Foto: I përgjigjet SHBA-së, armatimet ruse për Sirinë kalojnë në Bosfor

April 16, 2018 12:20

Foto: I përgjigjet SHBA-së, armatimet ruse për Sirinë kalojnë në Bosfor

Rusia vazhdon të dërgojë armatime të rënda drejt Damaskut, pas sulmeve ajrore të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë ndaj regjimit sirian të Bashar al-Asadit, që përkthehen si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike.

Media turke ka raportuar mëngjesin e së hënës se në ngushticën e Bosforit dhe Dardaneleve ka kaluar anija “Orsk”, e cila transporton mjete të tjera ushtarake dhe tanke.

Në rrugëtimin e saj, anija ruse shoqërohej nga anije të rojës bregdetare turke. Pas kalimit të ngushticave turke, anija vazhdoi lundrimin në Detin Egje, për të vijuar më tej drejt Sirisë.

Dy ditë më parë, një tjetër anije e mbushur me tanke dhe mjete të tjera ushtarake ruse lundroi drejt Sirisë.

Në këtë mënyrë, konfirmohet mbështetja me armë e presidentit Putin ndaj aleatit të tij, Bashar Al-Assad, në luftën kundër grupeve opozitare.

Lufta civile në Siri, që prej fillimit të saj, ka sjellë humbjen e jetës së 400 mijë personave si dhe largimin e milionave të tjerë.

Që prej asaj kohe, Putin ka bllokuar të gjitha iniciativat e ndërmarra në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që kanë si qëllim ndëshkimin e regjimit të Asadit.

 

 

s.a/dita

April 16, 2018 12:20
Komento

3 Komente

  1. Xxx April 16, 17:26

    Po Erdogam pse lejon kalimin?

    Reply to this comment
  2. ELIOT April 16, 21:20

    PUTINI I JEP ARMET E VJETRA …TE VITEVE 80 ..QE PSERDOREN ME ..DHE I MERRE DOLLARET QE I KA VJEDHE POPULLIT ..BASHARI …. DHE QE TA DINI NE SHQIPERI …. RUSIA KA VETEM 10% TE BUGJETIT TE ARMAATIMEVE QE KA AMERIKA ..E KUPTONI … DHE RAMA TE NDIHMIJE KOSOVEN ME ARMATIMET QE NA JEP AMERIKA .. SHQIPERIA DUHET TI NDAJE ARMET ME KOSOVEN …SE NE SNA SULMON NJERI JEMI NE NATO ..POR KOSOVA KA ME SHUME NEVOJE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*