FOTO: Dhuratë nga Britania, ja mjetet e reja që do transportojnë të burgosurit

March 6, 2019 14:32

FOTO: Dhuratë nga Britania, ja mjetet e reja që do transportojnë të burgosurit

Automjetet që shikoni në foto, janë makinat e reja me të cilat do të transportohen të burgosurit shqiptarë.

Mjetet u prezantuan paraditen e kësaj të mërkure në prani të ministrisë së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorit britanik Duncan Norman dhe drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, dhe janë dhuratë nga Britania e Madhe.

Në fjalën e rastit ministrja Gjonaj tha se këto automjete të dhuruara nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve.

“Mbështetja e Qeverisë Britanike, e konfirmuar dhe gjatë vizitës sime zyrtare në Londër do të vijojë dhe vitin e ardhshëm, ku do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar. Falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit si dhe me mbështetje të Ambasadës Britanike, do të vendosen në funksion shumë shpejt pajisjet për bllokimin e valëve të telefonave, çka do të ndaloje një gangrenë të trashëguar lidhur me komunikimin në mënyrë të pakontrolluar me botën jashtë”, deklaroi ministrja.

Në vijim ajo kujtoi se në muajin prill pagat e punonjësve në burgje, do të rriten me 7%.

Sipas saj, mbështetja që po i jep qeveria punonjësve të burgjeve, do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë të stafit, duke rritur edhe performacën në punë.

l.h/ dita

March 6, 2019 14:32
Komento

6 Komente

  1. demo March 6, 14:39

    Tre cope jane moj?

    Reply to this comment
  2. Malesori March 6, 14:43

    Hajde I inagurofte Sala,Luli ,Likja dhe mos harrojme Monen.

    Reply to this comment
    • Lani March 6, 15:26

      Llafi yt ne vesh te zotit.Sali krimineli Like Muti,Lulbash pederasti dhe Moni tranvestiti udhetaret e pare.

      Reply to this comment
  3. Dulla March 6, 15:08

    Qenkan keputur fare englezet me tre busa

    Reply to this comment
    • Dardan March 6, 18:57

      O Dulle a kemi ne zemer nje faleminderit apo jo. Qofte edhe nje cope te ishte. Eshte dhurate mos harro. le te behemi ca me shume mirenjohes.

      Reply to this comment
  4. Konti Sbalta March 6, 16:03

    Sa florinj nga thesari qe grabiti Curcilli ,i cili mbyti
    nji anije me gjith marinaret brenda per te marre thesarin e bankes Shqiptare!bejne keto makina? A ja vlen kjo lemosh Tashti?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim