FOTO: Dy foto dhe një batutë e Isa Boletinit në Londër

January 23, 2018 02:38

FOTO: Dy foto dhe një batutë e Isa Boletinit në Londër

Kjo fotografi është botuar në Revistën polake “Pochodnia Narodoëy Tygodnik Illustroëany”.

Ajo është realizuar në Vjenë në vitin 1913, pas kthimit të delegacionit shqiptar nga Londra.

Ata ishin ndalur në Vjenë ku kishin zhvilluar një takim me zyrtarë Austro-Hungarezë.

Tregojnë se Ismail Qemali i ofroi një post Isa Boletinit në qeverinë e Vlorës por ky i fundit refuzoi duke i thënë se duheshin njerëz të shkolluar.

Megjithatë Qemali e bëri Boletinin pjesë të delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës ku sipas at Gjergj Fishtës “vetëm Luigj Gurakuqi përballonte nivelin e homologëve”.

Megjithatë, gazetat e citonin malësorin Boletini për batutat e tij.

Në një rast ai i tha përkthyesit që ti thoshte Lloyd George – it:

“Thuaji atij që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë”.

n.s. / dita

Isa Boletini në Vlorë 1912

January 23, 2018 02:38
Komento

6 Komente

  1. Elbasani i shperngulur January 23, 15:52

    Shtepija me e madhe e kombit shqiptar,”guri qoshes” se shqiptarizmes , lavdi e perjetshme Shtepise se Madhe te Boletineve !

    Reply to this comment
  2. MH January 23, 18:11

    Gezohem shpirterisht qe shikoj nji foto mjafte simaptike te ndjeres Vace Zela me nji pamje si nji djalosh camarrok teper simpatike me kaqurrela.

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D(Dh Xhoga) January 23, 19:31

    Isa Buletini nje ka shqiperia.me atqe qe manifestoj ne Londer a Paris..
    -Shqiptari nuk carmatores,kur e do atdheu”-Isa.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  4. fteri January 25, 15:26

    Udhëheqësit e forcave kryengritëse të kosovës dhe pikrisht ISA BOLETINI ende pa u ftohur grykat e pushkëve nga lufta kundër turqve ,organizuan luftën për mbrojtjen e vendit .Kryengritja e vitit 1912 në kosovë nuk shuhet ,por shëndrrohet nga një kryengritje antiturke në një forcë mbrojtëse kundër sulmeve serbo-malazeze.

    Më 1912 erdhi në Vlorë në mbrojtje të qeverisë së Ismail Qemalit dhe shpalljes pamvarsisë erdhën nga kosova 400 luftëtarë trima të drejtuar nga patërioti trim Isa Boletini ,dhe organizoi mbrojtjen e trojeve shqiptare nga armiqtë grek,serb dhe Esat Toptani.

    Më 1913 konferenca e ambasadorve kreu ndaj popullit shqiptar një akt tradhëtie të shëmtuar duke ndarë shqiprinë dhe lënë më shumë se gjysmën e popullsisë jashtë kufijve të shtetit etnik shqiptar të Ismail Qemalit.

    Atëherë qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi,morën me vete edhe patëriotin ISA Boletinin ,të cilin nëpër qytete të europës e brohoritnin si luftëtarin e pa mposhtur .

    Në një bisedë me ministrin anglez Eduart Grey ,Isa Boletini i tha :
    “Nuk kam ardhur të kërkoi Mitrovicën ,por çdo pëllëmbë tokë që ashtë shqipëtare !

    Kur e përcollën delegacionin shqipëtar te gardoropa ,ku pak më parë Isa Boletini kishte lënë armët ,ministri anglez i tha si me shaka :
    ” Nesër gazetat mund të shkruajnë që gjanerali Isa Boletini ,të cilin nuk e çarmatosi dot Shefqet Tërgut Pasha ,e çarmatosën në Londër ! ”

    “Besa ,as në Londër JO ! ” – ia priti Isa Boletini duke nxjerr nga brezi një nagantë të fshehur .

    Kur patërioti Ismail Qemali i propozoi Isa Boletinit t’i jepej një nga ministritë e qeverisë së Vlorës ,ai nuk e pranoi ,duke thënë se endenuk e kishte kryer detyrën karshi atdhut meqënë se kosova shqiptare ishte e pushtuar prej ushtrisë serbo-malazeze ,pra ai mendonte të kthehej atje dhe të luftonte për çlirimin e kosovës dhe gjithë vendit .

    Duke rikujtuar veprimtarinë politike e sakrificat të Isa Boletinit ai na del si patëriot dhe politikan trim e largëpamës ,i zoti dhe i guximshëm ,luftëtar me merita të mëdha të shpalljes pamvarsisë shqiprisë dhe qëndresës dhe lëvizjeve patëriotike në kosovë e shqipëri ..

    Isa Boletini ëdëroi e luftoi jo për çfarëdo pavarsie ,por për një shqipëri të bashkuar e me të vërtet të pa varur ,për një shqipëri të bashkuar të fortë ekonomikisht e politikisht .

    Luftrat e përpjekjet e popullit tonë për pamvarsi e tërsinë toksore të atdheut u udhëhoqën me zotësi nga patëriotët të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini ,Luigj Gurakuqi,Ded gjo’Luli eHasan Prishtina,
    Themistokli Gërmenaji e Bajram Curri ,Mihal ,Grameno e Çerçiz Topulli ,Nikoll Kaçori e shumë të tjerë ,kujtimin e të cilve do ta ruajmë në shekuj me nderim e respekt gjithë populli ynë shqiptar .

    Reply to this comment
  5. Vlonjati January 25, 15:54

    Nje figure mitike…Robin Hud i Shqiperise te gjakosur. Do ngelet krahas te tjereve nga figurat legjendare te kombit. Lavdi Isa Boletini !

    Reply to this comment
  6. Arber Iliri January 26, 18:59

    Burre i mencur dhe i shquar, ka bere vendin e tij ne historine e ketij populli.Keta burra shpenzuan pasurine dhe jeten e tyre per ceshtjen kombetare.Pa ta nuk do te ishte Shqiperia.Me Skenderbeun si simbol ata bene ata qe sot mund te quhet e pamundur.Ndaj edhe i urrej bythecet e sotem politikane qe vetem se demtojne te ardhmen por nuk do ja dalin dot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*