FOTO/ Kapshticë, kapen 200 kg drogë që po trafikohej në Greqi

October 20, 2015 09:01

FOTO/ Kapshticë, kapen 200 kg drogë që po trafikohej në Greqi

Plot 200 kg drogë u sekuestruan nga policia në pikën kufitare të Kapshticës. Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip kamionçinë të vogël.

Policia bëri me dije se në pranga përfundoi shtetasi Edmond Selimi, 46-vjeç, banues në Tiranë.

Komunikata sqaron se brenda automjetit janë gjetur 50 pako të fshehura dhe të mbështjella me letër natriban. Nga peshimi i tyre rezultoi se ishin 200 kg.

Secila nga pakot kishte një peshë prej 4 – 4.5 kg. Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Greqisë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë. /Dita/

 

Droge 2 Droge 5 IMG_0812

October 20, 2015 09:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*