teknike. Prandaj dhe TAP po investon kryesisht në këto tri fusha në Shqipëri. Ne ndihemi krenar që mundëm të ndihmonim Bashkinë e Beratit për mobilimin e Bibliotekës dhe vendosjen e sistemit mbrojtës ndaj zjarrit. Tani Biblioteka është funksionale dhe e sigurt.”

Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj, u shpreh:“Kishim një vit që e kishim mbaruar rikonstruksionin e bibliotekës por vetëm sot, falë investimit të TAP për mobilimin dhe sistemin e mbrojtjes ndaj zjarrit, biblioteka mund të ofrojë kushte dhe ambiente moderne për të gjithë lexuesit. Në emër të tëgjithë lexuesve unë ju falënderoj për këtë investim tuajin pasi kontributi në dije është e vetmja armë që do t’i krijojë një të ardhme të sigurt të rinjtë.”

Pas hapjes së Bibliotekës për publikun, të parët që u regjistruan ishin një grup nxënësish nga gjimnazi i Beratit. Kartelat e lexuesit iu dorëzuan atyre nga Menaxheri i përkohshëm i TAP për Shqipërinë dhe Kryetari i Bashkisë së Beratit.

Biblioteka “Vexhi Buharaja” pas rikonstruksionit të vitit 2016 nuk mundi të hapej për  shkak të mungesës së mobilimit të përshtatshëm të sallave të leximit dhe të arkivës. Mungesa e mobilieve e bënte godinën të pamundur përdorimin e sallave nga lexuesit dhe studiuesit ndërsa në arkivën e Bibliotekës vetëm një pjesë e rreth 35’000 librave ishin vendosur nëpër rafte, pjesa tjetër ndodhej në dysheme.

Falë investimit të TAP, lexuesit e Beratit mund të përdorin tëtria sallat e leximit të Bibliotekës “VexhiBuharaja” ndërsa arkiva është pajisur me rafte për sistemimin dhe ruajtjen e librave.

Ndjekja e punimeve për mobilimin e Bibliotekës “VexhiBuharaja” u krye nga kontraktori i TAP për projektet Sociale dhe Mjedisore, Abkons. Gjithashtu, Abkons ka realizuar edhe projektimin e mobilimit të bibliotekës.

n.s. / dita

Përpara investimit

Përpara investimit

Pas investimit

Pas investimit

March 30, 2018 02:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*