FOTO: Këta janë dy agjentët e FBI-së që kanë ardhur në Tiranë

November 7, 2017 10:39

FOTO: Këta janë dy agjentët e FBI-së që kanë ardhur në Tiranë

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dy agjentë të FBI-së kanë mbërritur tashmë në Tiranë.

Prezantimi i tyre i pare është bërë pikërisht sot, ku ata janë të pranishëm në aktivitetin “Forca e Ligjit”, në Ministrinë e Brendshme.

Ata qëndrojnë të ulur pranë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në takimin që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme.

I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kryeministri Rama ka thënë se në kuadër të operacionit kundër krimit të organizuar do të miratohet ngritja e një task force të posaçme.

November 7, 2017 10:39
Komento

16 Komente

  1. fteri November 7, 10:54

    Kemi të bëjmë me dy llojë force të ligjit ,njëri shkop i rëndë tjetri i lehtë sa me thanë se u zbatua ligji ose Maliqi .uroi të triumfoi edhe në gjykata e prokurori .

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 7, 11:11

    “Ata qëndrojnë të ulur pranë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj,”
    duke njohur don lu-në dhe xhafajn mund të themi se ata nuk janë në krahun e djathtë të ministres!
    pra duke qënë se janë “pranë”,ka dhe dy mundësi të tjera:
    -në krah të majtë!?
    -pas saj!?
    pra ku ndodhen dy FBIstat??
    mund të na i sqarojë shtypi ynë tarrallak???

    Reply to this comment
  3. Amerikani November 7, 11:45

    Besimin e kemi te madh!
    Ne fund te shohim rezultatet.

    Reply to this comment
  4. Elez Sinani November 7, 11:53

    Hera e pare qe ndodh nje gje e tille ne shqiperi.Eshte nje ogur shume i mire per rendin dhe sigurine ne vend.

    Reply to this comment
  5. adriana peposhi November 7, 11:54

    u be dite qe shofim dhe degjojme per mbeshtetje dhe bashkepunim.Kisha kohe qe se kisha pare kete gje! Sa mire kur gjen mbeshtetjen qe do per te garantuar drejtesi ne vend.

    Reply to this comment
  6. Kujtim Bardhoshi November 7, 11:59

    Une nuk jetoj fare ne shqiperi por kur degjon lajme te tilla per vendin tend normalisht qe ndihesh mire.Eshte hera e pare qe nderkombetaret mbeshtesin kaq shume vendin tim.

    Reply to this comment
  7. jola November 7, 12:01

    sot u tregua serioziteti qe po i jepet vendit tone qe deri dje askush se mori mundimin ta ndihmote,kjo u arrit vetem fale vullnetit per nje te ardhme sa me te mire

    Reply to this comment
  8. eli eli November 7, 12:07

    vetem perkrahje dhe bashkepunime degjohet keto dite,sa mire ku kishim qene me pare.

    Reply to this comment
  9. olsi dragoi November 7, 12:09

    rendi dhe siguria ne vend po forcohen goxha me vjen mire qe ne vendin tone po ndodh kjo.

    Reply to this comment
  10. jurgen kazazi November 7, 12:17

    lufta kunder krimit te organizuar kerkon mbeshtetjen e nderkombetare.tani qe edhe ata po na mbeshtesin ne nismat e ndermarra duket se do behet nje pune mjaft e mire

    Reply to this comment
  11. Diana Cela November 7, 12:28

    Me behet shum qejfi kur degjoj me ne fund per arritje te ketij niveli,kjo tregon qe me ne fund te tjeret kane besim tek dhe te puna e ber

    Reply to this comment
  12. Lisi November 7, 17:14

    Miqtë tanë amerikanë , që ditën e parë që u lidhëm me ta , na e thanë troç : ne peshk s’do iu japim , por do iu mësojmë si ziet peshk ! Bukur , app jo ?!
    Ne kemi 27 vjet që e hamë peshkun , po jo nga goja , por nga mbrapa . Veç kësaj , na u shtuan kaq shumë peshkaqenët , sa jo vetëm na lanë pa peshk , por po na hanë edhe neve , megjithë rrecka !
    Shokë amerikanë , ju lutem , ne me servilizëm olimpik , kemi ndjekur këshillat tuaja .
    Edhe peshkaqenët tanë Saliu , Luli , Mediu etj , lista është e gjatë , kanë bekimin tuaj , si antikomunistë .
    Me antikomunizmin e tyre fallco , këto plehëra , na gënjyen edhe neve , edhe juve , por më shumë juve , se neve !

    Reply to this comment
  13. Boston November 7, 18:48

    Teper i besueshem. Urime S. Gezohu Shqiperia ime, qe me ne fund ju erdhi fati I deshiruar. Ne pranga hajduterit dhe kriminelet.

    Reply to this comment
  14. Hani pak mos hani shume m.... November 7, 18:56

    .. prap kinez, o bo bo c’na gjeti.

    Reply to this comment
  15. Noke November 8, 06:30

    Doli fjala e avokat Ngjeles.
    Po ku je o Taku…..ku je fshehur,…apo mos…….jo jo ,nuk ben vaki,jetojme ne demokraci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*