FOTO: Brenda dhomës ku vajzat shqiptare shisnin “seks online”

June 16, 2017 10:16

FOTO: Brenda dhomës ku vajzat shqiptare shisnin “seks online”

Policia e Tiranës ka goditur një bazë prostitucioni online, e cila ushtronte aktivitetin në kryeqytet.

Operacioni i koduar “Chat Line 2” ka çuar në pranga 6 femra, mes tyre dhe tutorja.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lire dhe tre vajza të tjera.

Si i rekrutonte vajzat 34-vjeçarja L. B e cila kishte rolin e tutores në biznesin e seksit online.

L.B nxirrte njoftim në gazetat që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç.

Nuk bëhej me dije se çfarë pune ishte, por gjatë intervistës vajzat njoftoheshin se për çfarë pune bëhej fjalë dhe nëse pranonin, instruktoheshin për bisedat e seksit.

Grupi kishte faqen e tyre të internetit dhe klientët paguanin me kartë krediti për shërbimin që merrnin nga vajzat nëpërmjet internetit.

Vajzat kryenin veprime me lodra seksuale ndërkohë që ishin të lidhura online me klientët e tyre.

Klientët ishin të huaj dhe shqiptarë.

Banesa brenda së cilës ushtronin aktivitetin ndodhej tek Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një mini shtëpi publike, brenda së cilës gjeje pranga, maska dhe lodra të tjera të seksit, që vajzat i përdornin për të joshur klientët.

Foto më lart është bërë në shtëpinë tek Komuna e Parisit, nga ku vajzat punonin për klientët e tyre.

Siç shihet prangat dhe maskat ishin mjetet e punës së tyre, që varionte sipas kërkesave të klientëve.

Për vajzat e arrestuara bëhen me dije vetëm inicialet.

L. B., 34 vjeçe

J. H., 19 vjeçe

E. T., 18 vjeçe

K. A., 32 vjeçe

I. U., 22 vjeçe

E. A., 22 vjeçe

Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:

Xh. B., 18 vjeçe

E. L, 24 vjeçe

K. M., 23 vjeçe

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 7 njësi kompjuteri

– 7 ekrane kompjuteri

– 7 kamera për komunikime video online

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për  prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

June 16, 2017 10:16
Komento

3 Komente

  1. Andreas June 16, 11:39

    Nuk ka prostitucion ne kete rast you fuckers. Nuk e parashikon ligji dhe nuk orrben veper penale idiote… E vetmja gje eshte shmangia e taksave por edhe ne kete rast eshte xeshtje administrative…

    Reply to this comment
    • Besniku June 16, 12:50

      Dmth ne se ndonje nga familjaret e tu punesohen ne nje profesion te tille, jane brenda ligjit, e mjafton qe te sjellin te ardhura. Mos je gje tutor dhe ti?!!

      Reply to this comment
    • tony June 16, 19:52

      Harxhon vetem frymen me keta o shoku. ..
      Kta nuk dine argument tjeter, veç se te Hyjne ne fyerje personale. . Si ky zoteria ketu poshte , me komentin e tij.
      E kupton se sa varferisht gjènden. .???

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim