FOTO: Ish-kryeministri në Lazarat: Pihet kafe… pa plehra

September 28, 2016 10:25

FOTO: Ish-kryeministri në Lazarat: Pihet kafe… pa plehra

Ish Kryeministri Aleksandër Meksi ka ndaluar të martën pasdite në Lazarat ku ka konsumuar një kafe me të birin dhe kreun e degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko.

meksi me roland bejkon

Lajmi bëhet i ditur nga ‘jugunews’, për të cilin ish kreu i qeverisë në vitet 1992- 1997 ka thënë “po kthehesha nga Saranda dhe më pihej një kafe. Shkojmë në Lazarat i them djalit se aty është ajri më i pastër në Shqipëri, i freskët, i pandotur, pa plehra”.

Ndërsa Bejko thotë “rrallë të ndodh në këto ditë të mbrapshta të konsumosh disa çaste nga koha jote me dikë nga i cili ke se çfarë mëson nga dija dhe përvoja e tij e pasur politike e profesionale”.

September 28, 2016 10:25