FOTO: Elbasan, u grabiti çantat tri grave, arrestohet 32-vjeçari

February 25, 2016 23:30

FOTO: Elbasan, u grabiti çantat tri grave, arrestohet 32-vjeçari

Specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune intensive disaditore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “ÇANTAT”.

Si rezultat i këtij operacioni u dokumentuan tri vjedhje të ndodhura në Elbasan dhe u bë arrestimi i shtetasit Artur Isufi, 32 vjeç, banues në fshatin Mengel, Elbasan.

Ky shtetas u arrestua nga efektivët e policisë pasi gjatë një hetimi intensiv ka rezultuar se u ka vjedhur çantat dhe portofolat tre personave.

Konkretisht: Më datë 14.02.2016, në lagjen “Shënkoll” Elbasan ka vjedhur me forcë çantën e shtetases E.ZH, 23 vjeçe, brenda në të, telefonin tip “Samsung  S4” dhe  portofolin me 7 mijë lekë të reja.

Elbasan 1Më datë 21.02.2016, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, ka vjedhur me forcë çantën e shtetases K.K, 21 vjeçe si dhe një sasi prej 10 mijë lekësh të reja.

Më datë 23.02.2016, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur me forcë shtetasen H.M, 23 vjeçe, duke i marrë një sasi prej 7 mijë lekë të reja dhe një telefon tip “Samsung  Galaxy”

Elbasan-2Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy aparate celularë, çantat dhe portofolat e tri shtetaseve dhe veshjet e përdorura  gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”.

February 25, 2016 23:30
Komento

1 Koment

  1. Lul Basha February 26, 03:20

    Lirojeni se e ka bere na fukaralleku per here te pare,per here te dyte te behej i pasur e per here te trete per ti bere qejfin partise demokratike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*