FOTO: “Kemi dasmë, me trashëgime çifti”, si e modifikuan makinën me qira vëllezërit që ekzekutuan taksistin në Prezë

August 7, 2020 11:20

FOTO: “Kemi dasmë, me trashëgime çifti”, si e modifikuan makinën me qira vëllezërit që ekzekutuan taksistin në Prezë

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i taksisitit 71 vjeçar, Abdulla Budlla.

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kishin marrë një makinë me qira që e përdorën për vrasjen e 71-vjeçarit.

Automjeti me targa AA 171 DI është marrë me qira në biznesin e Greisian Çelës në aksin Fushë Krujë- Vorë një ditë para ngjarjes.

Sipas News24, vëllezërit i thanë se do e përdornin makinën për një dasmë dhe në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative “me trashëgime çifti”.

Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë në zonë u identifikua mjeti i përdorur nga autorët dhe Policia ushtroi kontroll në biznesin e Greisian Çelës, ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri, vepra penale për të cilat ai ra në pranga.

j.l./ dita

August 7, 2020 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim