FOTO/ Gjenden 35 kg hashash dhe 2 kg drogë çokollatë në Pogradec

January 22, 2016 09:57

FOTO/ Gjenden 35 kg hashash dhe 2 kg drogë çokollatë në Pogradec

Një sasi prej 35 kg drogë e llojit kanabis sativa si dhe dy kg lëndë narkotike e dyshuar resin (çokollatë) është sekuestruar nga policia e Korçës.

Në vijim të operacionit të koduar “Mali i Thatë”, u arrestua shtetasi Orlind Pilinçi, 26-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim babai i tij, Arben Pilinçi, 44-vjeç, banues në fshatin Podgorie. Operacioni nisi më 10 janar të këtij viti, ndërsa vijoi me gjetjen e sasisë së lëndës narkotike.

Policia informon se droga u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Luadisht”, në një kabinë furgoni të përshtatur si depo.

Kjo sasi , dyshohet të jetë fshehur, nga dy shtetasit e sipërpërmendur. Materialet shtesë, në ngarkim të shtetasve, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore. /Dita/

FullSizeRender(1) IMG_2654 IMG_2664 IMG_2665

January 22, 2016 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*