FOTO: Dita e Verës, Tirana “vishet” me ngjyrat e festës

March 11, 2018 11:09

FOTO: Dita e Verës, Tirana “vishet” me ngjyrat e festës

 

Tirana po bëhet gati të presë Ditën e Verës.

Përveç programit të ngjeshur të aktiviteteve argëtuese, Bashkia e Tiranës ka nisur përgatitjet për t’i dhënë qytetit një atmosferë pranverore dhe mbi të gjitha festive.

Kushdo që ka kaluar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me siguri i ka parë zbukurimet që janë vendosur përgjatë gjithë këtij segmenti.

Siç shihet edhe nga fotot, veç zbukurimeve me lulet që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, ndërmarrjet bashkiake kanë veshur edhe të gjitha pemët përgjatë gjithë këtij bulevardi me ngjyra që krijojnë një atmosferë festive.

Natyrisht që veç përgatitjeve të Bashkisë së Tiranës për këtë festë duket se ka menduar edhe natyra e cila me ngrohtësinë e këtyre ditëve ka sjellë në qytet më shumë ngjyra, gjelbërim dhe lule.

a.s/dita

March 11, 2018 11:09
Komento

2 Komente

  1. Edi March 11, 14:22

    Lali Eri po e vesh Tiranen me ngjyrat e LGBT.

    Reply to this comment
  2. Shpetim March 12, 12:23

    Dita e Veres, nje feste pagane qe tradicionalisht festohet ne Elbasan, Tani Tiroooncit katnar e kane vjedh (pervetesuar0 pre t’u bere qendra e kesaj feste. Po keshtu dhe per kenget e elbasanit, tiransit i konsiderojne kenege tiroce.Harrojne se Elbasani eshte qytet i lashte, ndersa Tirana ne 1920, nga katund u be kryeqytet. Sido qe te bejne ashtu sic e feston Elbasani, ta harrojen Tiransit, sepse Dita e Veres nuk personifikiohet vetem me Bollokumen(ne fakt tiransit hane gurabie me miell misri…) ,por ka dhe shume te tjera qe pervec elbasanllijve ,ata nuk i njohin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*