FOTO/ Ish-drejtori i Lojërave të Fatit i shpallur në kërkim…proteston para Bashkisë së Tiranës

January 27, 2016 11:38

FOTO/ Ish-drejtori i Lojërave të Fatit i shpallur në kërkim…proteston para Bashkisë së Tiranës

Ish-drejtori i Lojërave të Fatit, Besnik Çobaj, prej disa muajsh është në kërkim, pasi akuzohet për korrupsion. Por, edhe pse është në kërkim nga policia, ai është fotograuar sot para Bashkisë së Tiranës. Çobaj ka marrë pjesë në një protestë të organizuar nga ana e Partisë Demokratike. Besnik Çobaj është vëllai i kreut të PD-së në Shkodër, Ramiz Çobajt.

Kjo protestë është organizuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Nga ana tjetër, mësohet se për zhvillimin e kësaj proteste nuk është marrë asnjë leje nga organet përkatëse, gjë që e bën këtë organizim të demokratëve të paligjshëm. /Dita/

 

Protesta (1)

January 27, 2016 11:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*