FOTO: Heshtja për një katastrofë! Dhe historia e pisët me naftën në Vlorë nga Nano tek Berisha

May 26, 2016 21:13

FOTO: Heshtja për një katastrofë! Dhe historia e pisët me naftën në Vlorë nga Nano tek Berisha

VLORË- Një anije turke, e cila po mbushej me naftë në portin e menaxhuar nga Petrolifera ka pësuar defekt dhe një sasi e konsiderueshme nafte është derdhur në det.

Ngjarja e ndodhur tre ditë më parë duket se po kalon në heshtje dhe për këtë gjë po kujdeset vetë kompania italiane. Disa kilometra vijë bregdetare janë ndotur nga nafta, e cila ka dalë edhe në breg të detit.

Ndërkohë një sasi tjetër nafte është parë nga peshkatarët disa milje larg bregut. Ndotja nga nafta mendohet të jetë edhe më e madhe se sa ajo që duket në sipërfaqe.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekosistemin e gjirit të Vlorës pikërisht vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik.

Ngjarja

“Rreth orës 03:30, anija H Ismail Kaptanoglu që ngarkonte naftë bruto në Portin Vlora 1, ndoshta nga një manovër e gabuar në bordin e anijes që ka krijuar mbipresion në tubacione, duke shkaktuar një çarje me pasojë rrjedhje të naftës në brendësi të basenit të portit,” njoftoi kompania Petrolifera Italo Albanese në lidhje me ngjarjen.

Ajo shpjegoi se është vënë në zbatim plani i emergjencës “i parashikuar nga standardet ndërkombëtare duke kontrolluar rrjedhjen dhe duke pozicionuar kordon lundrues në hyrje të portit, gjë që ka kufizuar në maksimum derdhjen e naftës si dhe ka sjellë rikuperimin e naftës së derdhur në ujë”.

Por edhe vetë kompania pranon që jo e gjithë nafta është bllokuar brenda portit. Një sasi e saj, ende e pa përllogaritur, ka dalë nga porti duke “nxirë” detin dhe brigjet përreth. Sipas kompanisë, bëhet fjalë vetëm për “një sasi të vogël të vlerësuar në disa qindra litra”, por pamjet tregojnë të kundërtën.

Dëshmia

Të parët që kanë pikasur ndotjen kanë qenë peshkatarët, të cilët janë kthyer gjatë natës në portin e vogël të peshkimit në zonën e Triportit, vetëm pak metra larg Petroliferas. Arben Abazaj, marinar në një anije peshkimi, tha se dalloi njollat e naftës nga anija ndërsa lundronin në Gjirin e Vlorës.

“Ishim duke udhëtuar në drejtim të Triportit kur anija jonë u ndesh me një njollë të zezë në det në afërsi të Petroliferës, ndërkohë që e gjithë zona mbante erë të rëndë… nuk kam parë kurrë një ndotje të tillë në gjirin e Vlorës,” tha ai.

Peshkatarë të tjerë dëshmojnë se situata është shumë më e rëndë se sa paraqitet nga vetë Petrolifera. Era e rëndë që ka pushtuar gjirin e Vlorës tregon se nafta është përhapur edhe në thellësi të detit.

“Ky mund të jetë edhe fundi i peshkimit në Gjirin e Vlorës. Peshqit që nuk janë helmuar, janë larguar nga gjiri. Për ne është një katastrofë e vërtetë”,- janë shprehur peshkatarët. Ata shtojnë se kompania nuk ka marrë asnjë masë për të pastruar zonën, por është mjaftuar vetëm me pastrimin e ambienteve të brendshme të saj.

Dy anije të Rojës Bregdetare shqiptare u angazhuan për të inspektuar detin pranë zonës së ndotur për të dalluar nëse ndotja është vetëm në bregdet apo edhe në thellësi. Eduart Jeminaj, Kapiten i Rangut të Dytë deklaroi se ushtria është angazhuar në pastrimin e plazhit të Zvërnecit.

Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet për të identifikuar nëse shkaku i aksidentit ka qenë një gabim njerëzor apo një defekt ndërsa përkohësisht puna e Petroliferës është ndërprerë. Hetimi do të zbulojë nëse Petrolifera ka marrë masat e duhura për të parandaluar aksidente të tilla që mund të kenë pasoja katastrofike për mjedisin.

Biznesi më fitimprurës në Shqipëri

“La Petrolifera Italo Albanese Sh.A” është edhe kompania më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania italiane ka marrë me koncesion portin Vlora-1 për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës si dhe për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale në shërbim të terminalit bregdetar.

Ky koncesion i ka dhënë mundësi kompanisë të arrijë norma marramendëse fitimi, që arritën në 60% në vitin 2014, nga 40% vitin e mëparshëm.

Nga viti 2013 në vitin 2014 fitimi i kompanisë është rritur në vlerën marramendëse 121% duke bërë që Petrolifera të renditet në vendin e 11 mes kompanive me fitimin më të lartë në Shqipëri (sipas bilanceve zyrtare…).

Në vitin 2014 Petrolifera ka deklaruar një fitim përpara taksave në vlerën 1.071.954 Lek duke lënë pas dhjetëra kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri.

Nga Nano tek Berisha, historia e pisët me naftën në Vlorë

Projekti i Petrolifera Italo Albanese është miratuar në vitin 2004 nga qeveria e Fatos Nanos. Me gjithë protestat e shumta të banorëve të Vlorës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, projekti vijoi nën mbrojtjen e rreptë të policisë.

Banorët e Vlorës e kundërshtuar fuqimisht këtë projekt, i cili sipas tyre do të shënonte fundin e turizmit në zonën e Zvërnecit dhe mund të sillte pasoja katastrofike për të gjithë zonën. Në fillim të vitit 2005 prostestës së vlonjatëve iu bashkua edhe opozita e asaj kohe e kryesuar nga Sali Berisha, i cili premtoi se do e ndalonte këtë projekt.

Madje opozita u largua nga salla e parlamentit në shenjë proteste gjatë seancës që u miratua koncesioni. Në atë kohë Berisha premtoi se nëse PD do të fitonte zgjedhjet, qytetarët e Vlorës do të vendosnin vetë përmes një referendumi popullor që do të organizohej për këtë çështje.

Qeveria socialiste u ndëshkua me votë nga qytetarët e vlonjatë në korrik të vitit 2005 dhe opozita e asaj kohe përfitoi kredo politike në një qytet si Vlora, në të cilin votat e saj ishin shumë të pakta.

Por me të ardhur në pushtet Berisha ndryshoi tërësisht qëndrim ndaj Petroliferas. Brenda pak muajve ai u shndërrua në mbështetësin më të madh të saj.

Dhuna e policisë

Policia e Shtetit dhe FNSH u vendosën tërësisht në shërbim të kompanisë private. Për ditë të tëra një kordon policësh mbronte kantierin e ndërtimit nga protestuesit paqësorë. Në fund të vitit 2007 protestat qytetare arritën kulmin.

Më datë 26 Dhjetor, qindra protestues vendosën që të ngujohen përpara kantierit të Petroliferas. Por vetëm 8 ditë më pas, më 3 Janar 2008 policia ndërhyri përdhunisht duke shpërndarë protestën dhe arrestuar protestuesit.

Policia e Vlorës dhe forcat speciale kanë hyrë me forcë në turmën e protestuesve dhe duke përdorur shkopinj gome e sende të tjera të forta, kanë arritur që t’i “neutralizojnë” ata. Më pas janë shoqëruar forcërisht në komisariatin e policisë edhe rreth 50 protestues. Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin që ka ndërhyrë policia, gjithçka ka nisur rreth orës 16 e 30 minuta.

“Nga të dy anët kanë ardhur rreth 200 forca speciale të pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanë nisur të bërtasin aty kanë krijuar dhe panik. Të gjithë njerëzit që kanë qenë atje, gra, studentë dhe gjithë të tjerët i kanë ulur në shesh dhe kanë nisur të qëllojnë nënkryetarin e Aleancës dhe disa qytetarë të tjerë. Ishin shumë më tepër së ne. Kanë ardhur me fjalët me të ndyra. Më pas disave iu janë vënë prangat dhe i kanë shoqëruar me forcë në polici”,- rrëfeu një nga protestuesit që ka mundur të dalë nga komisariati.

Edhe persona të tjerë, të cilët kanë arritur që të shpëtojnë pa u marrë forcërisht në polici rrëfejnë se janë përballur me dhunën e uniformave blu. Sipas tyre, policia ka nisur të godasë me shkopinj gome këdo që i ka dalë përpara. Më pas protestuesit janë detyruar që të shtrihen përdhe ku u janë vënë edhe prangat.

Dështimi i referendumit

Pas kësaj ngjarjeje protestuesit grumbulluan firmat e nevojshme dhe paraqitën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e një referendumi qytetar. Por kjo kërkesë u bllokua nga KQZ që në gjenezë.

Kryeministri i kohës, Sali Berisha, i cili personalisht kishte premtuar në kohën kur ishte në opozitë se do të bëhej referendum, vuri në punë KQZ-në për ta shpallur referendumin të paligjshëm. Arsyetimi i tij në atë kohë ishte se shteti shqiptar do të paguante 7 milionë euro në rast se humbiste gjyqin në arbitrazh.

Naftë në kokën e përfaqësuesit të Petroliferas

Përfaqësuesit e firmës “La Petrolifera Italo-Albanese” janë pritur në vitin 2007 me sulme dhe protesta në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Ata u detyruan të lënë takimin përgjysmë nën sulmet e studenteve me naftë, vezë dhe domate.

Në sallën e mbushur me studentë takimi u hap nga rektori i universitetit “Ismail Qemali”, Bilal Shkurtaj, i cili bëri paraprakisht prezantimin e Gazmend Shalsit, menaxher në punimet e Petroliferes.

Sapo mori fjalën Shalsi, një student iu drejtua katedrës, nga ku po fliste i ftuari, me një ene të mbushur me naftë e vaj të zi. Ndërsa një tjetër, nga mesi i sallës, i përsëriste atij vazhdimisht pyetjen: Nëse dhurata i dukej normale? Kaq mjaftoi që salla të ngrihej në këmbë me banderola, të cilat i kishin fshehur poshtë bankave, ku shkruhej “Petrolifera fuori!” dhe të gjuante me vezë e domate në drejtim të tavolinës qendrore. Ndërsa njëri prej studenteve i hodhi në kokë enën e mbushur me naftë Shalsit…

DITA

12345678910

May 26, 2016 21:13
Komento

11 Komente

  1. BIOMETRI May 26, 21:15

    SKANDAL, SKANDAL, SKANDAL!!!!!

    Ku humbi Shoqëria Civile QE MERRET ME NJE KEND LOJRASH BASHKE ME MALLTEZET DHE STRAZIMIRET ME KOBURE???!!!!

    Muajt e fundit jemi mësuar me protesta të shumta të shoqërisë civile, shpesh herë edhe për kauzat më banale të mundshme. Asnjë përfaqësues i shoqërisë civile nuk është kujtuar që të thotë qoftë edhe një fjalë për masakrën mjedisore që po kryhet në Gjirin e Vlorës. Asnjë prej tyre nuk shkroi qoftë edhe një resht në Facebook për Petroliferan. Pasi shpenzuan të gjitha fuqitë për brekët e Shukriut të Dibrës dhe konsumuan të gjitha karakteret e mundshme në facebook dhe tëitter për paradën e LGBT, tanimë po shijojnë pushimet e merituara.
    Prej vitesh shoqëria civile është parë të protestojë vetëm për dy gjëra: Kauza të mbështetura politikisht dhe Kauza të financuara gjerësisht nga paratë e Bashkimit Europian. Për raste të tjera si skandali në Gjirin e Vlorës, shoqëria civile preferon të heshtë.

    Reply to this comment
    • Maloku May 27, 01:53

      Biometri; Jam plotesisht dakort me ty e ashtu quajtura shoqeri civile nuk iu hap barku per ato qe prekin interesat e shoqeris e cila do te ishte puna e saj qe dote gjente perkrahjen popullore por eshte ber nje vegel ne duart e partive qe shkojne nga eshte llomka me e madhe keshtu qe nuk ngrihen kur ka vertet probleme qe duhet thene ndal ature aferave qe demtojne seriozisht ambjentin dhe si rrjedhim dhe burimin e jeteses te njerzeve te thjesht sic eshte rasti ne fjale. Pse nuk u ngrit shoqeria civile kur Ish K/M Sali berisha do te ndertonte centrale berthamore, po kur ndertoeshin fabrikat e cimentos ne fush Kruje apo kur importoheshin plehrat e botes duke e kthyer vendin ne kosh pleherash te Evropes keto e shume shembuj te tjera dregojne se cfare eshte shoqeria civile qe ngrihet per nje kend lojrash dhe harron ato per te cilat duhet te ngrihet vertet.

      Reply to this comment
    • Debil popull May 27, 08:46

      O ju qe prisni te vijne t’ju ndihmojne nga larg. Ti pse rri ? Merr disa shok e miq dhe bej nje protest ne Tirane. Behu shembull per te tjeret dhe jo te marresh rolin e “dhenies mend” qe shqiptaret vdesin t’a bejne.

      Reply to this comment
    • Albi_I May 27, 09:36

      Ti ore budalla perpara se te kerkosh ndihme nga “shoqeria civile” kerkoi shtetit te reagoje. Per ate paguan taksa, dhe per ate hedh voten.

      Shoqeri civile jane njerez te thjeshte si puna jote qe lene punet e tyre e merren, kur kane kohe e mundesi, edhe me ndonje ceshtje publike. Po te duash, mund ta besh dhe ti dicka te tille.

      Reply to this comment
  2. zverneci May 26, 21:16

    Edhe në vitin 2011 pati derdhje të naftës në det
    Pushuesit u larguan nga plazhi i Nartës. Shkak ishte ndotja e detit nga sasi të konsiderueshme solari. Ka qenë ora 9 e paradites së 11 Korrikut 2011 kur pushuesit e ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit janë shokuar nga një sasi e madhe solari që ka pushtuar pothuajse të gjithë vijën bregdetare të plazhit të Nartës. Një vijë bregdetare prej më shumë se 1 km është ndotur duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Pushuesit kanë shprehur shqetësimin duke qëndruar në bregdet, por pa u futur brenda në det, pasi uji i detit në një gjerësi prej 5 km është i ndotur. Po ashtu kreu i kapitanerisë së portit të Vlorës Anastas Goga është shprehur se kjo sasi e derdhur në det është një masakër mjedisore e cila ka ardhur si pasojë e amortizimit të sistemit të tubacioneve të naftës.

    Reply to this comment
  3. shpatar May 26, 22:17

    Do vini mendje ju qe po na beni te mos ju shohim me syte me keto palacolleqe qe beni .Si menexhoka kjo kompani italjane gjene me te bukur qe i ka dhene natyra Gjiut te Vlores .Nje perle qe ska te krahesuar me asnje vend tjeter te Gadishullit Ilirik .Pse duhet te ngrihen shoqatat mjedisore qe si pjerdh nje ri te ndalin skandalet mjedisore .Pse te mos veproj shteti me masa drastike deri ne largimin e cdo lloje kompanie apo personi te punesuar .Nese Pertolifiera eshte prone Italjane me debila shqiptar si Anastas Goga te shkojne para gjyqit e te marin denimin e merituar .Te mos kete asnjeri kopetence ne mjedis.Kujt ja besoni keto pasuri te pa llogaritshme italjanve dhe debilave shqiptare qe lepijne bythen e politikanve si A.Goga .Turp per ate popull patriot qe nuk i ngjajne I .Qemalit .
    Ckulni vlonjat cinbane qe te kane poshteruar ne shekuj .Mere fatin ne doren tend dhe shpori keto kompani mafjoze qe po lulezojne ne shtepine tende.
    Nga na doli ky A.Goga mbrojtesi i bregdetit vlonjat. Nje fshatar i pa gdhendur qe u pompua nga politika e qelbur Berisha-Nano.Turp per Vloren, qe ka djem te talentuar, tu lihet injoratve ne dore kjo mbrekulli .A e dini ju kush eshte A .Goga ??? Nje ushtar i mire Shvejke qe thote.Cmeduhet mua se cbeje une .Njesoje si Saliu ne Parlament qe leshon trungje .
    Nuk di si te cfrye me keto idiotizma .Demi eshte shume i madh .Ajo zone ,qe dikur u qelb nga Soda Kaustike ,me keto ndotje qe po ndodhin vit per vite ,nuk ka per ta marre kurr jeten e saj per turizem apo ne sherbim te qytetarve .
    Ngriuni o vlonjat dhe ulurini ne dyerte e organeve shteterore qe te ndalen njehere e pergjithmone keto poshtersira te bizneseve qe shkaterrojne mjedisin e jeten tuaj .
    Pertoliferoa eshte nje biznes i piste qe pastrojne parat hajdutet e popullit shqiptare .Ajo u duke qe me projektin primitive qe u aplikua .U hoqen plehrat e Italise dhe u vendosen me gjakun e shqiptarve ne Vlore qe tu shebej Padronve Perendimor .
    Tradheti me e paster nuk gjen dote .Ktheni syte o debila se cfare po bene populli italjan per te ndaluar cpimet ne dete .Po ju debila detin e kujte e konsideroni qe hani mu.. e nuk ndiheni .
    Nuk di si tju shfryje kur kujtoje rinin time ne ate kaltersi e perle qe ushqeu e rriti breza te tere. Fukarenje me nje cope buke e domate kalonim ore te tera ne kete mbrekulli te natyres .Skishim mevoje per tangerlleqet e sotcme por vetem ajrin e paster ,detin e reren e arte qe na mbante gjalle .Vije e dhe shohe cdo vite poshte e me poshte .Nuk arrita ti mbyll pushimet per shkate te mungesave te medha ne ate zone .Nuk po e kuptoje pse ndodh keshtu .Nuk di a ka njerez qe duan te jetojne si njerez apo kafshe qe bluajne halet e botes .
    Turp per Ministrin e Mjedisit e te Transportit. Turp per gjithe organet qe mbulojne ate sektore .Edhe sikur te denohen e gjobiten 5 vjete ate buze uji ta harroni. Vetem kafshet mund te lahen e te pushojne ne ate zone .

    Reply to this comment
  4. corape kuqi May 27, 03:30

    I plasi bytha edit car thoni ju. Rendesibkane koncesionet

    Reply to this comment
  5. Lili May 27, 07:51

    Reforma ne Drejtesi Fillon ketu pra:kjo kompani te ndeshkohet sikur do ishte ndeshkuar n’evrope e te demshperbleje peshkataret e Shtetin e Vlores sikur n’evrope!
    Presim réagi met e ministrise se mjedisit edhe prej kryeministrit qe te applikoje reformen, qe do qysh ne kete rast

    Reply to this comment
  6. ERI.... May 27, 09:56

    ca SKANDALI!!!!!!!!! PO ME E FORTA GJOBA QE I VURI BASHKIA VLORE OSE ME SAKTE TANUSHKA( K/BASHKIS) 1 milione leke te reja HAHAHAHAA AS SHPENZIMET E PASTRIMIT NUK MBULOHEN…….PO DEMI QE IU SHKAKTUA VLORES

    Reply to this comment
  7. Lori May 27, 13:28

    U zgjidh me se fundi dhe ky problem i çastit me nja tri a kater bla bla bla dhe gjithçka shkon vaj!Pas ketaj javen qe vjen kryekrimi do te nxjerre ndonje bisede tjeter me ndonje kinez te radhes e perseri Ne me nja kater a pese bla bla bla do ta kalojme dhe kete jave siç kemi kaluar muaj vite nen fresllekun e demokracise se mbjelle ketu e 25 vjete e qe per fat te keq kesaj peme i jane kalbur rrenjet e ne presim frutat e saj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*