E RRALLË: Çfarë e lidh doktor Saliun me… Marina Vjollcën (!)

February 22, 2016 22:38

E RRALLË: Çfarë e lidh doktor Saliun me… Marina Vjollcën (!)

Vilson Çupi është 24 vjeç.

Ai studion për grafikë pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, por paralelisht me studimet, punon pranë studios së tatuazheve “Olsi Tattoo”, ku u intervistua nga gazetarja e Ditës, Entela Resuli.

Vilsoni ka pesë vite që pikturon në trupat e atyre që duan tatuazhe.

Ai vetë jo vetëm që nuk ka tatuazhe, por as nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë të tillë.

Gjatë këtyre viteve, Vilsoni ka njohur shumë personazhe, shumë prej tyre i ka bërë të lumtur me krijimet që ka realizuar.

Është i njohur tashmë djali me emrin Ulian Kolgjegjaj, që u kërkoi djemve të “Olsi Tattoo” pas zgjedhjeve të 2013-s, t’i vizatonin në gjoksin e tij portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por pak e dinë çfarë ndodhi më pas me taksistin Ulian.

Vilsoni na tregon se nuk ishte e thjeshtë për të realizuar portretin e Berishës dhe për të nxjerr në pah tiparet e tij. U deshën 5 orë e gjysmë punë.

Por…

Nuk kaloi shumë kohë nga buja që bëri rasti në media dhe Uliani troket sërish në derën e klinikës, këtë herë… për ta zhdukur Sali Berishën.

Mos vallë, diku i ishte thyer zemra!?

E vetmja mënyrë ishte “rimodelimi” ose mbivendosja e një figure tjetër mbi tatuazhin ekzistues.

“Është e vështirë të mbulosh një tatuazh duke realizuar një tjetër mbi të. Për t’i mbuluar Ulianit Berishën, vizatuam mbi gjurmët e tij, një dragua. Tashmë, Uliani, në vend të Sali Berishës, ka në gjoksin e tij një dragua, i cili, me krenari e them që ka dal shumë i bukur”.

Por, historia e taksistit nuk përfundon me kaq.

Pas kishte mbaruar punë me Berishën, një ditë të bukur vere ai i drejtohet serish klinikës së tatuazheve, këtë herë me një kërkesë më soft. Kërkon të gdhendë në krahun e tij të djathtë portretin e prezantueses… Marina Vjollca.

Vilsoni na tregon se edhe kjo u bë! Uliani tashmë ka në trup, Berishën e transformuar në dragua dhe… Marina Vjollcën.

Pas bisedës me Vilsonin, Entela Resuli e gazetës DITA kërkoi për taksistin Ulian.

Ai tashmë njihet në rrethin e taksistëve në kryeqytet.

E gjetëm pranë Piramidës, duke pritur klientin e radhës. Shohim që taksia e tij, ishte e mbushur me posterat e familjes Kardashian. Në krye, qëndron motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe në kokat e sedilieve ishte vendosur fotoja e vetë Kimit.

Ulian është i fokusuar tashmë te brunet.

“Kam vendosur ta fshij Marinën, nuk dua ta mbaj më, iku koha e Marinës. Dua të bëj një tjetër tatuazh në vend të saj, do të bëj Kylie Jenner. Nuk e kam vendosur tamam, ta bëj sipër portretit të Marinës apo në pjesën e sipërme të pëllëmbës së dorës. Këtë do e mendoj dhe do e konsultoj me çunat”- na thotë djali dibran.

“Berishën e fshiva se edhe policët që më ndalonin rrugës më kërkonin shpesh që t’u tregoja tatuazhin. Pastaj e kisha të vështirë të shkoja në pishina apo plazhe, njerëzit më shihni me habi. Tani që kam draguan kam rënë rehat. Ndërsa me Marinën jam mërzitur. Dua ta ndryshoj, ndaj kam zgjedhur këtë brunen që kam edhe fotot në taksi,”- shprehet Uliani për DITA.

Bisedën me dy personazhet tona mund ta lexoni të plotë në DITA versioni print. / Dita /

Vilsoni gjatë punës

Vilsoni gjatë punës

Uliani duke na treguar Marinën

Uliani duke na treguar Marinën

Mbi Berishën u vizatua një dragua

Mbi Berishën u vizatua një dragua

Uliani tashmë është më i qetë

Uliani tashmë është më i qetë

Uliani në taksinë e tij

Uliani në taksinë e tij

February 22, 2016 22:38
Komento

4 Komente

  1. demo February 22, 22:58

    Brenda gjinise se bishave e ke nderruar.

    Reply to this comment
  2. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. February 23, 04:24

    Ky toci nga Dibra, paret qe fiton si taksist ja u con “peshqesh” punonjesve te studios “Olsi Tattoo”, do te bente detyren po te bente tatuazh veten duke ruajtur delet ne Kalane e Dodes.

    Reply to this comment
  3. Albion February 23, 08:41

    Njeri me te meta mendore i shkreti,gjynah.

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 February 23, 09:14

    a thu të jetë ky Alpini i dikurshëm?
    këta tipa kanë qënë gjithnjë në histori!!në atë të shkuarën kishin nga një foto e tregonin historira si i kishin dhënë dorën enverit dhe se lanin për javë të tëra!!ndryshoi regjimi i gutën një të djegur fotove,një të lëpirë dorës për ta larë dhe filluan e vollën sa plasën!!
    sot ësshtë më e vështirë më e kudhtueshme!!bën tatuazhe dhe njerzit të shikojnë si gomarin balash!duhet ti prishësh tatuazhet dhe kushton derqi!!këtu jo vetëm ndyrësia është shtuar por dhe budallallëku k amarrë dhenë!
    o ulian,një TT me një fishek do të të kishte kushtuar më pak dhe do të kishe pasur më pak probleme!!herën tjetër mos harxho pare për të fshehur tatuazhet e politikanëve ose rruspive,vëndase a të huaja!!futi në plimb vetes dhe je rehat ti e ne në të njëjtën kohë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*