FOTO: Italia nën vorbullën e stuhive, të paktën 10 viktima

October 30, 2018 09:22

FOTO: Italia nën vorbullën e stuhive, të paktën 10 viktima

Moti i keq që ka mbërthyer Italinë u ka marrë jetën të paktën 10 personave.

Mes të lënduarve është edhe një foshnje, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku mbi makinën në të cilën po udhëtonte foshnja dhe nëna ra një gur.

Shkollat ​​janë mbyllur në shumë qytete si Roma, Napoli dhe Genova, ndërsa gjithashtu përkohësisht është mbyllur edhe aeroporti i Genovës.

Sipas mediave italiane, fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 2 të pasdites, kur edhe pritet një përmirësim i motit.

Për të vënë situatën nën kontroll, nga autoritetet italiane janë mobilizuar rreth 5,800 forca zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në zonën e Ligurias, Toscanës, Lazios, Venetos, Friuli-Venezia Giulia, Lombardia dhe Piemontes.

l.h/ dita

 

October 30, 2018 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim