FOTO: Britanikët gëzojnë lirinë, festa e “çmendur” në rrugët e vendit

January 31, 2020 17:39

FOTO: Britanikët gëzojnë lirinë, festa e “çmendur” në rrugët e vendit

Britania e Madhe ka lënë sot zyrtarisht familjen e madhe europiane dhe duket se kjo ka sjellë liri të britanikët.

Ata kanë festuar këtë ditë historike, siç e kanë cilësuar, duke mbushur rrugët e vendit me flamuj anglez. Kryeministri Boris Johnson mblodhi sot kabinetin e tij, teksa era e re për popullin më në fund erdhi.

Britania bëhet vendi i parë që la bllokun prej 28 anëtarësh, 47 vjet pas anëtarësimit të saj.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbështetur Brexit-in dhe ka premtuar se do të udhëheqë vendin drejt një të ardhme të re të ndritshme.

“Puna jonë si qeveri, puna ime është që ta bashkojmë këtë shtet të na çojë përpara”, tha Johnson në një deklaratë për të shënuar rastin historik. Ai tha se “ky nuk është një fund, por një fillim. Ky është një agim i një epoke të re”.

Në vitin 2016, nëpërmjet një referendumi masiv, britanikët vendosën largimin nga Bashkimi Europian. Dhe kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, çështja u finalizua. Pothuajse gjysma e popullsisë së vendit ka qenë kundër daljes nga Bashkimi Evropian.

l.h/ dita

January 31, 2020 17:39
Komento

9 Komente

  1. betixho January 31, 18:46

    NESE NJË VËND I MADH SI BRITANIA,PROTAGONISTE BOTERORE E ZHVILLIMEVE POLITIKE,ME KULTURË,TEKNIK E TEKNOLLOGJI TË LARTË,PJESËMARRËSE 47 VJEÇARE NË EUROPËN E BASHKUAR FESTON SOT ME MOTIVIN E LUMTURISË QË U ÇLIRUA MË NË FUND NGA EUROPA,ATËHERE POLITIKANET DHE SOCIOLOGËT DUHET TË RIKONFIRMOJNË KOMBIN DHE KOMBËSINË SI FORMA MË E LARTË E MOBILIZIMIT PËR ZHVILLIM DHE FORMA MÊ SIPËRORE E LIRISË KU MUND TË REALIZOHET LUMTURIA.
    KËJO DO TË THOTË SE Ç’DO FORMË TJETËR ORGANIZIMI SHTETEROR E QEVERISËS PARAQITET INFERIORE DHE PA SUKSES KRAHASIMISHT ME MODELIN QË PO APLIKON EUROPA.Ç’DO GJË TANI,VIHET NË PIKËPYETJE.

    Reply to this comment
  2. MH January 31, 20:20

    Merreni si keshille lirin e Britanise qe mos e cani kaptinen per hyrje ne BE.Liria nenkupton qe Britania pskesh kene e dhunuar nen ushtrimin e ligjeve demokratike te BE-es.

    Reply to this comment
  3. info analitike January 31, 21:13

    Ne kete rast eshte me vend te thuhet “qesh mire kush qesh i fundit”. Me sak kam dijeni BoJo nuk ka nje plan te qarte qe do te shoqeroje BREXIT e do te shohim ne vijim, sidomos ne 2021 nese ky gezim i anglezeve per BREXIT do te jete i justifikuar.
    Edhe simbolika e largimit nga zyrat e BE me kilt e bagpipe tingellon e cuditshme pasi skocezet jan kunder Brexit e madje do te kerkojne ndarjen nga Mbreteria e Bashkuar.

    Reply to this comment
  4. Genti February 1, 06:32

    Ata ne foto duken vertete Angleze. Ai vend ka shkuar per lesh. Kryebashkiaku i Londres eshte nga Pakistani, kurse vete Londra nuk eshte me qytet ku banone Anglezet. Angline e mban mbi uje vetem prerja e parase nga hic gje nga Bankat Cifute. Por ata nuk te japin asgje falas. Eshte thjesht ceshtje kohe kur tu heqin tapat vrimave te varkes se Britanise. Anglezet e vertete rrotullohen ne varr kur shikojne se ku e kane katandisur Angline sot.

    Unfortunately is a case of a lost Country.

    Reply to this comment
    • Pordhe me rigon February 1, 15:09

      Per lesh ke ikur ti o Genti. Anglia kolonizoi trecerekun e botes dhe akoma vjel frytet e kolonive. Biles ja arriti qe edhe “sklleverit” e saj te ngrene flamurin anglez dhe t´i kendojne mbretereshes. Anglezet e vertete i ke neper vila e keshtjella me nga 10 kuaj, 4 qener e 3 mace.

      Reply to this comment
  5. fteri February 1, 06:58

    Kur i vje fundi njeriut ,ai fluturn në qiell në lumturi ,edhe këta me sa duket fluturoin me presh në bythë .Britania pa BE do ti duket vrima e miut pasqindëgrosh ,do ngelet Angli e vogël ,pa skoci ,dhe do ti vihet fre nga BE-ja,pra do shohim kush qesh i funadit.!

    Reply to this comment
  6. H February 1, 07:13

    Të gjitha perandoritë ndër shekuj kanë rënë nga fodullëku dhe mendjemadhsia. Britania nuk ka gabuar kurrë në strategji. Por ka një herë të parë për të gjithë. Do presim dhe shikojmë. Kam jetuar muajt e fundit në Londër (Islington) dhe njerëzit kishin frikë nga bandat kriminele të drogaxhijve. Dalin mga UE që të kontrollojnë kush hyn dhe del.

    Reply to this comment
  7. fteri February 1, 09:02

    Respekte “H” ,por v/ izolimi nga bota me tel me gjemba gjoja kundër drogës nuk është zgjidhje ,vetëm hapja e ligjet e forta e forcojnë dhe e zhvillojnë ishullin anglez ,themi Anglez pasi tani mbeti vetm edhe pa skoci .Por shumë më shpejt do ti dalë kallai këti izolimi nga BE-ja,do vuaj e konsumoi dhjamin dhe do katandiset ti trokasë përsëri europës në derë ,këtu do jemi..

    Të festosh zvoglimin ,këtë e bjënë vetëm britanikët fanatik ,pa ide për të ardhmen e fëmijve të tyre.Shyqir që ke ikur “h” dhe mos ja shihë më bojnë ati vendi ishullor me censur policie gjakpirse .

    Reply to this comment
  8. Nje shqiptar February 1, 10:04

    Me sa duket anglezet shikojne aenderra me sy hapur. Dalja nga BE eshte isolim i saj ne “Perendorine Britanike” qe nuk ekziston me. Largimi nga BE nuk eshte liri per te por veteizolim qe do ti sjell shume shqetesime. Londra kurdohere ka qene qender financiare e botes por me daljen nga BE, do ta humbe kete perparesi. Shume institute kerkimore shkencore nderkombetare do te largohen nga Anglia. Nuk jemi me ne kohen e mbreterive te izoluar ne Evrope por ne kohen e bashkimit politik te shteteve evropiane e bashkimit ne monedhe per tu zhvilluar se bashku dhe per tu mbrojtur se bashku nga agresione financiare , ekonomike , kulturore e ushtarake. Bashkimi ben fuqine, kane thene kurdohere. Anglia duhet te kujtoje se vetem nje fond spekullativ i Sorosit, qe sulmoi sterlinen me 16 shtator 1992, e beri Banken e Anglise te
    zhvleresoje sterlinen 30 perqind dhe ai brenda dites fitoi 1100 milion dollare. Keto muaj fondet spekullative sulmuan edhe Deutsche Bank, qe falimentimi saj do te prodhonte nje krize nderkombetare te diensioneve te papara, por kjo banke u mbrojte ne saje te ekzistences te BE. Bashkimi ben fuqine, kane thene kurdohere. Mjerisht, ne referendumin qe u zhvillua ne Angli per daljen nga BE, mbizoteroi me pak pike mendimi konservator i shtreses se plakur, katundareve te izoluar e peshkatareve te vegjel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim