Foto/ Ja kush është Sajmir Cullhaj që tentoi të dërgonte armët drejt Anglisë

August 28, 2017 11:52

Foto/ Ja kush është Sajmir Cullhaj që tentoi të dërgonte armët drejt Anglisë

Ky është i dyshuari për kalimin transit të armëve nga aeroporti i Rinasit, Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili është paraqitur sot te Gjykata e Krimeve të Rënda dhe prite të marrë masën e sigurisë.

Ai është arrestuar pas konfiskimit të armëve, të cilat ishin të fshehura në tre pako postare.

 

Armët drejt Anglisë, Daily Mail: Cullhaj mori urdhër të lëvizte pakon 3 ditë më parë

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar një komplot, ku tre pako me armë do të niseshin nga aeroporti i tyre dhe kishin për destinacion Britaninë e Madhe. Sipas Policisë, dyshimet ishin se armët do të përdoreshin për ndonjë sulm terrorit të mundshme, apo ishin pjesë e krimit të organizuar.

439B0CFC00000578-4828366-image-a-25_1503870400655

Armët e llojit kallashnikovi, ishin të fshehura në tri kuti postare. Stafi i sigurimit i gjeti armët në pjesën e ngarkesës së aeroportit të Tiranës para se ata të ishin ngarkuar, shkruan Daily Mail.

Ato ishin të mbështjellë në peshqirë dhe qese brenda kutive DHL që përmbante edhe rroba dhe letra.

Policia anti-terror ka rritur vëzhgimin pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

I dyshuari për këtë rast nga autoritete shqiptare është Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit te armeve. Thuhet se ai kishte marrë urdhra për të lëvizur armët tri ditë para se të dërgonte pakon të premten.

02CB2FF5000004B0-4828366-image-a-33_1503870575016

Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje se nga vijnë armët, se për çfarë do të përdoreshin ose për marrësit e tyre të synuar. Detektivët gjithashtu po hetojnë një njeri i njohur me inicialet N.F – nga qyteti i Durrësit. Zëdhënësi i DHL-së nuk i është përgjigjur kërkesës lidhur me rastin në fjalë.

Nderkohe, Gazeta Shqiptare citon burime pranë hetuesve të çështjes te cilet bëjnë me dije se 32- vjeçari ka mohuar të jetë i përfshirë me këtë veprimtari kriminale. Nga ana tjetër, burime thanë se kanë prova të mjaftueshme që i përfshin këta dy persona në këtë veprimtari, ndërsa kanë nisur hetimet, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja, për të zbuluar edhe personin që do të bënte pritjen e pakove në Mbretërinë e Bashkuar, emri i të cilit dyshohet të jetë i rremë.

August 28, 2017 11:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*