FOTO: Edhe njëherë në… Spaç!

May 26, 2016 09:58

FOTO: Edhe njëherë në… Spaç!

Keni qenë ndonjëherë në Spaç? Nëpërmjet një muzeu online do të kthehemi 43 vite pas dhe do të udhëtojmë në një hapësirë virtuale ku do të mësojmë më shumë për burgun më famëkeq të kohës së diktaturës në vendin tonë.

Është instituti i Studimeve Politike i cili publikon projektin “Lugina e Qëndresës”, kushtuar revoltës në burgun e Spaçit, në maj të vitit 1973, ku mëson më shumë për atë kohë dhe atë vend.

Katër dekada më parë të burgosurit politikë të kampit famëkeq u ngritën në revoltë. Ata shpalosën flamurin kombëtar pa yll dhe kërkuan demokraci në vendin më stalinist të Europës. Revolta u shtyp me dhunë, 4 të burgosur u ekzekutuan dhe shumë të tjerë morën dënime të ashpra. Varret e tyre nuk janë zbuluar ende.

Projekti i Institutit të Studimeve Politike është një muze online me të dhëna të detajuara për jetën në burgun e Spaçit, revoltën, protagonistët kryesorë dhe historinë e ndërtimit të qindra veprave publike me punë të detyruar nga të burgosurit politikë. Projekti publikon për herë të parë dokumentet zyrtare mbi revoltën e majit 1973 në Spaç, urdhrat e regjimit për shtypjen e revoltës me dhunë maksimale. Nisma http://luginaeqendreses.al synon t’u tregojë të rinjve, që nuk e kanë jetuar periudhën komuniste, ngjarjet e saj më të rënda, duke i shërbyer kështu kujtesës kombëtare ndaj të kaluarës.

Forma e dhënies së informacionit i është përshtatur mënyrës së organizimit të një “muzeu real”, duke u organizuar në galeri, dëshmi vizuale dhe dizajn të kuruar. Për herë të parë materiale të Arkivit të Ministrisë së Brendshme dalin në dritë për të dëshmuar se si organizohej burgu i Spaçit, cila ishte skema e organizimit të tij, dokumente që dëshmojnë mbi përditshmërinë e burgut të Spaçit, tentativa dhe arratisje të të dënuarve politikë si dhe trajtimi që sistemi i bënte nëpunësve të tij. Gjithashtu, për herë të parë vjen edhe revolta 3-ditore e Spaçit, e organizuar 21-23 maj 1973 në nëpërmjet një videoje të animuar 5-minutëshe.

Ky projekt u realizua nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Më poshtë, disa informacione nga kategoritë e sajtit që hedh dritë mbi burgun.

3033

Reparti 303

Më 25 maj të vitit 1951, Partia Komuniste në pushtet krijoi një organ tipik të vuajtjes së dënimit mbështetur në modelet sovjetike, i cili u quajt reparti 303. Qëllimi i krijimit të tij ishte që të mbante të izoluar elementin “armik dhe keqbërës” që ishte dënuar nga gjykata e popullit për krimet kundër shtetit dhe për ta aktivizuar atë në punë të detyruar. Të dënuarit, pjesë e repartit 303 u shfrytëzuan për të ndërtuar një seri veprash të mëdha publike me rëndësi ekonomike, disa prej të cilave janë edhe sot funksionale, si diga e lumit Shkumbin, fusha e aviacionit apo uzina e autotraktorit. Itinerari që ndoqi reparti 303 përshkroi gjithë Shqipërinë duke nisur nga Peqini, Berati, Tirana, duke përfunduar në minierat e Spaçit ku, përveç kësaj të fundit, u ngrit një burg i sigurisë së lartë, në të cilin do të vuanin dënimin dhe do të shfrytëzoheshin me punë të detyruar mijëra të dënuar për arsye politike.

lugina e mbijeteses3

Lugina e mbijetesës

Para vitit 1968, Shqipëria komuniste njihte dy lloj burgjesh, ato të izolimit dhe kampet e punës. Burgu i Spaçit u ndërtua si një sistem i ekzekutimit të dënimit duke ndërthurur këto dy elemente. Pozicionimi në formë hinke dhe klima e ashpër vështirësonte jetesën dhe mundësitë e arratisjes, duke e shndërruar në burgun me siguri më të lartë në vend për të gjithë të burgosurit politikë. Në imazhe jepet skema e organizimit të kampit, e cila lë për të dëshiruar, e përbërë nga elemente të sigurisë së lartë. Lugina ndodhet në pjesën qendrore të veriut të Shqipërisë në rajonin e Mirditës dhe ndryshe nga burgjet e tjera ndërqytetës, ky pozicion gjeografik e shndërroi këtë luginë në një burg natyral, larg syrit dhe vëmendjes publike.

lugina e mbijeteses 2

Të padenjë për në Spaç

Regjimi linte në të njëjtin ambient intelektualët dhe kriminelët e rrezikshëm. Ata që nuk lejoheshin të qëndronin në kamp ishin: të dënuarit që refuzonin punën si Fatos Lubonja, që u dërgua në Burrel sepse nxiste të tjerët; nuk lejoheshin ata që njihnin zonën e Mirditës për shkak se mund të frymëzonin të dënuarit të arratiseshin dhe ata që i kishin të afërmit punonjës në kamp. Spaçi ishte një burg ku do të dërgoheshin ata shqiptarë që: besonin te Zoti, kritikonin Enver Hoxhën, kritikonin sistemin, këndonin këngë moderne, shkruanin të lirë, mendonin të arratiseshin, pikturonin të lirë, kërkonin më shumë ushqime ose lirinë e fjalës.

Një ditë në Spaç kalohej duke folur për punën e rëndë me tri turne. Në sajtin e “Luginës së qëndresës” thuhet se nëse do të kishte edhe një ditë të vetme pushimi nga torturat, atëherë ajo do quhej, ditë e jashtëzakonshme. Ata mundoheshin të kënaqeshin duke komunikuar me njëri-tjetrin në dhomë, duke lexuar a shkruar poema ndërsa shumica e kohës kalohej duke shkruar në mure. Disa nga shkrimet më të shpeshta ishin: numërimi i ditëve që lehtësonin e dhimbjen, piktura të ndryshme ose alfabeti.

Mallikimi i minieres

Mallkimi i minierës

Përbërja administrative e kampit të riedukimit të Spaçit ishte komplekse dhe ngrihej mbi një skemë, e cila i përballte të dënuarit me komandën e repartit, e cila përbëhej nga komandantët, oficerë e ushtarë dhe kishte për qëllim ruajtjen e sigurisë në kamp dhe nga ndërmarrja e minierës, e cila përbëhej nga inxhinierë teknikë e punonjës, të cilët kujdeseshin për mbarëvajtjen e nxjerrjes së dy mineraleve të kësaj miniere, bakri dhe piriti. Të dënuarit, pavarësisht nëse ishin të sëmurë apo shëndoshë, duhet të arrinin normën prej 4 vagonësh mineral në ditë, në mënyrë që të mos keqtrajtoheshin apo torturoheshin. Edhe pasi mbaronte orari zyrtar i punës, jetesa ishte tepër e vështirë, pasi 50 burra duhet të flinin në 40 m2. Ajo që u vështirësonte edhe më shumë jetesën të dënuarve ishte rregullorja e ashpër e kampit, e cila i detyronte të mos bënin dhurata, të mos kalojnë nga njëra dhomë në tjetrën e deri te detyrimi për të dëgjuar e lexuar për Partinë Komuniste.

Nje dite ne Spac

Një ditë në Spaç

Në këtë kategori është pasqyruar se si zhvillohej një ditë normale në burgun e Spaçit, pavarësisht se për ditët e sotme do të dukej si dita më anormale e mundshme për një të dënuar. Kohën e lirë të dënuarit e kalonin në dhomën e gjumit duke biseduar me njëri-tjetrin për torturat, që ishin pothuajse të përditshme dhe për poezitë apo krijimet e tyre që kishin filluar t’i shkruanin në mure. Orari i aktivitetit të tyre ditor pasqyrohet në tabelën e gjetur pranë arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku bien në sy orari i caktuar për leximin mbi partinë. Gjithashtu, komanda e repartit hartonte raporte mbi gjendjen moralo-politike të të dënuarve, për të pasur në lupën e saj çdo ndryshim jonormal. Kur dikush burgosej politikisht, familjarët internoheshin në kampet e internimit dhe mundësia për t’u takuar zvogëlohej, kjo për shkak edhe të thellësisë gjeografike ku ndodhej ky burg.

Kampi i Spaçit për shkak të mbipopullimit nuk ofronte shtretër për të gjithë të dënuarit. Ata ndanin të njëjtin shtrat meqenëse punohej me tri turne.

arratisja

Arratisja nga ferri dhe tortura

Kampi i riedukimit të Spaçit, përveç pozicionit jo të favorshëm gjeografik për të lejuar arratisjen, kishte një survejim të jashtëzakonshëm me polici e ushtri. Vigjilenca e komandës së repartit shuante çdo shpresë për t’u larguar nga ai ferr. Disa tentuan, disa arritën ta kalojën barrierën, por përsëri u kapën në arrati dhe u ekzekutuan për t’u bërë shembull për të burgosurit e tjerë. Sistemi i vuajtjes së dënimit në kampin e Spaçit sipas dokumenteve të arkivuara, dëshmive të të dënuarve, por edhe të gardianëve të penduar ishte një sistem që e praktikonte torturën si mjet frikësimi dhe detyrimi për të zbatuar rregulloren e kampit. Disa nga torturat më të tmerrshme që ushtroheshin ndaj të dënuarve ishin: o rrahje me dru deri sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi, o kruajtje e plagëve të qelbëzuara me dru, o elektrik në veshë, o futje e kripës në mish, o lagia me ujë të ftohtë, o lënia pa bukë deri në vdekje, o jeleku i forcës. Prej Spaçit, asnjë nuk mundi të arratiset. Nga viti 1968 deri më 1983 nga të dënuarit ka pasur 15 tentativa arratisjeje: ku 6 janë zbuluar e kapur brenda rrethimit dhe 9 brenda 8 ditëve. Nga lugina e Spaçit asnjë nuk ka mundur të arratiset. Ahmet Hoxha i dënuar me 25 vite burg më 1985 u arratis dy herë nga Spaçi. Ai ishte i vetmi që mundi të thyente burgun e të rrinte 5 ditë në liri, pasi kish bërë 20 vite burg. Brenga e tij ishte të shihte nënën. Pas pesë ditësh, ku në mënyra të ndryshme kishte arritur në Gjirokastër, u arrestua të shtëpia e dajave pa e takuar të ëmën. Ai u dënua me vdekje më 1985 dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur kurrë.

spaci i braktisur

Spaçi i braktisur

Kategorizimi i burgut të Spaçit si monument kulture i kategorisë së dytë nuk e ka ndaluar dorën e njeriut ta dëmtojë, ta vjedhë pjesë-pjesë për skrap dhe të zhdukë copa-copa historinë e këtij vendi vuajtjesh dhe sakrificash njerëzore. Njëkohësisht ka pasur premtime për kthim në zonë muzeale dhe rindërtim të godinave, në mënyrë që të jetë një zonë e vizitueshme, por deri tani nga fotot që do të shihni në galerinë e mësipërme ngjan me një gërmadhë të harruar dhe bashkë me harresën ndaj godinës, po harrojmë edhe vuajtjet brenda saj.

ata

Revolta

Pavarësisht se bëhej fjalë për regjimin më të ashpër në vendet komuniste, nuk mund të lemë pa përmendur edhe qëndresën ndaj këtij trajtimi çnjerëzor dhe mesjetar që ushtrohej ndaj të dënuarve politikë. Revolta e Spaçit nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati tri ditë. Ajo nisi si revoltë dhe mosbindje ndaj punës së detyruar dhe kushteve mjerave dhe përfundoi deri te thirrjet antikomuniste dhe patriotike. Megjithëse ditën e tretë regjimi mobilizoi ushtrinë e policinë e gjithë krahinës duke e shtypur revoltën dhe duke dënuar me vdekje organizatorët, ky moment mbetet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij burgu./DITA

May 26, 2016 09:58
Komento

7 Komente

  1. Radikal May 26, 10:29

    Pèr tè qènè i sinqertè, nuk e lexova lajmin pèr Spaçin dhe as nuk e di se ku ndodhet. Rastèsisht nè tren para ’90 dy ish tè burgosur flisnin me njèri tjetrin. – Ai ka qènè nè “shkollè” me neve, kur na jepnin biskota tè ‘pèrvèluara’ me ujè tè ftohtè ?!? Ishte i vetmi qè u aratis nga burgu dhe u kthye i penduar duke i habitur tè gjithè rrojet dhe drejtuesit e tyre…….Spaçi duhet tè rihapet e tè funksionojè pèr tè gjithè ata qè i kanè vènè minat Shqipèrisè nga Berisha me familien e tè gjithè me rradhè ………

    Reply to this comment
  2. Rita May 26, 16:12

    Gazetari ose gazetarja qe ka perpiluar kete shkrim te mesiperm eshte per t”i qare hallin !! Ngjason me nje rrefim te thene me nje shpejtesi marremendeshme ,si ai femija qe lexon dicka te rendomte para gjyshes !! Vete titulli eshte jo miredashes por ironik ” Dhe nje here ne Spac ” qe s”do ishte keq te ishe banor i Spacit te atehershem vetem per nje jave ti or shkrues i ketij artikulli !! Nje shkrim i detyruar se ishte dita e pervjetorit te revoltes !! Do te thoni e po cdo vit s”do te perserisim te njejtat gjera ,emra e shifra !! S” do te ishte aspak e keqe qe cdo dite te kujtohen ato ngjarje e tragjedi te shqiptareve te denuar ne burgun e ferrit !! Qe brezi i ri te mesoje e distancohet nga nostalgjiket e atij sistemi mizor !! Mire qe po keta noatalgjike arrten qe te mos behet Muzeum vendi i koolasit por as dhe per mos gjendjen e eshtrave te heronjve te asaj proteste antishtetrore asnje pergjigje e tregim nga instancat shteterore !! Dosja e tyre tregon se si e ku perfunduan ato kufoma !!! Dhe n.q.se. jane shkrire me acid prap duhet ta pohojne !!! S”ka dhe shume llahtare pas kaq dekadash ,,a nuk themi qe dhe Hitlerit ja kaloi per krime e dhune enferri shqiptar !!!

    Reply to this comment
  3. info analitike May 26, 16:42

    Historia e Spacit eshte njesoj si historite e tmerrshme te kampeve te perqendrimit nazist. Keto jane emblema se cfare eshte ne gjendje te pjelle mendja kriminale e diktatoreve. Le te mesojme nga historia e dhimbshme e Spacit qe krime te tilla te njeriut kunder njeriut te mos perseriten me kurre.

    Reply to this comment
  4. anila May 26, 18:30

    Thone qe Spaci te ktheht ne Muze; marrezi, sepse Spaci do te kishte me teper efekte po te inskenohej ne Piramida, nese ajo do te ktheht nje dite ne MUze te Diktatures Komuniste ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  5. Uku Mark May 26, 21:27

    Kush ishin atra qe u burgosen ne Spac?
    Perc cfare jane denuar ketra te burgosur?
    A ka patur ndonje qe eshgte burgosur pa GJYQ ose jo sipas ligjeve te kohes?
    Na tregoni keto dhe pastaj na rrefeni keto PALLAVRAT tuaja!
    Ne Spac dhge burgjet e tjera te kohes u denuan te gjithe ata qe ishin shgleles te ligjit,spiune,diversante,te arratisur dhe qe benin propagande kunder SOCIALIZMIT!
    Shumica e tyre ishin AGJENTE TE RREZIUKSHEM te agjensive te huaja dhe qe punonin per interesat e tyre!
    Te gjhithe keta te burgosur edhe sot punojne kunder Shqiperise duke mbjelle percarje,vrasje,shkaterrime etj!
    Ne se ne SOCIALIZEM qenkan denuar per politike,PO PAS 90-tes PSE NUK KANE BERE NDONJE GJE TE MIRE PER POPULLIN SHQIPTAR???
    Pra duket se keta MONSTRA jo vetem nuk kane qene denuar kot,por edhe sot jane po aq ARMJIQ sa edshe atehere!
    MALLKUAR QOFSHI O ARMIQ TE SHQIPERISE!
    Ju nuk duheshit burgosur,por …SHFAROSUR!!!

    Reply to this comment
    • info analitike May 27, 07:25

      Me logjiken tende prej krimineli i bie qe edhe partizanet dhe guerrilasit ishin shkeles te ligjit dhe mire ia bene qe i vrane. Akoma sot ka njerez si ky qe bartin genin kriminal. Ja perse nuk duheshin falur krimet e enverit e te behej Nurembergu shqiptar qe kerma si ky me siper te mos llomotisnin me marrezi.

      Reply to this comment
    • ELIOT September 2, 13:24

      ULKU DEBILE … QE JE NJE DEBILE …KETE GJE E KUPTOJNE EDHE LOPET …. KU KE PARE TI MORE COBAN QE NE BOTE TE DENOJNE SEPSE THUA ..C ESHTE KY SISTEM DUAM ME SHUME LIRI .DUAM QE USHQIMET TE MOS JENE ME TULLONA …. KU KE PARE MORE DRUVAR ..KETE GJE E QUAN PROPOGANDE TI BUDALLAI ….. NE EUROPE E THONE CDO MINUTE DHE NJERI SI FUSTE NE BURGJE MORE KAFSHE … DHE PER CFARE GJYGJESH FLET ….. PA AVOKATE PER TU MBROJTUR …. ME DESHMIMTARE TE RREME JA SI DENOHESHIN NE SHQIPERI COPE BUDALLAI …KE QUAN ARMIQ MORE COPE MUTI ..JO EDHE MUTI MBAN ME PAK ERE SE TI MORRE CJAP ….. KU KE PARE SE DEGJON NJE KENGE TE HUAJ NJE GRUP ITALIAN DHE TE FUSNIN NE BURG … KJO ISHTE PROPOGANDA E FASHISTAVE KOMUNISTA … .. .. ALAIN DELON NUK E DI A KE DEGJUAR NDONJHERE SE JE NJE CJAP …. ESHTE NJE AKTOR I MADH FRANCAIS …. BERI BURG KUR ISHTE I RI ..SEPSE U LARGUA NGA USHTRIA .. E BRAKTISI REPARTIN …. DHE ASNJE SE QUAJTI ARMIK …OSE …….. POR U BE I NJOHUR DHE E NJEH BOTA MORE KERRIC ….. KRIMINELAT SI PUNA JOTE ..ANALFABETAT SI PUNA JOTE I BENE KEQ VENDIT … JU NA LAT NE VARFERIM DHE NA BOTE ME TURP NE BOTE TI DHE E ENVER HITLERI ….. MALLKUAR QOFTE XHAFERR DEVA QE SI VRAU TE GJITHE BOLSHEVIKET …. ME VJEN KEQ SE SE COI DERI NE FUND AKTIN E VET XHAFERR DEVA … PA JU BOLCHEVIKE .SHQIPERIA DO TE SHTE SI EUROPA .. SI HOLLANDA SI SVICERA SI BELGJIKA …. TIPAT SI TY DUHEN CUAR NE DHOMAT E HITLERIT ….ME GAZ .. .. DHE JO CIFUTET E SHKRTETE …TETE DE BITE ..

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim