FOTO: Gjithë lagjia pa drita, por… shihni dupleksin e politikanit

January 11, 2019 02:33

FOTO: Gjithë lagjia pa drita, por… shihni dupleksin e politikanit

Kjo foto është bërë në rrugën Dervish Hima pas stadiumit Qemal Stafa në Tiranë.

Është pallati, në dy katet e fundit të të cilit, banon kreu i PD Lulzim Basha.

Për shkak të problemeve me linjat e tensionit, në Tiranë këto ditë janë rikthyer problemet e furnizimit me energji elektrike.

Mes pallateve ku energjia është ndërprerë është edhe pallati në fjalë.

Por… dupleksi i familjes Basha ndriçon.

Banorët e tjerë mund ta vuajnë mungesën e energjisë, por kjo kurrsesi nuk mund të shqetësojë kreun e opozitës Lulzim Basha. Pas dy kateve dhe ashensorit privat, duket se ka zgjidhur për veten e tij edhe problemin e gjithë shqiptarëve.

Një copë Shqipëri ku diferenca mes klasës politike dhe popullit bëhet e qartë.

b.m. / dita

January 11, 2019 02:33
Komento

34 Komente

  1. banori qe ju dergoi foton January 11, 02:34

    Politikanët shqiptarë kanë ndërtuar një Shqipëri aq të keqe aq sa na rrezikon çdo ditë.

    Ne si qytetarë edhe në vitin 2019 lutemi për pakëz dritë, ndërkohë që “të dhembshurit” në kohë fushatatsh e kanë zgjidhur hallin e tyre.

    Shqipëria është “groposur” në portofolin e kësaj race, por një ngrehinë e ndërtuar keq, mund të shkojë kohë duke u lëkundur, por ajo patjetër një ditë do të rrëzohet.

    Reply to this comment
    • Beu i Lagjes January 12, 00:26

      Sigurisht, Beu i fshatit punon vetem per vete. Ky person ka hyre ne politike me shat dhe jo lopate, or vella! Por, politikanet nuk jane njesoj or tej qe ben komente te tilla! Jane shqupistat dhe leshelistat qe punuan vetem per vete dhe jo si Rama e Veliaj qe ju ra bretku per te na ndertuar rruge, shkolla, kopshte, cerdhe, stadiume, spitale, qendra shendetsore, aeroporte, strehime per te pastrehet dhe autostrada si dhe u ropaten te na mbjellin edhe peme e te na ndertojne lojra per femije. Po na bejne edhe te marrim frym eme mire. Nuk jane te gjithe njesoj. Kjo eshte PARRULLA e Beogradit dhe Grekoqirise si edhe shqupistave e leshelistave. Edi Rama ne nuk te barazojme ty me dobicin e Vicidolit dhe kopilin e Hollandes si edhe cizmet e “doktoreshes”.

      Reply to this comment
  2. vdekshi te gjithe January 11, 02:35

    eshte ky hollandezi te cilit po i bie bretku per shqiptaret

    Reply to this comment
  3. i burgosuri January 11, 02:46

    Hajs mo se keshtu ankohen shqipot, e kur vjen puna heqin breket para cdo pilitikani e biznesmeni, mjafton te kene ca pushtet dhe para e le te jene dallkauke dhe njerez pa vlera e parime.
    Ky legen Basha e ai legen Rama, jane aty ku jane sepse ai popull ua merr ne goje perdite
    Kjo eshte e verteta

    Reply to this comment
    • mirel January 12, 03:20

      Sakte

      Reply to this comment
    • pelivan January 13, 15:35

      hone:”Fshati qe duket s’do kallauz! Pra,duket morri i shqupit ashiqare… Por, Ramen mos e paragjyko zotri,se vetem drejtesia e ka kete te drejte,jo ne,ok? Mos fol me ç’thone larashet e sal gjirizit…

      Reply to this comment
  4. Ppjetri Lezhe January 11, 03:19

    Më lejen tuaj,
    do e kisha krejt ma lehte.
    Politikanet me i bvetë…!
    Ç’punë të dobishmë bënë
    tash 28 vjet?!
    Sa fabrika u ndertuan?
    Sa uzina, sa hekurudha?
    Djersa dhe paratë tona ku shkruan?
    Sa rruge u bënë dhe sa ura?
    Sa u shtua popullsia?
    Sa u forcua shteti dhe ushtria?
    Sa u rritë mirqenja qytetarëve..?
    Sa ju lehtësua jeta baballarëve?
    Sa u rritë punësimi
    Sa u ul emigrimi?
    Sa hektarë tokë u sistemua?
    Sa hektarë pyje u rinovua?
    Sa shkolla u hapen në fshatra?
    Sa shtepi kulturë ose vatra?
    Sa lumënjë u reabelituanë?
    Sa agjenatuara e prita malesh u ndertuan?
    Sa parti u themeluan..?!
    Parat e popullit ku dreqin shkuan?
    Dhe sa vitë duhet të presim…
    Thua të grisur e keni thesin?!

    Reply to this comment
  5. Hoxha prej Sauku. January 11, 03:56

    Edhe ne Hollande ne bordellot jane me drita te forta, por ne ngjyre lejla dhe te kuqe, kete korrigjim duhet te beje edhe Lul Shalengjituri dhe ne dritare (vitrine) te nxjerre gruan pa breke.

    Reply to this comment
  6. fteri January 11, 06:06

    Vetëm gam,gam me llafe nuk zgjidhet ky diskreminim poshtrues i kohës skllavrisë që po ndodhë në v,2019,por i duhet vënë mina gjithë sistemit ndriçimit pallatit ,vetëm Lul Bashoviçit ti ruhet ashensori privat e drita prej skllavopronarit dhe koka e tijë ,se na duhet për ekzemplarë .

    Reply to this comment
  7. fteri January 11, 06:11

    Vetëm gam,gam me llafe nuk zgjidhet ky diskreminim poshtrues i kohës skllavrisë që po ndodhë në v,2019 këtu në demokratoshkërdhatësi në Tiranë e në Shqipëri ,por i duhet vënë mina gjithë sistemit ndriçimit pallatit ,vetëm Lul Bashoviçit ti ruhet ashensori privat e drita prej skllavopronarit dhe koka e tijë ,se na duhet për ekzemplarë despoti .

    Reply to this comment
  8. geni January 11, 06:29

    Thone qe kur e ka patur PD pushtetin i ka dhene nje linje nga shtepia e Berit e anasjelltas!Kjo qe shikoni ne katin e Lulezim Bashes (kamarierit) ne fakt nuk eshte energji elektrike ,por drita e partise se PD nga e cila frymezohen çdo dite keto lloj mumjesh te veshura ne flori fale fabrikes qe i prodhoi e qe here pas here “zeri i Mrikes” here pas here i karikon me energjine e munguar a thua se jemi ne vitet 90 ku populi perseri eshte bageti!

    Reply to this comment
  9. demo January 11, 07:32

    Eshte drita e Partise.

    Reply to this comment
  10. Arjan January 11, 08:17

    Ai ka njemije te zezat si kryetar opozite, si ish minister apo si ish ish…por po te flasim teknikisht, kushdo qe ka nje pune stabel mund ta rezalizoje ate qe ka bere ky qe sja permend emrin ne kete foto. Thjesht duhet nje inverter 3000W dhe nje bateri 12V dhe ke 8 ore drita te garantuara te pavarura nga rrjeti, vetem nga inverteri. Behet fjale vetem drita, TV, computer, ndonje karikues. Kaq. Ti gazetar qe shkruan kete qe te mo dalesh bllof, pavaresisht diletantizimit te Bashes apo te minave qe u ve opozites, informohu te ndonje specialist i fushes pastaj shkruaj.

    Reply to this comment
  11. aaa January 11, 08:50

    mos u beni budallenj. basha ka sistem inverter me panel diellor. po te shikoni me vemendje fotot e pallatit te tij nga siper. e pra ka investuar. nuk e mbroj por kete here e kane keshilluar mire. mendoj se ben per minister energjie.

    Reply to this comment
  12. kafe e hidhur January 11, 08:52

    gjemerator me vete per familjen sben vaki te kete eee…tani basha ka njemij te zeza e sma ha mendja te ngelet te ndricimi i shtepise ndarja sociale..dhe ne kohen e enverit elita nuk vuante vuajtjet e popullit..pak me racional ju lutem

    Reply to this comment
  13. komshiu January 11, 09:00

    Ne pallatin perballe meje nje komshi ka gjenerator qe i mundeson te kete drita kur tjeret nuk kane. Dhe nuk eshte politikan por tregetar rom i rrobave te perdorura. Shikoni ku shkojne ato qindra milion Euro qe gllaberon Rama and Co. me lloj lloj menyrash nga koncesionet, tenderat e fallsifikimet m tenderat. Nga ato na vjen fukaralleku, jo nga gjeneratoret qe ka Basha ne shtepi.

    Reply to this comment
  14. Met Bathorja January 11, 10:30

    Ja deri ku ka arritur ndergjegja e politikaneve tane. Nje dite do ta shohim Lul Bashen e Ed Ramen duke ngrene mish e pilaf,kurse perballe do te kene popullin e uritur qe mbledh kockat.

    Reply to this comment
  15. XXX January 11, 10:33

    Nga qe jane te pafajshem dhe besojne tek zoti, i luten ne cdo moment qe ndjehen keq, dhe zoti i ndihmon

    Reply to this comment
  16. Naim kurti January 11, 10:36

    ju gjene mire,po ne nje lagje e tere nuk patem drita as per naten e vitit te ri. Gallate. dhe OSHEE e Edi Rames njoftonte here pas here per gatishmeri te larte .E ka te drejte Berisha duhen rrembyer armet duke e filluar te parin me Berishen.

    Reply to this comment
  17. Arben January 11, 11:06

    Nje pyetje nga salla.

    Po ne Surrel, a ikin dritat??!!

    Reply to this comment
  18. Mikel January 11, 11:51

    Te gjithe derrat qe merren me politike njelloj jane.Prandaj duhen hedhur ne kosh te plehrave.

    Reply to this comment
  19. Kris 1 January 11, 12:05

    Po shpenzon ca euro nga 15 miloneshi qe i dha dhurate Rama

    Reply to this comment
  20. Aty January 11, 12:55

    Populli la te drejte te revoltohet,paesi jemi me 2019 dhe akoma diskutohet per une e drita 24 ore,ne nje Kohe qe bota mbare e ka zgjidh kete problem.Qe nuk la drita pallati apo lagjia nuk e la fajin Lupi por OShE,por populli e merr me Lulin mqns ky la drita,por nuk di motvin PSE ka drita,ai mind te mete nje gjenerator me benzine qe prodhon energji elektrike. dhe nuk besoj se ka linje me vete direkt NGA h/centrali apo n/stagioni ne Tirane tek treni.

    Reply to this comment
  21. Adih January 11, 13:04

    O milet !!!!
    Me gjithe se nuk kam fare respekt per Bashen ,mos flisni o komentoni se i jema e zeqos ne maje te thanes .Basha eshte ne opozite ,dhe nuk po ju vjedh ju , ne kete moment , o drite shkurter . E hani pyken e llogjikes ju . Por meruni ,me milionat ne unazen e re . Ku u zhduk ai cuni buze qumeshti recepsionist fukara ,qe fitoi tenderin miliona dollaro ,apo ka shku per lesh si i ndjeri Kosta Trebicka ,keto shikoni ju ,se mjaft u tallen keta politikanet me ju ,o te mjere pa llogjik.

    Reply to this comment
  22. Lloji January 11, 13:27

    Hajd t’ja japësh voten pastaj……………..

    Reply to this comment
  23. AAA January 11, 14:33

    Sa bukshkale qe jeni.
    Ai eshte udheheqesi yne, i shkreti po robtohet per ata barkboshet e Albanistanit dhe s ja dine as per nder.
    AI PO STUDION O TE PA UDHE.
    JAZEK JU QOFTE, i bini njerzve kot ne qafe.
    RROFTE SHOKU LULZIM BASHA QE PO LULEZON PD DHE DO TE LULZOJE TE GJITHE ALBANISTANIN!!!

    Reply to this comment
  24. NJE POPULL January 11, 16:16

    Po c’i do dritat , ky vetem gjume ben , apo ka frike te flere ne eresire ?! Le te ndeze ndonje qiri, i mjafton per te fjetur .

    Reply to this comment
  25. agron January 11, 17:30

    Lulezim Sali Basha punon nate e dite per “shqiptaret”! Pse ju verbon shkelqimi i Tij?!

    Reply to this comment
  26. Plaku Xhuxhumaku January 11, 17:53

    Ne fakt Lul Basha ka edhe fajin qe gjithe lagjes i kane ikur dritat.

    Reply to this comment
  27. MH January 11, 19:28

    Mos e keqkuptoni.
    Ekzistenca e drites ne shtepin e Bashes asht drita e Partise Demokratike.I vetmi privilegj ne sherbim te kryekamarierit politik Basha.Neser kjo drite do ndriqoje nji Kryekar tjeter Demokratik.Ku SHQUP-i i ka me shumice rifuxho.

    Reply to this comment
  28. mirel January 12, 03:22

    Po Bunkeri i Ramutit ne Surrel nuk kishte drita, apo nuk i duken se ka mbulim hermetik me cati xhami te erret

    Reply to this comment
  29. Te vertetat e propagandes gebelsiane January 12, 14:57

    JA cfare ben propaganda: Ne vend te analizoje arsyet perse e gjithe lagja ka ngelur pa drita, se fundi ky eshte problemi, merret me dritat e Bashes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*