FOTO e rrallë: Hitleri duke përqafuar një vajzë hebre

November 15, 2018 12:29

FOTO e rrallë: Hitleri duke përqafuar një vajzë hebre

Një foto e publikuar bardhezi na tregon një Hitler komplet ndryshe.

Në foton e veçantë shihet Adolf Hitler duke buzëqeshur dhe përqafuar një vajzë hebre 6-vjeçare, Rosa Bernile Nienau.

Rosa Bernile Nienau u bë e njohur për raportin e saj miqësor me Adolf Hitler. Fotoja e shkrepur është shitur në ankandet historikë në Maryland për 11 mijë dollarë.

Fotoja është realizuar nga fotografi zyrtar i Hitler, Heinrich Hoffmann. Shtëpia e ankandit bëri të ditur se Hitleri e kishte mësuar për prejardhjen hebraike të vajzës, por në rastin e saj ai anashkaloi ligjet raciste që kishte vendosur.

Rosa Bernile Nienau lindi në vitin 1926 dhe kishte gjyshen hebre. Vajza e vogël ishte pothuajse 6 vjeç kur u fotografua me Hitlerin. Ajo vdiq nga poliomieliti në moshën 17-vjeçare.

l.h/ dita

November 15, 2018 12:29
Komento

1 Koment

  1. RRUFE-BUBULLIMA ! November 15, 21:31

    Hitleri ka qenë “HITLER”, dihet !

    Por, unë ende nuk kam dëgjuar as kuk kam lexuar ndokund deri tash që ndokush nga njerëzimi të jetë interesuar shkencorisht, njëmendësisht dhe sinqerisht se pse Hitleri ka qenë “Hitler” dhe, a ka qenë Hitleri i lindur “Hitler”, apo, pse është bërë Hitleri “Hitler”, ose, kush, apo çka e ka bërë Hitlerin “HITLER” ?!

    Njerëzit, në më të shumtën dinë dhe mundën vetëm të paragjykojnë por, jo saktësisht edhe të mendojnë e shmendojnë !?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim