FOTO: Ja si duket anija e Elon Musk që do dërgojë 100 njerëz në Mars

June 21, 2017 12:54

FOTO: Ja si duket anija e Elon Musk që do dërgojë 100 njerëz në Mars

Në një konferencë të madhe për shtyp vjeshtën e kaluar  Elon Musk dha detaje të gjera mbi vizionin e tij për një Sistem Transporti  Ndërplanetar për të dërguar njerëz në Mars.

Udhëtimi i parë synon të vendosë 100 pasagjerë, dhe përfundimisht, në misionet e mëvonshme mund të rriten deri në 200, por, pavarësisht nga të gjitha informacionet që Musk ka ndarë, mbetet një mister se  ku këta pasagjerë do të jetojnë gjatë udhëtimit 80-ditor.

Për të vizualizuar se si mund të duket përfundimisht seksioni i banimit i ITS-së studenti i arkitekturës Philip Lütken ka hartuar një plan të brendshëm të kapsulës, ku mund të akomodohen deri në 104 vetë.

Plani ambicioz i Muskut do të jetë historik, nëse bëhet realitet, me qëllimin e krijimit të  kolonisë së parë të njerëzimit në Mars.

Bazuar në imazhet që SpaceX ka publikuar deri më tani, ai supozon se do të ketë dy ambiente në Sistemin e Transportit Ndërplanetar për të ndenjur dhe për të fjetur.

Këto janë të lidhura me një rrugë kryesore, të cilat janë bashkuar me dy kalime me zero-gravitet.

Me një biletë rreth 200,000 dollarë (£ 157,000) dhe me parakushtin që kandidatët duhet të jenë ‘të përgatitur për të vdekur’, shpenzimet do të jenë të larta.

June 21, 2017 12:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*