Ellis Island dhe një foto e rrallë: Si dukej në 1910 një emigrant shqiptar në SHBA

September 9, 2015 08:50

Ellis Island dhe një foto e rrallë: Si dukej në 1910 një emigrant shqiptar në SHBA

Ellis Island u inaugurua në 1892 dhe u mbyll në 1954.

Ai hapi dyert e tij për emigrantët, duke e kaluar emigracionin nga kontrolli i shtetit të Nju Jorkut, nën kontroll federal.

Vendimi u mor për të qetësuar zërat e qytetarëve amerikanë kundër një hyrje të pakontrolluar të emigrantëve, si edhe për të ndalur korrupsionin e zyrtarëve, veçanërisht të Nju Jorkut, ku hynte shumica e emigrantëve.

Sipas vlerësimeve në 100 vite, që prej vitit 1892, nga Evropa erdhën 55 milionë emigrantë, shumica e të cilëve u vendosën në Amerikën e Veriut.

Augustus Francis Sherman, një funksionar i pasionuar pas fotografive, në mes të viteve 1906 dhe 1915, u kërkonte emigrantëve që vinin nga të gjithë anët e botës, sidomos nga Europa, të pozonin para objektivit të tij.

Fotot e tij janë publikuar në librarinë publike të Nju Jorkut.

Mes qindra fotove ndodhet edhe fotografia e një shqiptari, që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1910.

Ellis Island (në foto) u inaugurua në 1892 dhe u mbyll në 1954

Ellis Island (në foto) u inaugurua në 1892 dhe u mbyll në 1954

September 9, 2015 08:50
Komento

3 Komente

  1. GAMORI September 9, 16:46

    NJE YLL ME TRADITA TE LASHTESISE

    Reply to this comment
  2. Shahisti September 9, 19:42

    Pak si cudi, se ne pergjithesi ne Amerike pergjithesisht emigronin nga Jugu i Shqiperise. Ky djali ketu nga veshja duket si verior. Nejse, aty ketu edhe mund te kete pasur ndonje verior qe kushedi si e ka gjetur rrugen per ne Amerike.

    Reply to this comment
  3. mirel September 9, 21:46

    Keto jane foto madheshtore.
    Shqiptaret duhet te dine nga vijne
    jo nga callmat dhe turbaned, po nga xhubletat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*