FOTO: “Gjaku nuk bëhet ujë”, Majko takon shqiptarët e Ukrainës

January 15, 2018 13:23

FOTO: “Gjaku nuk bëhet ujë”, Majko takon shqiptarët e Ukrainës

“Pas 300 vitesh duhet të vini në Shqipëri, për ta parë nga afër vendin tuaj të origjinës, i cili është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar turistik”.

Ky ishte mesazhi që përcolli Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjatë vizitës së tij në fshatin Karakurt, në rajonin e Odesës ku jeton më shumë se gjysma e shqiptarëve të Ukrainës.

“Gjaku nuk bëhet ujë”, tha më tej Ministri i Shtetit, në këtë vizitë zyrtare ku u prit nga autoritetet rajonale e gjithashtu përfaqësuesit e diasporës shqiptare.

Majko premtoi se do të ketë gjithmonë një sy e një vesh për diasporën në Ukrainë.

Implementimi i projekteve të përbashkëta në arsim dhe kulturë ishte në qendër të një tryeze të rrumbullakët të mbajtur me autoritetet rajonale dhe përfaqësues të diasporës.

Ministri Majko, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë Shpresa Kureta, në Ukrainë, vizitoi shkollën ku mësohet gjuha shqipe e gjithashtu Shtëpinë e Kulturës ku performuan një sërë grupesh artistike të diasporës.

January 15, 2018 13:23
Komento

9 Komente

  1. MH January 15, 13:44

    Bravo shqiptaret e Ukraines.Mbajne ne zyre harten gjeografike te etnitetit shqiptare ne ballkan.Athoktonus.
    Por salla paskesh ma shume artiste kengetare se spektator.Edhe pse në fshatin Karakurt, në rajonin e Odesës ku jeton më shumë se gjysma e shqiptarëve të Ukrainës.

    Reply to this comment
  2. europianisti... January 15, 15:18

    o minister i …DIASPORES…shqipteret e ukraines jene vetem garniture, po shiko shqiptaret ne itali e gjermani, por sidomos ata qe jane ne greqi nga ha buke 2/3 e popullit shqiptar . dhe thuaj kaurrit rama si kaurr qe je t’a shpalle popullin grek mik dhe shkuar mikut . vella bile (vella milo) dhe t’a kontestosh turkun sali e kompani qe shpalli turkun e erdoganit vella shkuar vellait .

    Reply to this comment
  3. Bukur ...rrespekt January 15, 17:18

    Bravo Majko …
    duhet mbajtur ndezur Flaka e Shqiptarit kudo .
    Nuk do ishte keq qe kte “pelegrinazh” prej misionari te Arbrit , Majko ta vazhdonte ne Itali le Arbereshet e pse jo ,te bente nji tentative ke Arvanitasit ne GREQI

    Reply to this comment
  4. “greqia” e sotme eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar January 15, 19:00

    Jepu pashaporta shqiptare. E kuptoni qe jemi shteti me i madh ne ballkan .Pa frik 10 000 000 . E keni pare “shtetin fallco grek” po te pa qe je i zi arixhi te ben direkt “grek” dhe emrin ta nderrojn ta cojn jorgoqiri

    Reply to this comment
  5. KodraSadikit January 15, 22:21

    Mendoj qe ne te perqendrohemi te Greqija ,Turqija dhe te Sangjaku i Pazarit te Ri !! Ne keto vende eshte i koncentruar numri ma i madhe i shqiptareve ne bote ! Nese shikohet realisht e historikisht ma teper se gjysma e popullsise se Greqise jan Arvanitas-shqiptare shekullore qe jetojne atje dhe qe e bene Greqine shtet .Hapja e shkollave shqipe atje per kete popullsi dhe njashtu per emigrantet shqiptare nji milionesh do te ishte nji pune jashtezakonisht e madhe per kombin tone.Njashtu edhe ne Turqi jetojne perafersisht 16 mil.shqiptare ose qytetare te Turqise me origjine shqiptare .Tek ne ne Kosoven e vogel nji grup turqish qe jetojne kryesisht ne Prizren i kan shkollat fillore ,te mesme e ndoshta fak.,partite politike e njashtu flamurin kombetare te tyre .Pse te mos kerkohet nga ky shtet mike qe edhe shqiptaret ti gezojne keto liri te tyre atje..Ne funde Sangjaku eshte nji krahine e madhe shqiptare perafersisht sa Qamerija e okupuar nga serbija ku ska asnji shkolle shqipe atje edhe pse kjo krahine deri kur u okupua nga JU famkeqe ne 45 llafoste dhe kishte shkollat shqipe atje .Kjo eshte strategjija sepse jan vende afer neshe .Kurse vendet tjera ku ka shqiptare si Ukraina ,Argjentina etj me gjithe te mirat jan vende relikte dhe ju deshirojme vllaznisht e shpirterisht qdo te mire dhe i pergezojme per ruajtjen e tradites kombetare ne ato vise…

    Reply to this comment
  6. MH January 15, 23:47

    fteri.
    E shkrova si ai flamuri qe valvitesh mbi stadiumin e Beogradit me autor Ballist Morinen.Sepse asht vepra ma pozitive qe kryen nji ballist qe nga lufta e dyte boterore e deri me sot.Ajo dite mbetet dite teper e shenuar ne gezimin e te gjithe shqiptarve patriot.

    Reply to this comment
  7. . January 16, 06:50

    stema e republikes popullore socialiste te shqiperise lart ne mur.
    mesimi shpjegohet i projektuar ne ekran,
    mesuesja e zakonshme ne pamje por e zonja me teknologjine e komputerin per oren e mesimit te shqipes.
    femijet si pellumba

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim